Të gjitha lajmet

WINTERSPORTS

Sezoni i borës

Sezoni i borës

Shkruan: LUAN MORINA

19 Mars, 2018 @13:51

Asgjë e re në botën e skijimit alpin edhe këtë sezon. Së paku jo sa i përket Kupës së Botës.

Për të shtatin vit radhazi Marcel Hirscher lë mbrapa konkurrencën, duke nisur të hedh hije mbi emrat legjendar si Marc Girardelli e Pirmin Zurbriggen. Një emër që s’do të mund ta arrij do të mbetet Ingemar Stenmark.

E vetmja disiplinë në të cilën do të mund të sfidohej dominimi i Hirscher, në atë të sllallomit, ku ai këtë sezon pati diferencë edhe më të madhe se në sllallom të madh ku dominimi i tij mbetet i paprekur që nga pensionimi i amerikanëve.

Marcel Hirscher

Olimpiada ka hedhur pak dyshime mbi dominimin e Hirscher, por kjo ka ngjarë edhe tek femrat me Shiffrin.

Që ky do të jetë sezon i amerikanes, sinjali i parë erdhi që në Lake Louise kur fitoi lëshimin para Rebensburg. Gjermania me mëritë mori disiplinën e sllallomit të madh, për të tretën herë duke barazuar suksesin e Anja Paersonit. Ndonëse ka mundur të duket si njëra ndër disiplinat më të baraspeshuara, sllallomi i madh ka qenë një dyluftim i Rebensburg me Worley edhe këtë vit.

Derisa Brignone ka dëshpëruar në sllallom të madh, në anën tjetër, Sofia Goggia dhe skijimi i saj pak anarkik i shpëtoi sezonin me të globin e artë në lëshim. Italiania më e suksesshme këtë sezon do të mund të ngjitej edhe në podiumin në renditjen e përgjithshme sikur të përfundonte më shumë gara.

Sikur Goggia ka qenë edhe Petra Vlhova. Sllovakia ka mbetur vetëm e katërta në sllallom, dhe e pesta në renditjen e përgjithshme, dhe krejt kjo si pasojë e disa garave të papërgjegjshme, të cilat nuk ka arritur t’i përfundonte, sidomos pas startit të mirë të sezonit.

Sofia Goggia

Edhe pse akoma e re në moshë, Shiffrin me 23 vjet ka titullin e pestë në sllallom, vetëm një larg Vreni Schneider. Për të mbrojtur rekordin e zviceranes, misioni do të mbetet me gjasë vetëm mbi supet e Wendy Holdener. Zvicerania ka marr pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme dhe në sllallom, derisa titulli në kombinim mbetet si shtytje për sezonin e ardhshëm.

Tina Weirather mbrojti titullin në Super G, por bashkë me Lara Gut kanë qenë dëshpëruese në renditjen e përgjithshme. Anna Veith nuk ka arritur të gjej formën më të mirë pas lëndimit. E njëjta mund të ndodh sezonin e ardhshëm me Ilka Stuhec. Shembull tjetër i mirë është edhe rikuperimi i vonuar i Lindsey Vonn e cila nuk pati fat të marr titullin e lëshimit këtë sezon.

Krahas Shiffrin, e konkurrenteve të zakonshme si Gut, Weirather, e Veith, sezoni i ardhshëm do të duhej të shtonte në përzierje për tituj edhe Sofia Goggia e Wendy Holdener që tashmë kanë dëshmuar veten. Raghnild Mowinckel, Petra Vlhova, e Michelle Gisin kanë pasur sezonin e rritjes, diçka që sezonin e ardhshëm pritet të ndodh me Melanie Meillard, Stephanie Bruenner, e Katharina Gallhuber. Të gjitha këto do ta kenë të vështirë nëse Shiffrin përsërit vetëm gjysmën e talentit të saj që shfaqi këtë sezon.

Christof Innerhofer

Tek meshkujt, viteve të kaluara francezët ishin të vetmit që konkurronin Hirscherin. Me Svindalin e rikuperuar nga lëndimi, Jansrudin po ashtu në veri të moshës së tij garues, e Henrik Kristoffersenit në pjekje, norvegjezët do të marrin këtë detyrë të francezëve. Më shumë është pritur edhe nga italianët të cilët kanë pësuar regres këtë sezon me Dominik Paris, Peter Fill, e Christof Inerhoffer jashtë Top10shit.

Aamdot-Kilde e Nestvold-Haugen do të duhej të merrnin dalëngadalë timonin nga Svindal, por ata që kanë lënë më së shumti përshtypje të rritjes sportive këtë vit padyshim që janë Beat Feuz e Thomas Dressen. Të dy kanë prishur planet e veteranëve në garën e lëshimit, duke fituar në garat më me traditë – Kitzbuhel, Wengen, e Kvitfjell.

