Të gjitha lajmet

BAYERN - REAL MADRID

Ronaldo me rekord, Reali me fitore

Ronaldo me rekord, Reali me fitore

12 Prill, 2017 @21:39

Bayern München
Real Madrid
Bayern München 1 : 2 Real Madrid
A.Vidal 25' C.Ronaldo 47' 77'

Allianz Arena

Një ndeshje me 2 fytyra u zhvillua sonte në ‘Allianz Arena’ të Mynihut. Pjesa e parë kaloi me dominimin e vendasve, ndërsa vërshëllima e fundit e gjyqtarit të lumtur e gjeti kampionin në fuqi të Evropës, i cili falë një pjesë të dytë fantastike, e mbylli me fitore takimin e parë çerekfinal.

Epërsia e vendasve erdhi nga goli me kokë i Arturo Vidal, ndërsa po i njëjti lojtar u bë figurë tragjike e skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë, duke e shpërdoruar penalltinë, e cila do t’i jepte Bayernit epërsi solide të dyfishtë. Në anën tjetër, edhe Reali pati rastet e veta në pjesën e parë. Prej tyre më i miri ishte për francezin Benzema, goditja e të cilit u ndal nga fillimisht nga Neuer e më pas e preku edhe shtyllën, por që mjaftoi që topi mos të përfundonte në rrjetë.

Për dallim nga pjesa e parë ku Bayerni zhvilloi futboll fantastik, me presion të lartë dhe me raste të krijuara, pjesa e dytë ishte totalisht tjetër. Gjithçka mori kahje tjetër me të filluar pjesa e dytë. Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi për 1-1 pas një pasimi fantastik nga Carvajal, e ky gol duket si i dha krahë Realit në vazhdim të takimit. Pak minuta pas golit, gjërat u lehtësuan edhe më tepër. Ishte spanjolli Javi Martinez ai i cili i përkësoi gjërat për skuadrën e Ancelottit. Pas faullimit të Ronaldos, Martinez u përjashtua me dy kartonë të verdhë, duke ia humbur ekuilibrin totalisht skuadrës vendase, e këtë gjë e shfrytëzoi në mënyrë fantastike skuadra e francezit Zinedine Zidane.

Reali në vazhdim të ndeshjes krijoi raste të njëpasnjëshme, duke dominuar totalisht në çdo aspekt, ndërsa goli i fitores u shënua përsëri nga Cristiano Ronaldo, për të cilin ky ishte goli numër 100 sa i përket garave evropiane me klube. Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë shifër të golave deri më sot.

Po të mos ishte për portierin Neuer, Reali do të kishte shënuar edhe më tepër, mirëpo edhe rezultati 1-2 nga ndeshja e sontme i jep një avantazh të madh spanjollëve në ndeshjen e kthimit që luhet në ‘Santiago Bernabeu’ pas 1 jave.


All Goals & Highlights - Bayern Munich 1-2… by FootballLiveGoals

DORTMUND - MONACO

Fitore e madhe, Monaco i afrohet gjysmëfinales

12 Prill, 2017 @19:36

Takimi që u desh të luhej mbrëmë, por që u detyrua të shtyhej...

ATLETICO - LEICESTER

Atletico vs. Leicester, konfirmohen skuadrat startuese

12 Prill, 2017 @18:47

Një orë para ndeshjes, janë bërë të ditura skuadrat startuese...

BAYERN - REAL MADRID

Publikohen formacionet, mungon Lewandowski

12 Prill, 2017 @18:42

1 orë para ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare të...

PJESA E PARË: DORTMUND-MONACO

Monaco avancon thellë ndaj Dortmundit

12 Prill, 2017 @18:33

Skuadra e Monacos po vazhdon me lojëra të mira edhe në Ligë të...

PARA NDESHJES: BAYERN-REAL

S’flasin për kthime borxhesh!

Carlo Ancelotti, trajner i Bayernit. Më parë, ka drejtuar edhe Real Madridin.

12 Prill, 2017 @11:51

Dueli i gjigandëve të futbollit europian, ndërmjet Bayern Munchen...

PARA NDESHJES: ATLETICO-LEICESTER

Do të jetë ngushtë

12 Prill, 2017 @11:33

Leicester City ka arritur për herë të parë në fazën eliminatore...

KINGSLEY COMAN

Vazhdon edhe Coman

Foto: bayern.de

21 Dhjetor, 2017 @21:55

Bayern pas zyrtarizimit të sulmuesit Sandro Wagner sot, ka bërë...

PAS SHORTIT

Çiftet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve

Foto: uefa.com

11 Dhjetor, 2017 @12:16

Në këto momente ka përfunduar shorti i 1/8 së finales në Ligë...

BORUSSIA DORTMUND

Shkarkohet Bosz

Foto: eurosport/getty

10 Dhjetor, 2017 @13:26

Seria e rezultateve të dobëta si në Bundesligë ashtu edhe në...

UEFA ALL COMPETITIONS TOP SCORERS

Pas Cristianos, lojtari i Liburnit te TOP shënuesit e UEFAs

Halim Selmanaj, i dyti në krejt garat e UEFAs për vitin 2017 për golat e shënuara/ Foto: FCDifferdange

8 Dhjetor, 2017 @13:53

Duket e pabesueshme, por në një artikull në faqen zyrtare të...

SHORTI I CHAMPIONSLEAGUE

Data dhe ora e shortit në Ligë të Kampionëve

Foto: uefa.com

8 Dhjetor, 2017 @13:31

UEFA ka bërë të ditur sot se shorti i 1/16 së finales së Ligës...

Të gjitha lajmet nga Champions League