Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB

Herën e parë kur ishin në Kupën e Botës, Senegali për pak sa nuk ia doli të bëj atë që nuk kishte bërë asnjë ekip afrikan në këtë garë – kualifikimin në gjysmëfinale.

Ishte goli i Ilhan Mansiz, i shënuar në kohën shtesë që rrënoi ëndrrat senegaleze, duke i mënjanuar në çerekfinale të Kupës së Botës në Kore Jugore dhe Japoni.

Papa Bouba Diop, i cili pjesën më të madhe të karrierës do ta kalonte në Premier League (Fulham, Portsmouth, West Ham, e Birmingham City), kishte shënuar golin e parë për senegalezët në Kupën e Botës. Edhe atë kundër kampionëve në fuqi, Francës, e cila luante pa Zidanen e lënduar, por gati e pandryshuar nga katër vite më parë kur kishin fituar Kupën e Botës në Saint-Dennis.

Në ndeshjen e dytë, në Daegu, Salif Diao do të shënonte golin e barazimit karshi Danimarkës, për t’u përjashtuar dhjetë minuta para fundit. Ky barazim, ekipin e Bruno Metsu do e barazonte në krye të renditjes me Danimarkën, para ndeshjes së fundit vendimtare me Uruguain.

Dy herë kampionët e botës që po ktheheshin në Kupën e Botës pas dymbëdhjetë viteve mungesë, në ekip kishin lojtarë me përvojë si Alvaro Recoba e Paolo Montero, dhe talente në ngritje si Diego Forlan e Gustavo Varela. Forland dhe Recoba do të shënonin në pjesën e dytë, e cila kishte nisur me golin e Morales. Të tre golat nuk mjaftuan për të mposhtur Senegalin që kishte shënuar tre herë në pjesën e parë. Papa Bouba Diop kishte ngritur epërsinë pas penalltisë së Khalilou Fadigas.

Ndonëse jo në listën e shënuesve, El Hadji Diouf e Henri Camara, ishin ndër lojtarët kyç në kualifikimin e Senegalit në rrethin e dytë. Henri Camara do të merrte përgjegjësinë në rrethin e dytë, në fitoren 2-1 ndaj Suedisë e cila vinte me golin e artë në minutën 104-të. Henrik Larsson, Zlatan Ibrahimovic ndonëse rezervë, Teddy Lucic, Mjallby, Linderoth, Mellberg, e vëllezërit Svensson ishin pjesë e Suedisë, e cila kishte pasur probleme ndër-ekipore me kacafytjen e Ljungbergut me Mellbergun. Mesfushori i Arsenalit vuante edhe nga një lëndim i lehtë që do e mbante jashtë shumicës së ndeshjeve, përfshirë edhe këtë.

Goli i artë, vetëm katër minuta në kohë shtesë do të mënjanonte Senegalin nga Turqia, në një ndeshje jo aq interesante të kënaqshme.

Papa Bouba Diop

Ndonëse mbetet pas yjeve më të mëdha të Senegalit, Papa Bouba Diop kishte qenë ndër më meritorët për suksesin e këtij vendi afrikan në paraqitjen e vetme në Kupën e Botës. Në verën e vitit 2002, si 24 vjeçar ishte pjesë e Lensit nga ku ishte transferuar tek Fulham në vitin 2004. Në sezonin e parë ai ishte zgjedhur lojtari më i mirë i ekipit londinez nga Opta, gjersa vitin e dytë do të nominohej për çmimin zyrtar si lojtari më i mirë i Fulhamit, kur në mesfushë luante edhe Steed Malbranque, Boa Morte, Wayne Bridge, e Antti Niemi.

Me Portsmouthin ku u transferua në verën e vitit 2007, fitoi Kupën FA në sezonin e parë, para se të largohej pas shkuarjes së ekipit nën administrim.

Pas Kupës së Botës do të shënonte edhe pesë gola për Senegalin, para se të pensionohej në vitin 2008. Si një mesfushor defensiv me tendencë për t’u zhvendosur edhe në qendërmbrojtës, aftësia për të sunduar zonën, mbajtjen e topit, dhe distribuimin e tij, e bënin Diopin 195cm të gjatë, njërin nga lojtarët më të përshtatshëm për pozitën e tij.