Kriechmayr, Mayer, e Feller pritet t’i japin një shtytje gjeneratës së austriakëve, dështimet e të cilëve viteve të fundit po i mbulon Hirscheri, i cili është i vetmi austriak që ka fituar tituj të Kupës së Botës në këtë dekadë që po arrin drejt fundit.

Edhe Hirscher, edhe Shiffrin kanë bërë që ky sezon të duket i kotë. Kjo vlen vetëm nëse shohim renditjen, dhe shumicën e garave të sllallomit. Ndoshta edhe fakti që më shumë se çereku i disiplinave - 12 nga 38 tek femrat, 11 nga 36 tek meshkujt; kanë qenë në sllallom. Lëshimet kanë qenë të shkëlqyeshme tek të dyja konkurrencat, ngjashëm si super-G.

Përfshirja e garave paralele në sllallom e sllallom të madh nuk ka bërë më interesante renditjet, por garat kanë qenë goxha interesante.
Sezonin e ardhshëm tek femrat do të kemi nga 9 gara në sllallom e lëshim, 8 në sllallom të madh, e 7 superG. Tri gara paralele do të vazhdojnë të mbeten, gjersa Kupa e Botës do të shkoj edhe në Sochi, e Spindleruv Myln në Çeki.

Spindlerov Mlyn

Derisa femrat mbeten me 38 gara, meshkujt do të kenë tri më shumë, me 10 sllallom, 9 lëshim e sllallom të madh, dhe 7 superG. Tri kombinime, e tri gara paralele, me Banjskon që shtohet në listën e vendeve mikpritëse të kësaj gare.

Edhe finalet do të shkojnë në një vend të ri – Soldeu në Andorrë, 13-17 mars 2019. Si zakonisht gjithçka nis në 27 tetor në Solden, e Kampionati Botëror në skijim alpin është në Are, ndërmjet datave 5 e 17 shkurt 2019.

HENDBOLL

Vëllaznimi e Drita barazojnë në Gjakovë

Foto: FHK

19 Mars, 2018 @10:38

Me barazim është mbyllur dueli i luajtur në Gjakovë në mes...

HENDBOLL

Besa i revanshohet Prishtinës, shkëputet në krye

Foto: FHK

17 Mars, 2018 @22:56

Në xhiron e dytë të Superligës A në hendboll, skuadra e Besa...

KUPA E KOSOVËS

Orari i çerekfinaleve të Kupës

Fotot: FVK

14 Mars, 2018 @12:40

Këtë mesjavë, sot dhe nesër 14/15 mars, zhvillohen ndeshjet e...

KUPA E KOSOVËS

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës

Foto: KHPrishtina/fb

14 Mars, 2018 @10:51

Të martën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës...

HENDBOLL

Përfundon sezoni i rregullt, “ndahet” Superliga

12 Mars, 2018 @21:03

Pas 18 xhirove të zhvilluara, tashmë ka përfunduar pjesa e...

KRYHET XHIROJA XVIII

BesaFamgas dhe Prishtina me fitore të thella

11 Mars, 2018 @0:40

Me forcimin e ekipit të Prishtinës, Superliga e hendbollit të...

KUPA E KOSOVËS

Përfundon rrethi i parë, çiftet e rrethit të dytë

9 Mars, 2018 @0:19

Dje dhe sot janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të kupës së...

JAVA XVII

Hendboll, përmbledhja e xhiros XVII

BOROZANI / ARKIV

5 Mars, 2018 @10:31

Me përjashtim të Prishtinës, e cila e fitoi derbin e zhvilluar si...

SALZBURG WKF

Herolind Nishevci fiton turneun në Salzburg

4 Mars, 2018 @19:21

Karateisti më i mirë kosovar, Herolind Nishevci, ka fituar vendin e...

BOKS

Super Wilder, mbron titullin me KO

4 Mars, 2018 @10:46

I shumë kritikuar për faktin që nuk është ndeshur kurrë me...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

VOLEJBOLL

KV Vëllaznimi në Superligë pas 20 viteve

Foto: KV Vëllaznimi

16 Prill, 2018 @16:30

Pas 20 viteve, skuadra e Vëllaznimit në sportin e volejbollit ka...

GRAND PRIX ANTALYA 2018

Loriana Kuka e artë në Antalya 2018

8 Prill, 2018 @14:43

Xhudistja pejane, Loriana Kuka, është stolisur me medaljen e artë...

XHUDO BERLIN - KUPA EUROPIANE U18

Edhe Erza Muminoviq e artë

Foto: FXHK

7 Prill, 2018 @20:53

Erza Muminoviq (-44kg) ka shkëlqyer në kupën Evropiane për kadet...

ANTALYA GP

Akili i shtati në Antalya GP

7 Prill, 2018 @15:32

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar i shtati në...

Të gjitha lajmet nga Të tjera