Të gjitha lajmet

ANALIZË

Sezoni i borës

Sezoni i borës

Shkruan: Luan MORINA

7 Prill, 2017 @19:45

Me lojërat olimpike dimërore në Pyeongchang, ky sezon i sporteve dimërore që porsa përfundoi ka qenë edhe prova kryesore para verës së gjatë, dhe një sezoni në plan të dytë të Kupës së Botës.

Në skitari alpine, tek meshkujt ishte një sezon i rëndomtë – Marcel Hirscher përsëri mori të përgjithshmin dhe sllallomin e madh si zakonisht, por kësaj radhe shtoi edhe sllallomin. Fajin për këtë patjetër se e kishte vet Henrik Kristoffersen. Kampioni i sezonit paraprak në këtë disiplinë nuk arriti të përfundojë dy gara të vlefshme, derisa në po aq gara kishte humbur epërsinë që kishte pasur pas rrethit të parë.

FN

Felix Neureuther po sfidon moshën. Gjermani edhe këtë vit befasoi me suksesin në disiplinat teknike dhe një medalje në olimpiadë do të ishte përfundim i përkryer i karrierës.

Ajo çfarë po bie në pah jo vetëm tek disiplinat teknike, por edhe tek ato të shpejtësisë është dominimi i veteranëve. Ka shumë pak ardhje të reja në podiume në përgjithësi tek meshkujt këto viteve të fundit.

SG

Tek femrat është tjetër muhabet. Soffia Goggia qe befasia më e këndshme e këtij sezoni. Por, njëkohësisht edhe më e pafat. Arriti të marr medalje në Botëror dhe të përfundoj në tri podiume përfshirë edhe renditjen e përgjithshme. Por, ngritja më e suksesshme këtë sezon i takon Ilka Stuhec. Sllovenia nuk arriti të përsërit triumfin e Tina Mazes, edhe në fakt ishte shumë më e dobët se ish-kampionia, por fitorja në lëshim, kombinim, dhe pozita e dytë në renditjen e përgjithshme goxha sukses janë.

Derisa Tina Weirather e Tessa Worley morën tituj të merituar në super sllallom të madh dhe sllallom të madh, Mikaela Shiffrin më në fund ktheu titullin në sllallom bindshëm, duke shtuar edhe titullin e përgjithshëm. Amerikania do të duhej të shkonte për tri të arta në olimpiadë pasi edhe në sllallom të madh ka qenë e hatashme këtë sezon.

LG

Lara Gut ka dëshpëruar, ngjashëm si Lindsey Vonn, e sidomos Ana Fenninger (tani Veith pas martesës). Lëndimet kanë dëmtuar sezonin për të dyjat, por akoma besoj që Veith do të kthehet në kohë për olimpiadë.

Norvegjia ‘pastroi’ gjithçka në skitari nordike – kros kountri. Derisa Martin Johnsrud Sundby përsëriti suksesin, Heidi Weng më në fund largoi nga froni Marit Bjorgenin. Veterania e përfshirë edhe në skandale dopingu arriti të korr sukses në botëror, por në Kupën e Botës, ishte Weng e cila përfundoi në krye. Kur jemi tek dopingu, një sezon reformues për rusët solli Serfey Ustinov i cili arriti të fitoj Tour de Ski, titull i cili tek femrat i takoi përsëri Weng.

SN

Tour de Ski ishte kohë fantastike për Stina Nilsson. Suedezja arriti të ngjitet në formë, derisa bashkëkombësja e saj, Charlotte Kalla pati një sezon për tu harruar. Suedia me gjasë duket të jetë i vetmi komb që do të mund të sfidoj Norvegjinë sezonin e ardhshëm, me rusët që akoma nuk janë këndellur nga skandali me dopingun dhe Finlandën larg formës edhe në këtë sport. SHBA-të dhe Kanada kanë pasur një sezon të mirë.

SHBA-të kanë qenë të shkëlqyeshme edhe në biathlon, sidomos në Botëror, ku Lowell Bailey siguroi të artën, e Susan Dunklee të argjendtën tek femrat. Laura Dahlmeier largoi nga froni Gabi Koukalovan, derisa tek meshkujt Martin Fourcade mbetet i paprekur në krye edhe këtë vit. Ai fitoi të gjitha disiplinat pos në stafetë ku rusët ia dolën ta lënë Francën në pozitën e dytë. Koukalova mori sprintin dhe startin masiv, duke i lënë të tjerat për Dahlmeier. Kaisa Makarainen është duke u mbajtur mirë me kundërshtaret akoma, derisa të rejat akoma nuk po arrijnë të shpërthejnë në krye.

