Të gjitha lajmet

EKSKLUZIVE

Shoshi: Ndeshja më e rëndësishme e Kosovës

Foto: fiba.com

Shoshi: Ndeshja më e rëndësishme e Kosovës

12 Gusht, 2017 @11:11

Njëri ndër ardhjet e kësaj vere te Kosova, Lis Shoshi, që u dallua me lojën e tij në përballjen e parë ndaj Maqedonisë, pret që Kosova të arrijë fitore sonte ndaj rivalit të njejtë, në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Shkup.

Në një bisedë ekskluzive me Borozani.com, Shoshi ka thënë se kjo është ndeshja më e rëndësishme që do ta ketë Kosova, pasi që me fitore eventuale ekipi do të sigurojë fazën e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

Ndeshja më e rëndësishme në histori të reprezentacionit - SHOSHI

“Ndeshja e sotme me Maqedoninë ka me qenë ndeshja më e rëndësishme që e ka pas Kosova deri tash, pasi që fitorja eventuale do të na kualifikonte në raundin tjetër të kualifikimeve,” ka thënë Lisi, që luan për Little Rock në NCAA.

Më tej ai ka shtuar se reprezentacioni do të duhet të jetë i bashkuar si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje për të arritur te fitorja.

Të jesh, ose të mos jesh për Maqedoninë - SHOSHI

“Maqedonia luan ndeshjen ‘të jesh ose të mos jesh’ dhe mendoj se ata do të jenë shumë agresiv në fillim kurse ne duhet të kemi koncentrim dhe të luajmë së bashku në të dyja anët e fushës për të ardhur deri te fitorja,” ka bërë të ditur pritjet Shoshi në këtë përballje për Borozani.com.

Kosova me fitore ndaj Maqedonisë sonte do të siguronte kualifikimin në fazën e radhës kualifikuese të Kupës së Botës.

ORARI dhe TABELA

Kosova ka 1 fitore dhe 1 humbje deri tash, ndërsa Maqedonia 2 humbje. Lider i Grupit C është Estonia, që ka 2 fitore.

Ndeshja Maqedonia - Kosova luhet me dyer të mbyllura në Boris Trajkovski Arena (ora 20:30) të Shkupit sonte, pasi që Federata e këtij vendi e ka cilësuar ndeshjen si ‘të rrezikut të lartë’ dhe nuk ka vënë në dispozicion bileta për shikues.

MAQEDONIA - KOSOVA

Greenberg: Me fokus maksimal nesër

Brad Greenberg, selektor i Kosovës/ Foto: fiba.com

11 Gusht, 2017 @23:34

Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në përgatitjet e fundit të...

KOSOVA U16 - MAQEDONIA U16

Përsëri humbje në fund për Kosovën

11 Gusht, 2017 @14:52

E pabesueshme, por e vërtetë. Kosova U16 ka humbur përsëri në...

NË SOFJE

Levski i kthehet BIBL-it

11 Gusht, 2017 @12:58

Skuadra bullgare, Levski 2014, do t’i kthehet këtë stinor ligës...

EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 sot ndaj Maqedonisë

11 Gusht, 2017 @9:41

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në ditën e dytë të Europianit të...

KOSOVA U16

Kosova U16 mposhtet në sekondat e fundit

Foto: FBK

10 Gusht, 2017 @16:55

Në takimin e parë të Kampionatit Evropian U16, Divizioni B, Kosova...

S'KA BILETA

Maqedonia-Kosova, pa shikues!!!

Foto: gol.mk

10 Gusht, 2017 @16:14

Përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë...

EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 sot nis europianin

10 Gusht, 2017 @10:00

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve është...

OPINION

Këmbët e ngathta të Talinit

Fotografitë: fiba.com

10 Gusht, 2017 @9:20

Në ndeshjen e dytë të parakualifikimeve për Botërorin e 2019-s...

SPANJA

Sergio Llull mbetet jashtë Eurobasket 2017

10 Gusht, 2017 @9:11

Spanja do të mbetet pa yllin Sergio Llull në Eurobasket 2017. Në...

PAS NDESHJES

Kastrati: Optimist para ndeshjes me Maqedoninë

9 Gusht, 2017 @22:26

Përveç trajnerit Greenberg, pas humbjes foli edhe Erjon Kastrati,...

NIKE FIBA WORLD RANKING

Kosova e 96-ta në FIBA renditjen botërore

11 Tetor, 2017 @19:58

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, pas suksesit të arritur...

DEL VENDIMI I KOMISIONIT

Suspendohet Drilon Hajrizi

BOROZANI/D.S.

5 Tetor, 2017 @12:59

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimin e...

FRANCA

€2 milionë në humbje, kërkon ndërrim orari nga FIBA

Foto: fiba.com

21 Shtator, 2017 @22:25

Federata e Basketbollit të Francës, ka kërkuar nga FIBA që të...

NGA KONFERENCA

FIBA pranon projektin me 2813 ulëse, nëse bëhet para 2 nëntorit

Foto: FBK

21 Shtator, 2017 @14:51

Këshilltari i Sekretarit Gjeneral të FIBAs, Lubomir Kotleba, në...

ZYRTARE

Kroacia emëron përzgjedhësin e ri

18 Shtator, 2017 @17:50

Pas shkarkimit të Aleksandar Petrovicit, me të cilin Kroacia u...

Të gjitha lajmet nga Kina 2019