Të gjitha lajmet

SHQIP NË EUROPA LEAGUE

Sa shqiptarë luajtën dje në Europa Ligë?

Osijeku feston golin e Muzafer Ejupit

Sa shqiptarë luajtën dje në Europa Ligë?

14 Korrik, 2017 @11:40

Dy ekipet shqiptare të mbetura në garë për kualifikim në Europa Ligë, Skënderbeu dhe Shkëndija, nxorrën rezultate të mira në përballjet e djeshme të tyre në Europa Ligë.

Por, përveç ekipeve shqiptare, të shohim edhe sa lojtarë shqiptarë, ose me origjinë shqiptare, kanë qenë pjesë e ekipeve që luajtën dje në rrethin e dytë të Europa Ligës.

Në një kontrollim të të gjitha ndeshjeve të djeshme nga Borozani.com përmes faqeve zyrtare të ekipeve janë numëruar si mëposhtë, futbollistë të ndryshëm që gjetën minuta, por edhe gola me ekipet e tyre, ku ka emra të njohur, por edhe shumë pak të njohur.

ZENI HUSMANI - i lindur në Çegrane të IRJ Maqedonisë. Mesfushori 26 vjeçar, mbron ngjyrat e ekipit të Domzales nga Sllovenia. Ai ka qenë i pazëvendësueshëm në fitoren e ekipit të tij ndaj Valurit islandez, 1-2.

FIORON DURMISHAJ - i lindur në Shqipëri, me karrierë të bërë në Greqi. Sulmuesi 20 vjeç është futur në 14 minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet ekipit të tij, Panionios, që mposhti sllovenët e Goricës.

EROS GREZDA - gjakovari 22 vjeç që po bën karrierë të suksesshme në Kroaci dhe është lojtar i kombëtares, ka shënuar gol në fitoren e Osijekut ndaj Luzernit, 2-0.

MUZAFER EJUPI - shkupjani 28 vjeç ka vazhduar me gola te Osijeku, duke shënuar për fitoren 2-0 dje.

HEKURAN KRYEZIU - lojtari i përfaqësueses së Kosovës, ka qenë për 90 minuta në fushë te Luzerni, por ekipi i tij nuk i bëri ballë Osijekut të Grezdës dhe Ejupit.

HYSEN MEMOLLA - mbrojtësi kavajas 25 vjeçar ka kaluar 90 minuta në fushë me një karton të verdhë në fitoren e Hajdukut ndaj Levskit të Sofjes, 1-0.

BESAR HALIMI - mesfushori 22 vjeç i Kosovës, i lindur në Frankfurt, është futur për 26 minuta në lojë në pjesë të dytë, në fitoren e ekipit të tij Brondby ndaj VPS të Finlandës.

KRISTI QOSE - korçari 22 vjeç ka qenë për 90 minuta në ndeshjen që ekipi i tij Ruzomberok e humbi nga norvegjezët e Brann Bergenit. Qose është mbrojtës, që mund të luaj edhe në pozita defanzive të mesfushës.

SUAD SAHITI - mesfushori 22 vjeç ka qenë shqiptari i vetëm që ia nisi ndeshjes me Rabotnickin dje ndaj Dinamo Minskut, por trajneri i ekipit Viktor Trenevski në pjesë të dytë futi edhe 3 lojtarë shqiptarë në lojë.

AMIR BILALI - 23 vjeçari nga Gostivari, u fut në pjesë të dytë të ndeshjes për Rabotnickin dje në barazim ndaj Dinamo Minskut 1-1.

EMIR SAHITI - sulmuesi i ri 18 vjeç i lindur në Kosovë që ka pasaportë maqedonase u fut gjithashtu në pjesë të dytë te Rabotnicki. I futur në minutën e 58-të të ndeshje, ai doli para kohe, duke e marrë të kuqen në minutën e 83-të.

FLORIAN KADRIU - sulmuesi 20 vjeç nga Kërçova, ka qenë zëvendësuesi i fundit i mundshëm i trajnerit të Rabotnickit në ndeshjen e djeshme. Kadriu zëvendësoi Sahitin në lojë.

KAIRAT - SKENDERBEU

Rezultat i favorshëm për Skënderbeun

13 Korrik, 2017 @20:24

Përkundër se ekipi kundërshtar është shumë më i pasur dhe më...

ANALIZAT VERORE

Vera te FC Inter

13 Korrik, 2017 @22:07

Interi ka blerë mjaftueshëm vitin e kaluar. Edhe një verë më...

