Të gjitha lajmet

MAQEDONIA - KOSOVA

Rrezikohet gjithçka

Foto: fiba.com

Rrezikohet gjithçka

12 Gusht, 2017 @22:20

Maqedonia
Kosova
Maqedonia 87 : 74 Kosova
Jordan THEODORE 24 pikë Fisnik RUGOVA 17 pikë

PARAKUALIFIKIMET DREJT KINA 2019 - NDESHJA E TRETË
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka
Rrezikohet gjithçka

Në takimin e luajtur sonte në Shkup, Kosova është mposhtur me rezultat 87-74 nga përfaqësuesja e Maqedonisë, duke bërë kështu që kalimi në fazën kualifikuese të Botërorit ‘Kina 2019’ të rrezikohet shumë.

Çereku i parë i Kosovës filloi shumë mirë. Përfaqësuesja jonë zhvilloi mbrojtje të fortë, duke pranuar pikët e para pas më shumë se 3 minutave, ndërsa shpërthimi erdhi në fund të çerekut, kur Dardan Berisha, Alban Veseli e Granit Rugova shënuan nga një treshe secili, për të krijuar një seri 9-0 dhe për ta mbyllur çerekun e parë me epërsi 19-22. Gjithashtu, në këtë çerek duhet përmendur edhe paraqitja e Fisnik Rugovës, i cili shënoi plot 8 pikë brenda këtij 10 minutëshi. Fisnik Rugova luajti mirë edhe në çerekun e dytë, kurse forma e tij ra dukshëm në pjesën e dytë të ndeshjes.

Më pas, çereku i dytë vazhdoi me lojë kryesisht të barabartë nga të dyja skuadrat, gjë që bëri mbyllje të pjesës së parë me rezultat 40-41 në të mirë të Kosovës. Ajo që u vërejt nga kjo pjesë e parë ishte numri i shumtë i topave të humbur nga ana e Kosovës, ndërsa për t’u përmendur ishte përmirësimi në gjuajtjet për 3 pikë.

SHIKO: ORARI I KOSOVËS DHE GRUPET

Ishte çereku i tretë ai që nuk shkoi mirë për Kosovën. Një seri 9-2 e maqedonasve qysh në fillim bëri që Kosova ta shihte veten në disavantazh prej 6 pikëve, e më pas dy treshe radhazi të Kostoskit pas një shënimi të Lis Shoshit e komplikuan edhe më tepër situatën, me epërsinë e Maqedonisë që shkoi në +10. Megjithatë, Kosova e pati mundësinë të afrohej në rezultat në fund të këtij çereku, mirëpo Alban Veseli e Granit Rugova shpërdoruan bashkë 4 gjuajtje të lira, e ngushtimi i epërsisë u bë i pamundur në këtë çerek. Pas 30 minutave lojë, rezultati tregonte 63-54 në të mirë të Maqedonisë. Pasaktësia nga gjuajtjet e lira vazhdoi edhe në vazhdim të ndeshjes, duke qenë një nga faktorët kryesorë në këtë disfatë.

Në 10 minutëshin e fundit, Maqedonia e udhëhequr nga Jordan Theodore vazhdoi me lojën e mirë, ndërsa të ndihmuar me saktësinë e Kostoskit, epërsia vazhdoi të rritej, për t’u mbyllur ndeshja me rezultatin përfundimtar 87-74.

Më i dalluari te Maqedonia sonte ishte Jordan Theodore me 24 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, kurse te Kosova u veçuan Fisnik Rugova me 17 pikë e 2 kërcime dhe Scott Bamforth me 15 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Humbja e sontme nënkupton që për kualifikim Kosovës i duhet një fitore me mbi 27 pikë epërsi ndaj Estonisë, një gjë e vështirë që të ndodh. Apo në rastin tjetër, nëse Estonia e mposht Maqedoninë, e Kosova në anën tjetër e mposht Estoninë me çfarëdo lloj epërsie, Kosova kualifikohet nga vendi i dytë i grupit.

MAQEDONIA - KOSOVA

Publikohen pesëshet startuese

12 Gusht, 2017 @20:27

Pak minuta para ndeshjes, janë publikuar pesëshet startuese të...

TRANSMETIMI

Livestream: Maqedonia - Kosova

fiba.com

12 Gusht, 2017 @19:42

Ndeshjen Maqedonia - Kosova nis në 20:30, mund ta shikoni te linku i...

AUSTRIA-SHQIPËRIA

Kuqezinjtë eliminohen

Foto: fiba.com

12 Gusht, 2017 @17:51

Me humbjen e radhës nga Austria 97-63 në kuadër të Grupit B...

LISTA E GREENBERGUT

Bamforth në 12-she, Kosova gati për Maqedoninë

12 Gusht, 2017 @14:54

Para përballjes së sontme ndaj Maqedonisë, selektori i Kosovës,...

EURO U-16/ DIV B

Vjen fitorja për Kosovën U16

12 Gusht, 2017 @14:48

Pas dy humbjeve të regjistruara në sekondat e fundit të ndeshjes,...

TONY PARKER

Parker tregon datën e rikthimit

12 Gusht, 2017 @12:18

Ylli francez i San Antonio Spursit, Tony Parker, vitin e kaluar kah...

NIKE FIBA WORLD RANKING

Kosova e 96-ta në FIBA renditjen botërore

11 Tetor, 2017 @19:58

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, pas suksesit të arritur...

DEL VENDIMI I KOMISIONIT

Suspendohet Drilon Hajrizi

BOROZANI/D.S.

5 Tetor, 2017 @12:59

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimin e...

FRANCA

€2 milionë në humbje, kërkon ndërrim orari nga FIBA

Foto: fiba.com

21 Shtator, 2017 @22:25

Federata e Basketbollit të Francës, ka kërkuar nga FIBA që të...

NGA KONFERENCA

FIBA pranon projektin me 2813 ulëse, nëse bëhet para 2 nëntorit

Foto: FBK

21 Shtator, 2017 @14:51

Këshilltari i Sekretarit Gjeneral të FIBAs, Lubomir Kotleba, në...

ZYRTARE

Kroacia emëron përzgjedhësin e ri

18 Shtator, 2017 @17:50

Pas shkarkimit të Aleksandar Petrovicit, me të cilin Kroacia u...

Të gjitha lajmet nga Kina 2019