Të gjitha lajmet

FARAONËT

Sa varen nga Mohamed Salahu?

Fotot: GoogleImages/

Sa varen nga Mohamed Salahu?

Shkruan: LUAN MORINA

12 Qershor, 2018 @14:22

Ndonëse vendi i parë afrikan që ka marrë pjesë në një Kupë të Botës, egjiptianëve iu deshën plot 56 vite për t’u rikthyer në garën më të madhe sportive në planetë. Dhe që të dyja ishin në gadishullin e Apenineve.

HOSSAM HASSAN

Deri tek paraqitja e dytë në Kupën e Botës, në vitin 1990, Egjipti erdhi pasi kishte mposhtur Liberinë e udhëhequr nga ai që do të bëhej lojtari më i mirë në botë pesë vite më pas, George Weah. Ishin mbi shtatëdhjetë mijë shikues në Stadiumin e Kairos kur Liberia ishte rrëzuar me dy gola të egjiptianëve në janarin e vitit 1989. Në Kajro kishin edhe Malavi dhe Kenia në verën e atij vitit, në ato që ishin dy ndeshjet e fundit të Egjiptit që e kualifikuan para Liberisë për në finalet e zonës së Afrikës, që në Itali do të kishte dy përfaqësuese. Kameruni kishte mposhtur Tunizinë në finalen tjetër, e bashkë me ta në Kupën e Botës shkonte Egjipti që në dy ndeshje me Algjerinë kishte shënuar vetëm një gol.

Egypt

Ishte goli i Hossam Hassan, i cili për momentin është golashënuesi më i mirë i Egjiptit me 70 gola në 169 ndeshje. Me një sezon në PAOK dhe Xamax pas Kupës së Botës, Hassan kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Al-Ahly. Me 112 ndeshje më pak, i vetmi që mund të rrezikoj numrin e golave të Hassan është Mohamed Salah, i cili ka 33 gola, po aq sa Ahmed Hassan.

Në Itali, Egjipti kishte dalë të merr një pikë ndaj kampionëve të atëhershëm të Evropës, Holandesë së udhëhequr nga Gullitt, van Basten, Rijkaard, e Koeman-ët. Me Irlandën kishin luajtur baras pa gola, gjersa ndeshjen e fundit e përcaktoi goli i vetëm i Ian Wright, shënuar në minutën e 58të që do të dërgonte anglezët drejt suksesit të tyre më të madh që nga viti 1966.

HASSANI TJETËR

Ahmed Hassan mund të njihet më së miri nga tifozët turk, në të cilin vend ka kaluar tetë vite gjatë të cilës periudhë ka një Kupë të fituar me Beshiktashin. Po atë vit, 2006, Hassan ishte zgjedhur lojtari më i mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës, për të kaluar në Anderlecht për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Suksesi i tij do të vazhdonte në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke fituar titullin e parë të Egjiptit pas 12 titujve, me fitoren në finale ndaj Afrikës Jugore që kishte njërën ndër gjeneratat më të suksesshme të udhëhequra nga Benni McCarthy. Hassan kishte shënuar golin e parë në finalen që përfundoi 2-0, derisa Hossam Hassan ishte golashënuesi më i mirë i asaj gare me 7 gola, po aq sa McCarthy.

SERIA

Titujve të kampionit kontinental, Egjipti do t’u kthehej në vitin 2006, kur në finalen e Kupës së organizuar në Egjipt, kishin mposhtur Bregun e Fildishtë të Drogbas, Eboues, Kone-ve, e Toure-ve, vetëm pas penalltive. Ahmed Hassan do të hapte serinë e penalltive të cilën do ta mbyllte një tjetër emër i njohur i futbollit egjiptian, Mohamed Aboutrika.

Dy vite më vonë, Aboutrika do t’i mohonte titullin e më të mirit të Afrikës Samuel Eto’o-s i cili përsëri do të bëhej golashënuesi më i mirë i garës. Egjipti fiton finalen me një gol të vetëm, të shënuar nga Aboutrika çerek ore para fundit të ndeshjes. Në gjysmëfinale thellë kishin mposhtur Bregun e Fildishtë, 4-1; kurse në çerekfinale binte Angola.

Ahmed Hassan

Treshen e titujve, dhe numrin rekord prej shtatë titujve të kampionit të Afrikës, Egjipti do e siguronte pikërisht në Angolë, dhe atë kundër organizatorëve të Kupës së kaluar, Ganës. Tri fitore në grup, përfshirë Nigerinë, do t’i siguronin Egjiptit përballjen me Kamerunin të cilin e mposhtin në vazhdime, me Ahmed Hassan që shënon dy nga tre golat karshi golit të vetëm të Emanas. Në gjysmëfinale bie Algjeria, bindshëm 4-0; e në finale, golashënuesi më i mirë i turneut, i huazuari i Al Ahlyt në Hull City, Mohamed Nagy Gedo shënon pesë minuta para fundit.

Tre tituj radhazi në një periudhë ku futbolli afrikan po shkëlqente me lojtarë tjerë krahas atyre të lartpërmendur, si Kanoute, Essien, Gyan, Song, Keita-t, Adebayor, Martins të cilët po zotëronin Evropën, ishte një mision i pamundur për një vend me lojtarë kryesisht të vendosur në dy ekipet më të famshme të vendit, Al-Ahly dhe Zamalek. Ky sukses e bën atë Egjipt ekipin më të famshëm që ka pasur.