Trajneri

Në Portsmouth, para Diop kishte luajtur Aliou Cisse, i cili ishte transferuar në Sedan një vit më parë. Karriera e tij futbolliste ka pasur periudha edhe në Birmingham, ku ishte transferuar nga PSG, por pa ndonjë sukses të veçantë.

Që nga ardhja në krye të Senegalit, marsi i vitit 2015, në 27 ndeshje ka mesatare prej 2.07 pikëve. Vetëm dy humbje – eliminimi në Kupën e Kombeve të Afrikës në janarin e vitit të kaluar nga Kameruni në penallti; dhe nga Afrika Jugore në kualifikimet për Kupën e Botës. Ka pësuar edhe nga Algjeria në miqësore para tri viteve.

Por, tri barazimet e renditura këtë vit – Uzbekistani, Bosnja e Hercegovina, e Luksemburgu nuk janë shumë shpresëdhënëse për ekipin e Senegalit. Preferon të luaj 4-3-3, duke mos hezituar të kthej krahët e sulmit në mesfushë për një 4-5-1.

E zbehta histori

Me pavarësimin nga Franca, në vitin 1960, Senegal ka pritur pesë vite para paraqitjes për garat kontinentale. Në vitin 1965 ishin renditur të katërtit, sukses që do ta përsërisnin edhe dy herë tjera – 1990 dhe 2006. Në vitin 2002, para Kupës së Botës, do të mënjanoheshin në finale nga Kameruni, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Krahët e sulmit janë arma kryesore e Senegalit në këtë Kupë të Botës. Me Sadio Mane në njërën anë, e Keita Balden në anën tjetër, një qendërsulmues si Oumar Niasse do të ishte rrezik kryesor për portat kundërshtare. Porse, Cisse ka zgjedhur emra si Sakho, Sow, Konate, e pak më të njohur si Diouf e Niang për të shënuar golat eventual, duke lënë Niassen jashtë.

Mesfusha udhëhiqet nga kapiteni, Cheikhou Kouyate i West Hamit, gjersa ka Idrissa Gana Gueyen e Evertonit, Badou Ndiayen e Stoke Cityt, e Alfred N’Diayen e Wolves përkrahë.

Salif Sane, tani në Schalke pas një sezoni të shkëlqyeshëm tek Hannover 96, dhe Kalidou Koulibaly janë shtyllat e mbrojtjes, para portierit të SPAL, Alfred Gomis. Mungesa e Pape Souares të Crystal Palace, bashkë me Khouma Babacar të Fiorentinës, e Henri Saviet, nuk duket të jenë aq të papritura kur marrim parasysh formën e tyre sezonin e kaluar.

Rusia 2018

Në një grup me Poloninë, Japoninë, e Kolumbinë, kanë gjasa të barabarta të kalojnë në rrethin e dytë. Grupi H, është ndër më të baraspeshuarit e Kupës së Botës, dhe gjithçka do të varet nga qasja që i bëjnë ekipet kundërshtarit. Një mbrojtje e mirë me kundërsulme kundër Polonisë në veçanti, pasi është edhe ndeshja e parë, do të mund të ngjallte shpresat për Senegalin para duelit me japonezët në ndeshjen e dytë. Mundësia për një rezultat pozitiv ndaj Kolumbisë është e vogël, dhe nëse nuk kanë fituar katër pikë në dy ndeshjet e para, mund të themi që ndeshja e fundit do të ishte pothuajse një paradë përshëndetëse për senegalezët.

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

DYSHJA E MESFUSHËS

Zyrtarisht nënshkruajnë, prej Lirisë në Durrës

BOROZANI / Arkiv

13 Qershor, 2018 @13:39

Edhe dy lojtarë, janë larguar nga Liria. Me përfundimin e...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

BOTËRORI 2026

3 shtete do të organizojnë Botërorin 2026

13 Qershor, 2018 @11:59

Posa u caktua se ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Shtetet e...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018