Të gjitha lajmet

KROACIA

Rasti i fundit i gjeneratës së pjekur

Rasti i fundit i gjeneratës së pjekur

Shkruan: LUAN MORINA

17 June, 2018 @13:07

Kroacia aktualisht ka gjeneratën më të mirë pas asaj të artës së 1998. Ndër mesfushat më të mira në botë, në moshën 25-29 vjeçare, në kulm të karrierës. A do t'ia arrijnë gjysmëfinalen, që kërkohet me ngulm nga adhuruesit e saj - dhe që realisht shihet si e arritshme kur në ekip ke Modricin, Perisicin, Rakiticin...

GJENERATA E ARTË

‘Të zjarrtit’ në paraqitjen e parë në kualifikime, kishin dalë të kualifikohen për në Kupën e Botës në Francë. Dhe, për befasinë e shumicës, gjenerata e artë e futbollit kroat do të avanconte deri në gjysmëfinale, duke u hakmarrë ndaj gjermanëve të cilët dy vite më parë, në garën e parë të Kroacisë në arenën ndërkombëtare që nga pavarësimi prej RSFJ-së, do të eliminoheshin në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Angli. Kroacia do të kalonte grupin D, ku ishin Portugalia, Turqia, dhe kampionët aktual evropian, Danimarka. Goran Vlaovic do të fundoste turqit katër minuta para fundit të ndeshjes, gjersa duelin direkt kundër Danimarkës do ta fitonin me rezultat të thellë, 3-0, me golat e dy prej lojtarëve më të mirë të Kroacisë që nga pavarësimi, Davor Suker e Zvonimir Boban. Goli i Sukerit, do të mbahej në mend si një nga më të bukurit e kampionatit. Në ndeshjen e fundit në grupe do të mposhteshin 0-3 nga portugezët për të mbetur të dytët në grup. Në çerekfinale, Klinsmann do të kalonte kampionët e ardhshëm evropian në epërsi nga penalltia, për të barazuar Suker. Goli i Matthias Sammer, i cili atë vit do të fitonte Topin e Artë, fiki shpresat e kroatëve për gjysmëfinale.

ARDIAN KOZNIKU

Dy vite më pas, ende me gjeneratën e artë, Kroacia do të kalonte grupin H në Francë. Xhamajka binte me golat e Stanic, Prosinecki, e Suker. Suker shënon edhe golin e vetëm kundër Japonisë. Ndërkohë një gol i Pinedas linte kroatët në pozitën e dytë në grup. Fitorja e rumunëve ndaj anglezëve, i vendoste ata në pozitën e parë në grupin G, duke përgatitur një duel ballkanik në rrethin e dytë. Një penallti e Suker në vazhdime të pjesës së parë do të dërgonte përsëri në çerekfinale, përsëri kundër gjermanëve. Përsëri në kohën shtesë, tani Jarni shënon për kroatët, duke dërguar në pauzë kampionët aktual evropian në disavantazh. Vlaovic e Suker shënojnë brenda pesë minutave të parafundit për të shkaktuar befasinë më të madhe të Kupës së Botës në Francë, deri atëherë. Ardian Kozniku Me të filluar pjesa e dytë në gjysmëfinale, Suker kalon kroatët në epërsi kundër Francës. Por, ëndrra për finale zgjat vetëm një minutë, pasi menjëherë barazon ai që pritej më së paku të bënte këtë, Lilian Thuram. I mbushur me kurajë, Thuram tenton edhe në një kalim tjetër para, duke kaluar vendasit në epërsi në minutën e 69të. Kroatët nën Miroslav Blazevicin, fitojnë kundër Holandës me golat e Prosineckit edhe Sukerit. Në podiumin e medaljes së bronztë, ndonëse pa asnjë minutë të luajtur qëndron, sulmuesi 30 vjeçar i Bastias, Ardian Kozniku. Ndonëse asnjë minutë të kaluar në fushë – Suker ishte ndër sulmuesit më të mirë në botë me Ronaldon, Vlaovic kishte marrë namin dy vite më parë; Kozniku mbetet i vetmi lojtarë kosovar me medalje në Kupën e Botës. Në kualifikime për Kampionatin Evropian para dy viteve kishte shënuar një gol në fitoren ndaj Lituanisë, gjersa pak para fillimit të Kupës së Botës në Francë, Kozniku do të shënonte njërin nga shtatë golat në miqësoren kundër Australisë. Këta ishin golat e vetëm të ardhur në dy ndeshje për Kroacinë.

