Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Barcelona

Rishikim Sezoni – Barcelona

Shkruan: LUAN MORINA

29 Maj, 2018 @8:00

Një nga gjërat më absurde që mund të dëgjoni këtë pranverë është pakënaqësia e barcelonistëve me sezonin e tyre! Ka të tillë që dëshirojnë largimin jo vetëm të Valverdes, por edhe të Dembeles, e Minas. Pas vetëm një seozni!

Kjo mund të nxitet nga suksesi i Realit në Ligën e Kampionëve, dhe mënjanimi i papritur nga Roma në këtë garë. Por, këto pretendime janë sa të pabaza aq edhe të cekëta.

PRITJET NGA DEMBELE

Dembele nuk ka pasur sezonin më të mirë në Barcelonë pak nga lëndimet, pak nga debutimi i tij. Francezi nuk ka shumë përvojë në ekipe të mëdha, dhe përshtatja në sulmin e Barcelonës qysh në vitin e parë është mision goxha i zorshëm. Shumëçka varet edhe nga qejfi i ekipit, dhe ka pasur edhe lojtarë më të mëdhenj se Dembele që nuk e kanë pasur të lehtë përshtatjen, përfshirë edhe Ibrahimovicin. Gjithashtu, Dembele për momentin edhe nuk është ajo çfarë mund të presin tifozët e Barcelonës – një Neymar!

COUTINHO S’ËSHTË NEYMAR

Neymarin s’do të mund ta zëvendësoj as Coutinho, i cili për gjysmësezoni ka arritur të renditet menjëherë pas Messit e Suarezit (dhe Paulinhos) në listën e shënuesve. Më së shumti tifozëve iu mungon Neymari, emri i tretë në sulm, dhe vetëm me Messin e Suarezin, përkundër dy titujve, lojërave goxha të bukura, ndjehet një boshllëk në sulm.

Deri këtë sezon, Barcelona ka qenë një 11she bazë. Valverde ka eksperimentuar si me formacion, ashtu edhe me taktikë. I është përshtatur çdo situate që i është shfaqur, nga lëvizja me tre sulmues, në dy sosh, nga rotacionet për të mbuluar lëndimet në mbrojtje, deri tek angazhimi i Vidalit edhe në pjesën ofensive.

LARGIMET DHE PËRSHTATJET

Vidal është ndër emrat e parë që pritet të largohet nga ekipi. Bashkë me të edhe Gomes, e me gjasë edhe Alcacer. Që të dy këta kanë talentin, por përshtatja nuk ka qenë e lehtë. Kur jemi tek përshtatja, Paulinho. Braziliani, pak i përqeshur për prezantimin e tij, ka qenë motori kryesor i Barcelonës gjatë këtij sezoni. Lojtari kryesor në mesfushë, duke lëvizur nga zona në zonë, pa harruar edhe golat e asistimet që ka bërë. Është një nga blerjet më të mira të Barcelonës viteve të fundit. Bashkë me Sergio Roberton, mendoj që mund të jenë dy nga emrat më të nënvlerësuar në këtë ekip.

FAKTORI VALVERDE

Fitorja në Madrid ka qenë shpagim i mirë pas atij fillimi të sezoni kur ishin dominuar nga rivalët e tyre. Liga nuk ka qenë kurrë në dyshim, dhe krejt kjo falë intelektit të Valverdes. Mendoj që është trajneri më i mirë që ka pasur Barcelona që nga tri sezonet e Guardiolës. Gjynah që puna e tij mbetet në hije edhe tek tifozët e Barcelonës duke u përqendruar më tepër se që duhet në kundërshtarët e tyre.

ÇKA I DUHET EKIPIT?

Më shumë se transferime, Barcelonës i duhet kohë për të përshtatur lojtarët që kanë aty. Një qendërmbrojtës, një qendërsulmues rezervë, një krahë i djathtë rezervë mund të ishin të mirëseardhur. E për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, Paulinhon e kalon vetëm Marc Ter Stegen. Ka qenë i jashtëzakonshëm në shumicën e ndeshjeve, dhe meriton të jetë edhe portier fillestar i Gjermanisë në botëror.

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Real Madrid

Foto: UCL/fb

28 Maj, 2018 @22:41

Ky Real është më i madh se galaktikët! Jo vetëm për kah...

CHRISTIAN PANUCCI

Kosova, rival që e vlerësojmë

28 Maj, 2018 @22:38

Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, nuk e nënçmon...

KOLUMNE

Rishikim sezoni – La Liga

28 Maj, 2018 @22:24

Prej xhiros së dhjetë në La Liga, vetëm dy ekipe kanë ndryshuar...

BERNARD CHALLANDES

Shqipëria ka shumë përvojë

28 Maj, 2018 @22:10

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp...

FABINHO

Liverpool blen brazilianin e Monacos

Foto: liverpoolfc.com

28 Maj, 2018 @21:49

Liverpool arrin marrëveshje me Monacon për blerjen e mesfushorit...

JUVENTUS E KËRKON

Oferta e kampionit gati për Darmianin

28 Maj, 2018 @18:43

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, mund të kthehet...

ANTE CORIC

Talenti kroat te Roma

28 Maj, 2018 @18:34

Edhe zyrtarisht, Roma ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e...

SOKRATIS

Greku i Dortmundit, para Arsenalit

28 Maj, 2018 @18:24

Unai Emery do të bëj lëvizjen e parë si trajner i Arsenalit. Siç...

MEDIA

De Vrij neroazzurr

28 Maj, 2018 @18:20

Futbollisti holandez që bëri emër te Lazio, Stefan de Vrij, thuhet...

BARAZH: RAHOVECI - ISTOGU

Istogu kthehet në Ligë të Parë, Rahoveci bie

28 Maj, 2018 @18:00

Istogu është rikthyer në Ligën e Parë, pasi një viti qëndrim...

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Atletico Madrid

29 Maj, 2018 @16:00

Barazimit ndaj Leganesit, Gironës, Qarabagut kanë shkatërruar...

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Real Madrid

Foto: UCL/fb

28 Maj, 2018 @22:41

Ky Real është më i madh se galaktikët! Jo vetëm për kah...

KOLUMNE

Rishikim sezoni – La Liga

28 Maj, 2018 @22:24

Prej xhiros së dhjetë në La Liga, vetëm dy ekipe kanë ndryshuar...

LEVANTE - BARCELONA

Enis Bardhi me 2 gola, prishet seria e Barcelonës

Foto: BBC

13 Maj, 2018 @21:45

Edhe pse u mendua se Barcelona do ta përfundonte sezonin 2017/2018...

VIDEO GOLI I DYTË

Bardhi ‘mat’ Ter Stegenit

13 Maj, 2018 @21:03

Levante po avancon aktualisht 5-2 ndaj Barcelonës, ndërsa Enis...

Të gjitha lajmet nga La Liga