Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Rusia - nikoqiri shpreson

Rusia - nikoqiri shpreson

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @8:00

Shansi i humbur

Igor Akinfeev është portier më i gabueshëm që mund të njihni. Kapiteni i Rusisë, këto paaftësi i kishte shfaqur shumë herë, e edhe në Kupën e Botës para katër viteve në Brazil. Rusët me një fitore ndaj Algjerisë do të mund të siguronin rrethin e dytë, dhe ishin aty me golin e Kokorinit herët në ndeshje, por një orë në lojë, Akinfeev do të dilte në një rivënie nga ana e djathtë e tij, duke mos arritur të gjykonte lëvizjen e topit, e cila do të përfundonte në kokën e Islam Slimanit, për kualifikimin e Algjerisë në rrethi ne dytë. Nga duart kishte lëshuar topin në përballjen e parë në grupe me Korenë Jugore, kur nuk kishte arritur të ndalonte një gjuajtje të Ho-Keun Lee.

Salenko

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia do të kualifikohej menjëherë në SHBA. Me pesë gola të Oleg Salenkos do të mposhtnin 6-1 Kamerunin. Fitorja do të ishte e kotë pasi më herët do të humbnin nga Brazili dhe Suedia, duke u eliminuar në grupe.

Oleg Salenko atëbotë ishte lojtar i Longronesit ku për një sezon në 47 ndeshje kishte shënuar 23 gola. Në verën e vitit 1994 do të kalonte në Valencia, pastaj në Rangers, Istanbulspor, gjersa për Dinamon e Kievit deri në vitin 1992 për tri sezone kishte shënuar 28 gola. Për Rusinë ka vetëm tetë ndeshje, përfshirë tri në Kupën e Botës në SHBA-të. Njëherë kishte luajtur për Ukrainën, para se të zgjidhte Rusinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Sigurisht që nuk është njëri nga emrat më të madh të futbollit rus të pas BRSS-së, por sigurisht është më i miri në Kupën e Botës. Gjashtë gola sa kishte shënuar Salenko, Rusia do të shënonte në total në dy edicionet tjera të Kupës së Botës, në të cilat do të merrnin pjesë. Edhe në vitin 2002, edhe në Brazil do të përfundonin garat në grupe. Nga 13 golat e shënuar në Kupën e Botës, Salenko ka shënuar gjashtë.

Anglia

Në pjesën e parë të viteve 2000’ta, Premjer Liga do të bëhej një ligë e preferuar për lojtarët që dëshironin para më shumë se sukses. Por, as suksesi nuk mjaftonte për ekipet ruse në Evropë. Eksportimi i lojtarëve rus ishte ngritur, sidomos në Premier League-n angleze. Kjo ndodhte në fund të dekadës së sipër-përmendur, dhe dy emrat të cilët do të migronin në Londër ishin Roman Pavlyuchenko e Andrey Arshavin. I pari do të nisej tek Tottenhami po atë verë, gjersa Arshavin do të kalonte tek Arsenali një vit më vonë.

Të dy, në një ekip të udhëhequr nga Guus Hiddink do të arrinin suksesin më të madh të Rusisë në garat ndërkombëtare. Në EURO2008, Rusia do të arrinte deri në gjysmëfinale ku do të binte nga Spanja, me golat e Xavit, David Silvas, e Dani Guizas. Në çerekfinale, Rusia do të çmontonte Holandën e Van Bastenit në vazhdime, me golat e Torbinskit e Arshavinit. Pavlyuchenko kishte shënuar në pjesën e rregullt, para se Van Nistelrooy të barazonte katër minuta para fundit.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Edhe në grupe Spanja kishte mposhtur rusët, 4-1, me het-trik të David Villas dhe një gol të vonshëm të Fabregasit karshi golit të vetëm të Pavlyuchenkos. Një gol i Zyrianovit do të kalonte mbi kampionët aktual, Greqisë, para se Arshavin të shënonte në debutimin e tij në këtë garë, për të mposhtur Suedinë bashkë me golin e Pavlyunchenkos.

Deri tani, kjo është gara e vetme në të cilën Rusia ka kaluar grupet, derisa në katër raste tjera në Kampionatin Evropian ka përfunduar para fazës eliminatore.

Të plakur

Ngjashëm pritet të jetë edhe në Rusi. Në EURO2016 shkonin me një ekip të plakur, kundër idesë për tu dhënë përvojë të rinjve. Vëllezërit Berezutskiy nuk janë më, por 38 vjeçari Ignashevich, nuk e ka ndërmend të pensionohet. Cherchesov në ndeshjet përgatitore ka alternuar Granatin edhe Kutepovin si shtylla ndihmëse e Ignashevichit në qendër të mbrojtjes.

Edhe ana e majtë ka dy veteranë – Zhirkovin dhe Kudryashovin, e në anën tjetër të mbrojtës, Smolnikov dhe Mario Fernandes janë ndoshta lojtarët më të mirë në mbrojtje. Mesfusha është pjesa më e rinuar, më e talentuar, me Roman Zobninin në pjesën defensive dhe Alan Dzagoevin në pjesën ofensive. Golovin është ndër talentet më të mëdha ruse, bashkë me Miranchukin. Cheryshevin e njohim më së shumti ndoshta, por është vetëm rezervë e Samedovit dhe Smolovit në sulm.

Stanislavi

Stanislav Cherchesov kishte marrë timonin e Rusisë pas EURO2016, kur ishte pushuar nga puna Leon Slutsky, njëri nga trajnerët më të mirë rus. Trajneri 54 vjeçar, suksesin më të madh në këtë zeje ka arritur me Leginë e Varshavës kur në vitin 2015-16 kishte fituar kampionatin dhe kupën polake. Si lojtar, me Spartakun e Moskës ka dy tituj sovjetik, e ka qenë me Rusinë në Kupën e Botës në vitin 1994, dhe në EURO96, si portier i parë.

Russia 2018

Në letër, grupi duket i lehtë për t’u kaluar. Por, Arabia Saudite shpreson të arrijë suksesin më të madh në histori, ngjashëm si Egjipti. Me arabët, Rusia do të hap Kupën e Botës të enjten, gjersa më 19 qershor në ora 20 ndeshet me Egjiptin, të cilët pa Mohamed Salah mund të jenë më të lëndueshëm. Dy fitore në këto ndeshje, i sigurojnë rusëve kalimin në rrethin e dytë, pavarësisht se çfarë bëjnë me Uruguain, me të cilët takohen me 25 qershor në ora 16. Pavarësisht se cilën pozitë zënë në grup, në rrethi ne dytë me shumë gjasë i presin ose Portugalia ose Spanja, që për momentin janë pengesë zor e kalueshme.

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

DYSHJA E MESFUSHËS

Zyrtarisht nënshkruajnë, prej Lirisë në Durrës

BOROZANI / Arkiv

13 Qershor, 2018 @13:39

Edhe dy lojtarë, janë larguar nga Liria. Me përfundimin e...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE

Arabia Saudite në botërorin e saj të pestë

14 Qershor, 2018 @8:30

Arabët kthehen në Kupën e Botës pas pushimit tetë vjeçar. Ishin...

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018