Të gjitha lajmet

KRISTAL ABAZAJ

Rekord transferi nga Superiorja - Abazaj në Anderlecht

Fotot: rsca.be

Rekord transferi nga Superiorja - Abazaj në Anderlecht

17 Prill, 2018 @10:53

Tregimi i sulmuesit Kristal Abazaj me Skënderbeun është interesant. Ekipi përfitoi nga lojtari vetëm pse investoi në ‘te dhe në anën tjetër, sulmuesi pa ndeshje të zhvilluar për kampionët e Shqipërisë, morri rrugë te kampioni i shumëfishtë i Belgjikës, Anderlecht, ku u prezentua dje.

Skënderbeu bleu kartonin e Abazajt 21 vjeç dhe e huazoi menjëherë te Luftëtari, prej edhe nga e kishte blerë.

Sulmuesi i Shqipërisë U21 shënoi 9 gola për Luftëtarin në kampionat dhe tashmë, prej sot është anëtar i ri i ekipit më të madh belg, Anderlecht.

Kristal Abazaj

Abazaj bëhet transferi më i shtrenjtë i një lojtari shqiptar nga Superiorja drejt Europës. Shuma e tij totale e transferit mund të arrijë deri në 1.2 milionë euro, ka bërë të ditur Panorama Sport sot.

Si dëmshpërblim fillestar, Anderlecht do të paguajë 750 mijë euro në llogari të Skënderbeut, prej të cilave 187 mijë euro do të futen në llogari të Luftëtarit të Gjirokastrës si klub që u ngrit lojtari.

Sulmuesi 183 centimetra i gjatë, do të pagohet 200 mijë euro në vit nga ekipi i tij i ri. Ai së fundi u ftua edhe nga Christian Panucci në kombëtaren seniore shqiptare. Ai përgjatë 90 minutave të miqësores qëndroi në bankë në përballjen që kuqezinjtë u mposhtën nga Norvegjia.

Kristal Abazaj

Shifra prej 1.2 milionë eurove, që është më e madhja për një klub nga Superiorja, do të arrihet nëse Abazaj do të luajë gjysmën e ndeshjeve në Ligë të Kampionëve stinorin e radhës me ekipin e Anderlechtit, që është në rrugë të mirë për tu bërë kampion i Belgjikës, që është parakusht për tu rritur dëmshpërblimi i lojtarit.

Skënderbeu do të pranojë të hollat nga Anderlecht në tre këste, ku i pari do të hidhet në llogarin e korçarëve në qershor 2018.

Kontrata e Abazajt me Anderlechtin është 3+2 vjeçare, derisa në faqen zyrtare të Anderlechtit është shkruar se lojtari është ndër më të mirët e vendit të tij për këtë moshë.

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

JAVA XXVI

Terminet për xhiron e XXVI në Ligën e Parë

16 Prill, 2018 @13:56

4 ndeshje të shtunën e 4 të tjera të dielën do ta kompletojnë...

NDESHJET E KTHIMIT

Të mërkurën kuptohen finalistët

Përmes Kupës drejt garave ndërkombëtare/ BOROZANI/ A. P./ Arkiv

16 Prill, 2018 @13:55

Pas ndeshjeve të para të zhvilluara në mesjavën e shkuar, këtë...

JAVA XXVIII

Publikohen terminet për xhiron e XXVIII

BOROZANI

16 Prill, 2018 @13:50

Janë publikuar terminet për xhiron e XXVIII të Superligës së...

HOLANDË

Fitojnë derbin, bëhen kampionë

16 Prill, 2018 @11:41

PSV Eindhoven duke e mposhtur kundërshtarin e përbetuar, Ajax, me...

SHQIPËRIA - JORDANIA

Shqipëria gjen edhe rivalin e radhës

16 Prill, 2018 @10:10

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se ka...

PSG - MONACO

7 gola ndaj kampionit, për të konfirmuar titullin

15 Prill, 2018 @22:04

Paris St Germain ka rikthyer titullin e Ligue 1, pasi që sonte ka...

ME PEP GUARDIOLËN

Manchester City zyrtarisht kampion

15 Prill, 2018 @18:21

Manchester City ka fituar titullin e Premier Ligës angleze edhe...

ONIX-BALLKANI

Albin Memaj për fitoren e madhe të Ballkanit

15 Prill, 2018 @18:11

Ballkani ka shënuar fitore si mysafir i Onixit sot në Demush Mavraj...

TREPÇA89-VËLLAZNIMI

Oto John ngrit kampionin në renditje

Foto: Trepça'89/fb/ A. Osmani

15 Prill, 2018 @15:36

Trepça’89 ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi, pas...

NË VLORË

Pas disfatës nga Skënderbeu, dorëhiqet trajneri

19 Prill, 2018 @6:40

Trajneri i ekipit të Flamurtarit, ka dhënë dorëheqje nga posti i...

SKËNDERBEU DHE LAÇI, SIGUROJNË SI MYSAFIR

Caktohet finalja e Kupës së Shqipërisë

Foto: KFSkenderbeu

18 Prill, 2018 @20:41

Skënderbeu, që kishte disavantazh nga ndeshja e parë ndaj...

SHQIPËRIA - JORDANIA

Shqipëria gjen edhe rivalin e radhës

16 Prill, 2018 @10:10

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se ka...

MEDIA

UEFA dënon rëndë Skënderbeun!

Foto: KFSkenderbeu/fb

29 Mars, 2018 @18:48

Zbuluar nga portali shqiptar Syri.net janë publikuar dënimet që...

FTESAT E PANUCCIT

Abazaj, Gavazaj, Qaka… në listën e Panuccit

Foto: FSHF

16 Mars, 2018 @12:27

Selektori i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë të...

Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore