SOT — e Hëne, 20 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Sadiku shpëton Luganon

aargauerzeitung.ch

Sadiku shpëton Luganon

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores së ekipit të tij Lugano në udhëtim ndaj Biel-Biennes.


3 Mars, 2013 @18:06


E plotësuar:
9 Mars, 2013 @23:18


SHPËRNDAJ

Sulmuesi i ri shqiptar, Armando Sadiku i ka sjellë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij, Lugano, sot.

Sadiku 21 vjeçar ka shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në minutën e 16-të të ndeshjes në stadiumin Maladiere të Biel-Biennes nga Neuchateli, që i ka sjellë fitoren dhe tre pikë Luganos. 

Me këtë fitore Lugano ka dalë prej vendit të tetë në vendin e gjashtë të Challenge League (liga e dytë profesionale zvicerane) duke i barazuar pikët me kundërshtarin e sotshëm në 27 sosh. 

Goli i shënuar sot nga lojtari i përfaqësueses shqiptare ka qenë goli i tij i 13-të në Challenge Leauge në fanellë të Luganos. 



Sadiku shpëton Luganon





About Borozani.com


TË FUNDIT