DP

Për një çast, të rinjtë shpërthyen në kërcime me ski. Domen Prevc, vëllai i vogël 16 vjeçar i kampionit të vitit të kaluar, Peter, arriti të befasonte të gjithë deri në fillimin e Katër Kërcimoreve. Atëherë në skenë doli polaku Kamil Stoch i cili falë përvojës së tij arriti të marr titullin në këtë garë tradicionale, para se Stefan Kraft të dominonte Botërorin, Raw Air, dhe në fund edhe titullin e Kupës së Botës me rekord të botës në fluturime me ski.

SH

Përkundër kësaj, Polonia ka pasur një sezon prej ëndrrave. Krejt kjo falë Stefan Horngacherit i cili ka bërë një revolucion tek një kombëtare në rënie. Kam frikë në mos janë ‘nxehur’ një vit më herët, por nuk dyshoj në suksesin e tyre në Olimpiadë. Wellinger dhe Eisenbichler kanë qenë befasi të mira, derisa nuk mund të fsheh dëshpërimin tek norvegjezët tjerë pos Tandes, dhe Peter Prevc. Ka qenë një sezon i përzier, por goxha interesant megjithatë.

YH

Yuzuru Hanyu ishte pothuajse i përkryer në Botërorin në Helsinki. Ai largoi nga froni edhe Javier Fernandezin që kishte dominuar meshkujt viteve të fundit në patinazh artistik. Në vallëzim, Gabriella Papadakis dhe Guillaume Cizeron mbetën mbrapa Tessa Virtue e Scott Moir të cilët u rikthyen fuqishëm në skenë me titujt në Skate Canada, NHK Trophy, dhe finalen e Grand Prix, për të shtuar titullin e Katër Kontinenteve dhe me një paraqitje të mahnitshme edhe Botërorin.

EM

Ndërrimi i partnerit nuk i shkoi mbarë Aliona Savchenkos. Gjermania me Bruno Massot arriti vetëm të argjendtën në Botëror dhe Evropian, përkundër fitoreve në Rusi dhe Francë në Kupën e Botës. E tek femrat, është vetëm një emër që nuk ka arritur të mposhtet këtë sezon – Evgenia Medvedeva. Nën tingujt e ‘Extremely Loud and Incredibly Close’ ajo ka mahnitur me paraqitjen që përmirësohej në çdo garë të gjithë. Në fund kurorëzimi i titullit të botës para kanadezeve ishte qershia mbi tortë. të gjithë Grand Prix garat u fituan nga ruset – Elena Radionova dhe Anna Pogorilaya, pos në Skate America ku Ashley Wagner qe më e mira. Për tu harruar ishte paraqitja e Anna Pogorilayas në programin e lirë në Botëror. Kjo paraqitje tregon se sa e hollë është vija ndërmjet artit dhe dështimit në patinazh artistik.

MEDALJA E RADHËS

E arta e radhës, triumfon edhe Nora Gjakova!

7 Prill, 2017 @17:22

Pas Distria Krasniqit, me medalje të artë Grand Prix-in e Antalyas...

MEDALJA E RADHËS

Distria Krasniqi, e artë në Antalya!

7 Prill, 2017 @17:05

Pas suksesit në Paris, Distria Krasniqi ka shkëlqyer edhe në...

DAVIS CUP

Kosova në Davis Cup 2017

4 Prill, 2017 @14:53

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis do të merr pjesë në Davis Cup...

KRONIKË AMERIKANE

MLB 2017 Parashikim

10 Prill, 2017 @16:29

Mrekullitë ndodhin rrallë. Që të përsëriten dy vite radhazi...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

MEDALJA E RADHËS

E arta e radhës, triumfon edhe Nora Gjakova!

7 Prill, 2017 @17:22

Pas Distria Krasniqit, me medalje të artë Grand Prix-in e Antalyas...

MEDALJA E RADHËS

Distria Krasniqi, e artë në Antalya!

7 Prill, 2017 @17:05

Pas suksesit në Paris, Distria Krasniqi ka shkëlqyer edhe në...

AUTO SPORTS

Federata ndërkombëtare mban mbledhje në Prishtinë

Foto: FASK

3 Prill, 2017 @10:11

Vetëm një vit pas pranimit në FIA, Federata e Auto Sportit e...

Të gjitha lajmet nga Të tjera