Kjo famë, mund të kaloj në një nivel më të lartë.

HECTORI

Pas dy viteve me Valencinë ku kishte humbur dy finale të Ligës së Kampionëve, Hector Cuper kishte marrë Interin e Milanos duke i dërguar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Menjëherë ishte kthyer në Mallorca ku kishte qëndruar për dy vite tjera, dhe pastaj karriera e tij kishte marrë një kahje jo aq të suksesshme. Krejt kjo deri kur mori timonin e Egjiptit në mars të vitit 2015.

Hector Cuper

Egjiptin e kthehu në garat finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, ku nuk ishin kualifikuar që nga vitit 2010 kur ishin shpallur kampion, për të munguar në tri edicione radhazi. Në vitin 2017, ishte Kameruni që u mohoi titullin me një gol të vonshëm të Aboubakar.

Me Mohamed Salah dhe pesë golat e tij, Egjipti la pas Ugandën e Ganën për t’u kthyer në Kupën e Botës pas 28 vitesh, në të cilën garë kishin debutuar në vitin 1934. Në edicionin e vetëm që përfshinte vetëm ndeshje eliminatore, Egjipti ishte mposhtur nga Hungaria qysh në ndeshjen e parë, me rezultat 2-4.

SHPATULLA

Nga Mohamed Salah do të varet suksesi i Egjiptit në Rusi. Lëndimi i tij do të lë pa armën kryesore Egjiptin në ndoshta ndeshjen vendimtare për kualifikim në fazën e dytë, atë ndaj Egjiptit. Megjithatë, lojtari më i mirë i këtij sezoni në Premier League mund të kthehet në ndeshjen e dytë, kundër Rusisë më 19 qershor, e sigurisht pritet të zbres në fushë kundër Arabisë Saudite me datë 25 qershor.

Në mungesë të tij, Marwan Mohsen i Al Ahly dhe Ahmet Hassan Kouka i Bragës duhet të mbulojnë sulmin. Mesfusha pritet të udhëhiqet nga Mohamed Elneny i Arsenalit i cili në krahë ka shokun e tij nga Premier League, Ramadan Sobhin, talentin tjetër egjiptian nga Kasimpasa, Mahmoud Trezeguet, dhe përvojën e Abdallah Said.

Ahmed Hegazi

Nga emrat që mund të veçohen në mbrojtje është Ahmed Hegazi i cili ka qenë goxha i rregullt me West Bromwich këtë vit dhe Omar Gaber i Los Angeles FC. Mohamed El Shenawy dhe Mohamed Awad duhet të luftojnë për pozitën e portierit të parë e cila nuk është e qartë akoma, pa përjashtuar veteranët, Sherif Ekramy dhe Essam El-Hadary 45 vjeçar.

Cuper preferon të luaj formacionin 4-2-3-1, përkundër mungesës së Salahut, dhe kjo besoj që do të aplikohet edhe në ndeshjet e Kupës së Botës. Synimi primar do të jetë fitorja e parë e Egjiptit, ndërsa prej rikuperimit të Salahut varen shanset eventuale për një kalim në fazën e dytë kur dihet që janë në grup me Uruguain, Rusinë, dhe Arabinë Saudite – që të tria ekipe që mund t’u vihen përballë.

BALLKANI

Ballkani me përforcim nga Maqedonia

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:36

Pas inkuadrimit në Superligë, skuadra e Ballkanit është një nga...

VËLLAZNIMI

Gani Sejdiu vazhdon me Vëllaznimin

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:27

Përkundër rënies nga elita e futbollit kosovar, skuadra e...

SHORTI I UEL

Edhe Prishtina në Gjibraltar

12 Qershor, 2018 @12:07

Prishtina ka kuptuar kundërshtarin e saj në raundin preliminar të...

SHORTI

Drita mëson kundërshtarin

Foto: KFDrita/fb

12 Qershor, 2018 @11:04

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka mësuar kundërshtarin e...

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

12 Qershor, 2018 @0:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të...

JUSTIN KLUIVERT

Për 20 milionë euro te Roma

Foto: ASRoma/fb

11 Qershor, 2018 @23:35

Futbollisti i deritashëm i Ajaxit të Amsterdamit, më shumë i...

GERARD DEULOFEU

Watford blen lojtarin e Barcelonës

Foto: FCBarcelona/fb

11 Qershor, 2018 @23:30

Skuadra nga Premier Liga angleze, Watford, ka zyrtarizuar blerjen e...

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

12 Qershor, 2018 @0:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të...

ANDREA PIRLO

Pirlo: Messi mbetet prapa Maradonës

11 Qershor, 2018 @15:18

Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo, ka folur për krahasimin...

MONEY MONEY MONEY

Milionerët brazilian dhe ndjekësit

Foto: FIFA/fb

11 Qershor, 2018 @14:40

Brazilianët paguhen më së miri. Ndoshta këtu ndikojnë Neymar dhe...

DUO E RE?

Messi kërkon Griezmannin në skuadër

Foto: REUTERS

11 Qershor, 2018 @14:12

Super ylli argjentinas, Lionel Messi, është duke kërkuar titullin...

CARIOCA

Prej përkundjes te telefonata

10 Qershor, 2018 @18:23

Dikur Brazili festonte golat në Kampionat Botëror duke përkundur...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018