Të gjitha lajmet

DITARI RUS (13)

Shkapërderdhja gjermane

Fotot: FIFA/fb

Shkapërderdhja gjermane

Shkruan: LUAN MORINA

28 Qershor, 2018 @14:19

Epo, kaq ishte për gjermanët. 

PA IDE

Ekip pa ide, pa lider, për të cilën pozitën më së shumti vepronte Joshua Kimmich! Muller i menjanuar anash, ngjashëm si Ozil në anën tjetër, me Kroosin që shfaqte dëshirë për të marrë përmendën. Sulmet ‘hendbollistike’ që dëmtonin ekipin me kundërsulmet e kundërshtarit. Gjermania u shkapërderdh, ashtu siç e meritonte. Dhe hierarkia e vendosur në krye duhet të largohet, jo vetëm Low. E as ky nuk është i sigurt që do të largojë.

Germany desperate after lose

Nëse asgjë, Son ndoshta do të lirohet nga ushtria me atë golin e fitores. Tekefundit nuk është ndonjë gjë e madhe për koreanët. Kanë eliminuar Spanjë, Itali, e tashti (më në fund me plotë mëritë) Gjermaninë.

EKIPI SUEDEZ PA IBRAHIMOVICIN

Për herë të parë në shumë vite, Suedia po luan si ekip. Dhe disa ekipe pa lider, pa dikë që dëshiron të bëhet lider janë më të mira.

Sweden team celebration

Kështu ndodh me ekipet si Tunizia, Maroku, e edhe Arabia Saudite. Për këtë arsye edhe Egjipti dështoi – duke u bazuar më shumë se që duhet tek lideri! Meksika janë më të mirë se të mërkurën! Me Brazilin do të jetë interesante të shohim se si do t’ia bëjnë. Nuk janë për t’u konsideruar autsajderë.

BLERIM XHEMAJLI

Mbrëmja ishte e lehtë, e qetë, asgjë befasuese. Zvicra humbi pozitën e parë, por më mirë e kanë me Suedinë se sa me Meksikën. Është parë ashiqare që shumica e ekipeve evropiane kanë problem me ekipet jugamerikane dhe qasjen e tyre në lojë. Kam frikë që tashmë e kanë luajtur finalen katërshja jonë, dhe nëse nuk rigjejnë motivimin, atëherë Suedia do të kalon në çerekfinale.

Coutinho

Coutinho është lojtari më produktiv tek Brazili. Dhe asgjë ma shumë se një lëndim i Neymarit s’do të ndihmonte këtë Brazil të ec tutje. Lëndimi i Danilos është më ‘sakatosës’ se sa lëndimi i Marcelos.

DITA KUR VENDOSIN KARTONËT

Sonte, belgët edhe anglezët do të luajnë për të humbur. I dyti nga ky grup, pa marrë parasysh me kë takohen në rrethin e parë eliminator. Në çerekfinale takohen me fituesin e ndeshjes ndërmjet Suedisë e Zvicrës. E në gjysmëfinale dikush ndërmjet Rusisë, Spanjës, Kroacisë, e Danimarkës.

Harry Kane header

Fituesi i grupit, në gjysmëfinale ka Argjentinën, Francën, Portugalinë, e Uruguain. E në çerekfinale, Brazilin ose Meksikën. Kuptohet, nëse nuk eliminohen nga dikush prej grupit H.

11-SHET

Formacionet: Senegali - Kolumbia

28 Qershor, 2018 @13:59

Janë publikuar formacionet startuese të Senegalit dhe të...

11-SHET

Formacionet: Japonia - Polonia

28 Qershor, 2018 @13:56

Janë publikuar formacionet startuese të Japonisë dhe të...

DUELI I EUROPALIGËS

Këtu mund ta ndiqni direkt Europa-Prishtina

Fotot: prishtinafc.com

28 Qershor, 2018 @13:52

Pas udhëtimit 21 orësh të Prishtinës dhe arritjes së ekipit në...

VENDOSIN KARTONAT

A do të kalkulojnë Anglia e Belgjika?

28 Qershor, 2018 @10:58

Rast unik në Rusia 2018 deri tash. Anglia dhe Belgjika janë duke...

GRUPI E: ZVICRA - KOSTA RIKA

Zvicra me pikën e nevojshme për kualifikim

Fotot: FIFA/twitter

27 Qershor, 2018 @21:35

Duke mos u varur fare nga ndeshja tjetër që zhvillohej në të...

GRUPI E: SERBIA - BRAZILI

Brazili dërgon Serbinë në shtëpi

27 Qershor, 2018 @21:22

Brazili duke e mposhtur Serbinë me rezultat 2-0, arriti të...

11-SHET

Formacionet: Zvicra - Kosta Rika

27 Qershor, 2018 @18:11

Janë publikuar formacionet startuese të Zvicrës dhe të Kosta...

11-SHET

Formacionet: Serbia - Brazili

27 Qershor, 2018 @18:04

Janë publikuar formacionet startuese të Serbisë dhe të Brazilit.

ROSSONERI

Milan përjashtohet nga garat evropiane

27 Qershor, 2018 @17:29

Për shkak të thyerjes së rregullave të fair-playit financiar,...

GRUPI F: MEKSIKA-SUEDIA

Dalin si liderë

27 Qershor, 2018 @17:08

Me një lojë fenomenale të treguar në pjesë të dytë të...

11-SHET

Formacionet: Senegali - Kolumbia

28 Qershor, 2018 @13:59

Janë publikuar formacionet startuese të Senegalit dhe të...

11-SHET

Formacionet: Japonia - Polonia

28 Qershor, 2018 @13:56

Janë publikuar formacionet startuese të Japonisë dhe të...

VENDOSIN KARTONAT

A do të kalkulojnë Anglia e Belgjika?

28 Qershor, 2018 @10:58

Rast unik në Rusia 2018 deri tash. Anglia dhe Belgjika janë duke...

GRUPI E: ZVICRA - KOSTA RIKA

Zvicra me pikën e nevojshme për kualifikim

Fotot: FIFA/twitter

27 Qershor, 2018 @21:35

Duke mos u varur fare nga ndeshja tjetër që zhvillohej në të...

GRUPI E: SERBIA - BRAZILI

Brazili dërgon Serbinë në shtëpi

27 Qershor, 2018 @21:22

Brazili duke e mposhtur Serbinë me rezultat 2-0, arriti të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018