EKIPI AKTUAL

Zlatko Dalic ka njërin nga ekipet më të talentuara në Evropë. I ardhur para ndeshjes së fundit në grupe, Dalic doli të eliminonte Ukrainën në grupe, dhe Greqinë në barazh për të siguruar Kupën e Botës, për herë të pestë për Kroacinë. Kroatët kanë munguar vetëm në Gjermani. Luajnë me 4-2-3-1 duke shfrytëzuar në maksimum kontingjentin e mesfushorëve që kanë. Si rezultat, Luka Modric shpesh vendoset në rolin e mesfushorit ofensiv, për t’u mbuluar nga Rakitic, Badelj, e Kovacic. Edhe Brozovic e Bradaric i Rijekës, i vetmi me portierin Livakovic të ftuar në Kupën e Botës nga kampionati vendas, mbulojnë mesfushën. Croatia Në qendër të sulmit, me Mandzukicin, Kramaric ka aftësi të zhvendoset edhe në krahë. Kjo nuk vlen për sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic. Ante Rebic ka qenë i mahnitshëm këtë vit tek Eintrachti i Frankfurtit, ngjashëm si Perisic tek Internazionale. Pjaca nga lëndimi është rikuperuar mirë tek Schalke ku ishte i huazuar, por zor që do të gjej hapësirë si startues. Mbrojtja është pjesa më e dobët e këtij ekipi. Corluka, Lovren e Vida duhet të mbulojnë këtë repart, me mbrojtësin e Lokomotivës të lënduar. Vida e Lovren mund të llogarisin edhe në kontributin eventual të dy talenteve tjera të qendërmbrojtjes – Jedvaj i cili vazhdon të luftojë me lëndimet tek Leverkusen, dhe kolegun e Valon Berishës, Duje Caleta-Car. Subasic është i pakontestueshëm në portë, me Kalinicin tjetër, portierin e Gentit, dhe Livakovicin.

RUSIA2018

‘Shefi’ nëntokësor i futbollit kroat ishte dënuar pak ditë para fillimit të Kupës së Botës. Shumë lojtarë të këtij ekipi kanë pasur Zdravko Mamicin. Në gjykimin e tij dëshmitar kanë qenë edhe Luka Modric e Dejan Lovren, dëshmitë e të cilëve kishin ndryshuar nga të parat, duke i dalë në krahë Mamicit. Të dy këta lojtarë janë pjesë e ekipit të parë të Kroacisë. Kroatët e nisën me fitore ndaj Nigerisë, para se me Argjentinën të vendosin për kalimin eventual në rrethin e dytë, në mbrëmjen e 21 qershorit. Fazën e grupeve e mbyllin me Islandën, përsëri në mbrëmje, por me datë 26 qershor.

SERBIA

Histori e dështimeve

17 June, 2018 @13:00

Një histori jo për tu lavduar, me lojtarë premtues tash......

11-SHET: KOSTARIKA-SERBIA

Formacionet: KostaRika - Serbia

Foto: fifa/fb

17 June, 2018 @12:55

Dueli i parë i Grupit E, luhet sot. Kosta Rika dhe Serbia takohen...

NIGERIA

Mundësia e gjeneratës së re

17 June, 2018 @12:53

Nigerianët u mposhtën në ndeshjen e parë, por kush janë pjesë e...

SPANJA

Dominuesit spanjoll dhe Vendimi

17 June, 2018 @12:34

Spanja dy herë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës....

CHRITIAN ERIKSEN

Loja e mirë, s’ta fiton ndeshjen

Foto & Stats: fifa.com

17 June, 2018 @12:08

Mesfushori dhe lojtari më i mirë danez në Botëror, Christian...

ANTOINE GRIEZMANN

7-shja e parë franceze që shënon!!!

Foto & Stats/ FIFA

17 June, 2018 @11:40

Me golin e shënuar dje nga penalltia në përballje ndaj...

DITARI RUS (3)

Ditë e penalltive

Fotot: fifa/fb

16 June, 2018 @23:09

‘VAR-i ka dal prej xheneti’ Tifozët e rregullt të Serie A, e...

GRUPI D: KROACIA - NIGERIA

Kroacia, lidere e “grupit të vdekjes”

Foto: fifa/squawka

16 June, 2018 @22:51

Kroacia me përvojë dhe me njërën ndër mesfushora më të mira...

11-SHET

Kroacia vs. Nigeria, formacionet startuese

16 June, 2018 @20:11

Janë publikuar formacionet startuese të Kroacisë dhe të...

GRUPI C: PERU - DANIMARKA

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën

16 June, 2018 @19:57

Nëse nuk shënon,pëson!. Ky ligj i futbollit u aplikua në ndeshjen...

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Foto: juventus/fb

14 August, 2018 @18:35

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, pas arritjes rekorde me...

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

22 July, 2018 @11:02

VAR-i ka qenë shpëtimtar në këtë Kupë Bote. Nuk po flitet për...

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Foto: fifa/fb

18 July, 2018 @18:21

Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit...

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Fotot: FIFA/fb

16 July, 2018 @23:09

Kampionët e rinj të Botës janë ekipi me lojtarët më cilësor...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Fotot: FIFA/fb

15 July, 2018 @22:38

Përfundoi Botërori Rusia 2018, me Francën kampione të re të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018