Të gjitha lajmet

MONACO - CITY

Rikthim i Monacos, eliminohet City

Rikthim i Monacos, eliminohet City

15 Mars, 2017 @22:39

Monaco
Manchester City
Monaco 3 : 1 Manchester City
K.Mbappe 8', Fabinho 29', T.Bakayoko 77' L.Sane 71'

Stade Louis II, Monaco

Në ndeshjen kthyese mes skuadrave që dhuruan spektakël në takimin e parë, takim që u mbyll 5-3, kualifikimin e arriti skuadra e Monacos, e cila falë fitores 3-1 sonte, arrin në çerekfinale falë numrit më të madh të golave të shënuara në terrenin mysafir, me rezultatin e përgjithshëm nga të dy ndeshjet që shënon 6-6.

Monaco e filloi furishëm takimin, derisa goli i epërsisë erdhi nga talenti Mbappe që në minutën e 8’. Pas sulmeve të vazhdueshme dhe me një City totalisht inekzistent në pjesën e parë, Monaco e gjeti edhe golin e dytë përmes Fabinhos dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, rezultat i cili e dërgonte Monacon në fazën tjetër.

Pjesa e dytë ishte me një fytyrë tjetër. Ishin anglezët e Manchester Cityt ata që e kontrolluan ndeshjen deri në minutën e 75’. Me Monacon që dukej ‘i lodhur’ pas një pjesë të parë me shumë energji të shpenzuar, City krijoi disa raste të njëpasnjëshme për shënim dhe goli që dha shpresë për kualifikim u shënua nga gjermani Leroy Sane.

Mirëpo, reagimi i francezëve erdhi shumë shpejt. Ishte mesfushori Bakayoko ai i cili shënoi me kokë, për t’i dhënë epërsinë dygolëshe skuadrës nga principata, epërsi e cila u mbajt deri në fund dhe ishte e mjaftueshme që Monaco të arrinte në çerekfinale.

Duhet përmendur që kjo është hera e parë që Pep Guardiola nuk e arrin fazën çerekfinale në karrierën e tij si trajner.

Përveç Monacos, sonte çerekfinalen e siguroi edhe Atletico Madridi, derisa shorti për çiftet çerekfinaliste mbahet të premten.

HULIGANIZMI

Thyhen xhamat e autobusit të Arpagjikëve

Foto: KF Liria

15 Mars, 2017 @20:18

Autobusi i tifozëve të Lirisë, Arpagjik’t, që ishin nisur nga...

FORCOHET MBROJTJA

Trepça’89 siguron Lladrovcin

15 Mars, 2017 @15:46

Njëri ndër qendërmbrojtësit më të dalluar të Superligës së...

ÇEREKFINALJA E KUPËS: LLAPI - LIRIA

7 gola, 2 përmbysje, Llapi në gjysmëfinale

15 Mars, 2017 @15:32

Pas Drenicës e Besës, skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Kupës...

ÇEREKFINALJA E KUPËS: BESA - PRISHTINA

Besa triumfon, eliminon mbrojtësin e trofeut

15 Mars, 2017 @14:59

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Astrit Imamit, me Gani Sejdiun...

ÇEREKFINALJA E KUPËS: DRENICA-FERIZAJI

Drenica arrin gjysmëfinalen

15 Mars, 2017 @14:57

Drenica ka shënuar fitore në ndeshjen çerekfinale ndaj Ferizajit,...

EL MUNDO

Barcelona ndjek Dembelen

Ousmanne Dembele, Borussia Dortmund/ EFE Pic's.

15 Mars, 2017 @13:00

Barcelona ka vënë në radar të riun e Borussia Dortmundit,...

ÇEREKFINALJA E KUPËS

Formacionet zyrtare: Besa-Prishtina

15 Mars, 2017 @12:44

Këto janë 11-shet e para të ekipeve të Besës dhe Prishtinës në...

ÇEREKFINALJA E KUPËS

Formacionet zyrtare: Drenica - Ferizaji

15 Mars, 2017 @12:41

Këto janë 11-shet e para të ekipeve të Drenicës dhe Ferizajit...

RED BULL LEIPZIG apo SALZBURG?!

Leipzig siguroi Ligën e Kampionëve, por nuk e di nëse mund të bëhet pjesë e saj

16 Prill, 2017 @11:38

Skuadra e RB Leipzigut ka siguruar për herë të parë në histori...

FALENDEROHET

100 golat europian të Cristiano Ronaldos

13 Prill, 2017 @7:41

Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, është shprehur të jetë i lumtur...

ATLETICO - LEICESTER

I zakonshmi Griezmann, fitore minimale e Atleticos

12 Prill, 2017 @21:51

Një gol i të zakonshmit Griezmann doli të ishte i mjaftueshëm që...

BAYERN - REAL MADRID

Ronaldo me rekord, Reali me fitore

12 Prill, 2017 @21:39

Një ndeshje me 2 fytyra u zhvillua sonte në ‘Allianz Arena’ të...

DORTMUND - MONACO

Fitore e madhe, Monaco i afrohet gjysmëfinales

12 Prill, 2017 @19:36

Takimi që u desh të luhej mbrëmë, por që u detyrua të shtyhej...

Të gjitha lajmet nga Champions League