ISH TOP GOLASHËNUESI

Osmani i kthehet Vushtrrisë

Labinot Osmani, ish-golashënuesi më i mirë i Superligës/ BOROZANI/ D.S.

14 Korrik, 2017 @8:19

Sulmuesi i njohur i ekipeve të Kosovës, që stinorin e kaluar ishte...

ANALIZAT VERORE

Vera te Chelsea

14 Korrik, 2017 @9:16

Shtatëdhjetë milionë për Alex Sandron?! Kur e ke Marcos Alonson,...

SHORTI I RAUNDIT III

Skënderbeu dhe Shkëndija, mund të ndeshen me AC Milan!

Foto: fckairat.com

14 Korrik, 2017 @8:39

Dy skuadrat shqiptare në garë për kualifikim në Europa Ligë,...

MENTOR ZHDRELLA

Llapi sot zyrtarizoi Zhdrellën

14 Korrik, 2017 @9:17

Mesfushori i shumë ekipeve kosovare dhe katër herë lojtari më i...

SHORTI I RAUNDIT III

Kukësi mëson rivalin, nëse kalon raundin

14 Korrik, 2017 @11:17

Rruga e Kukësit që po kalon përmes Sheriff Tiraspolit në raundin...

11-SHJA

Formacioni i Skënderbeut, para ndeshjes ndaj Kairatit

13 Korrik, 2017 @15:01

Skuadra e Skënderbeut ka bërë të ditur 11-shen që do t’i dalë...

ONLINE NDESHJE

Këtu shikoni direkt Kairat-Skënderbeu

13 Korrik, 2017 @14:48

Prej orës 16:45 nis ndeshja ndërmjet Kairat Almatyt dhe Skënderbeu...

SHKENDIJA - HELSINKI

Super Ibraimi me hat-trick, afron Shkëndijën në rrethin e tretë

13 Korrik, 2017 @20:01

Sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi, ka shënuar hat-trick sot...

NË GJILAN

Drita siguron edhe portën

Leutrim Rexhepi, anëtar i ri i Dritës së Gjilanit

13 Korrik, 2017 @12:28

Portieri i deritashëm i ekipit të Ferizajit, Leotrim Rexhepi,...

LEGIA

Legia e Sadikut, pranë raundit të tretë

13 Korrik, 2017 @12:07

Skuadra e re e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Sadiku, Legia...

HAFNAFJORDUR - VIKINGUR

Vikingur shpreson në raundin e tretë

13 Korrik, 2017 @12:18

Pasi që eliminoi Trepçën’89 bindshëm në raundin e parë...

RED BULL SALZBURG

Valon Berisha, zgjidhet më i miri

13 Korrik, 2017 @11:36

Me një gol të shënuar, lojën e treguar dhe me anën e tij...

MIQËSORE: SYDNEY - ARSENAL

Lacazette debuton me gol te Arsenali

13 Korrik, 2017 @13:25

Sulmuesi i ri i ekipit të Arsenalit, Alexander Lacazette, ka...

TELEVIZONET

Shkëndija - Helsinki, në TV

13 Korrik, 2017 @11:18

Takimi Shkëndija - HJK Helsinki në kuadër të turit të dytë...

SHORTI I RAUNDIT III

Skënderbeu dhe Shkëndija, mund të ndeshen me AC Milan!

Foto: fckairat.com

14 Korrik, 2017 @8:39

Dy skuadrat shqiptare në garë për kualifikim në Europa Ligë,...

KAIRAT - SKENDERBEU

Rezultat i favorshëm për Skënderbeun

13 Korrik, 2017 @20:24

Përkundër se ekipi kundërshtar është shumë më i pasur dhe më...

SHKENDIJA - HELSINKI

Super Ibraimi me hat-trick, afron Shkëndijën në rrethin e tretë

13 Korrik, 2017 @20:01

Sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi, ka shënuar hat-trick sot...

11-SHJA

Formacioni i Skënderbeut, para ndeshjes ndaj Kairatit

13 Korrik, 2017 @15:01

Skuadra e Skënderbeut ka bërë të ditur 11-shen që do t’i dalë...

ONLINE NDESHJE

Këtu shikoni direkt Kairat-Skënderbeu

13 Korrik, 2017 @14:48

Prej orës 16:45 nis ndeshja ndërmjet Kairat Almatyt dhe Skënderbeu...

Të gjitha lajmet nga Europa League