SOT — e Marte, 21 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Rasti i Dritës

BOROZANI

Rasti i Dritës

Sonte zhvillohen edhe dy ndeshjet e xhiros së XVI të BKT Superligës në basketboll. Drita pret Bashkimin, Kosova Trepçën.


3 Mars, 2013 @13:28


E plotësuar:
3 Mars, 2013 @13:34


SHPËRNDAJ

Dy ekipet tjera të katërshes së madhe, Trepça dhe Bashkimi sonte do të udhëtojnë për Vushtrri, respektivisht Gjilan në luftën e tyre drejt pozitës që dërgon në play-off. 

Mirëpo, punët nuk i kanë të njejta sonte. Derisa Trepça në përballje ndaj Kosovës së Vushtrrisë pritet të ketë punë të lehtë, e njejta gjë nuk e pret Bashkimin në Gjilan. 

Drita edhe pse e ka të bazuar gjithë lojën te përforcimet e huaja, kanë edhe lojtarë vendorë si Mehmeti, Sylejmani e të tjerë që do t’i mund t’i bëjnë ballë prizrenasve. 

Edhe Trepça edhe Bashkimi nuk guxojnë të kiksojnë në ndeshje të këtij tipi ngase RTV 21 është duke pritur t’ia zë vendin ndonjërës me kohë gjatë stinorit pranveror. 


BKT SUPERLIGA, SONTE:
Ora 18:00, Bashkim Selishta, Gjilan Drita - Sigkos Bashkimi
Ora 20:00, Jeton Tërstena, Vushtrri Kosova - Trepça


Rasti i Dritës





About Borozani.com


TË FUNDIT