Të gjitha lajmet

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Shkruan: LUAN MORINA

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të mirat. Një titull kampioni në vitin e largët 1976, dhe një finale në vitin 2004 janë maksimumi që kanë bërë. Faza e grupeve është ajo ku më së shpeshti përfundojnë garat, ndonëse vitin e kaluar ishin në çerekfinale. Aty do të hasnin në Egjiptin, pasi kishin kaluar grupin duke mposhtur Togon dhe Bregun e Fildishtë.

Në Kupën e Botës vjen një ekip gati i ngjashëm, shto edhe të lënduarit në janarin e kaluar, me shumicën e lojtarëve që vijnë nga Spanja dhe Franca. Nga Franca vjen edhe trajneri Herve Renard.

MBRETI I AFRIKËS

Për dallim prej Marokut, Herve Renard është njëfarë mbreti i futbollit afrikan këtë dekadë. Në vitin 2012, udhëhoqi Zambinë drejt titullit të parë kontinental, për të përsëritur suksesin me Bregun e Fildishtë, tri vite më vonë. Për një vit kishte udhëhequr edhe Angolën, e kishte kaluar kohë edhe në stolin e Sochaux e Nice.

Morocco

Trajneri 45 vjeçar vlerësohet për vetëbesimin që ka kthyer tek ekipi i Marokut, duke i bërë të kualifikohet nga një grup që kishte Bregun e Fildishtë, Gabonin, e Malin. Shpirti luftarak ishte gjallëruar pas ardhjes së Renard, i cili kishte bërë edhe disa ndryshime në formacion.

EKIPI

Për Mehdi Benatian në mbrojtje ka kthyer Romain Saiss, i cili është më i familjarizuar me pozitën e mesfushorit defensiv. Gjithashtu, edhe mbrojtësin e djathtë të Realit të Madridit e ka zhvendosur në krahun e majtë, derisa krahun e sulmit të Watfordit, Nordin Amrabatin e ka vendosur në krahë të mbrojtës. Këtë punë Amrabat e bënte edhe tek Watford, të cilët më shpesh luajnë me mbrojtje treshe se sa me dyshe siç bën Renard.

Dyshimi më i madh mbetet tek portieri Munir. Gardiani i Numancias ka vetëm një lojë të zhvilluar për ekipin spanjoll i cili po lufton me Valladolidin për një kualifikim në La Liga. Është i çuditshëm fakti që Bono i Gironas mbetet rezervë e Munirit.

Morocco

Nuk janë të rralla rastet kur Renard angazhon Hamza Mendyl nga Lillë në pozitën e tij, të mbrojtësit të majtë, për të kaluar Hakimin në të djathtë, e Amrabatin në krahë të sulmit. Krahu i tjetër në sulm është i rezervuar për talentin e Ajaxit, Hakim Ziyech.

Si mbrojtës i majtë mund të luaj edhe Nabil Dirar i Fernebahces, gjersa në krahun e sulmit është edhe Amine Harit i Schalkes. Bashkë me Ziyech në anën tjetër, dhe Belhandan në mesfushë, Harit përbën një treshe sulmuese e cila vendoset ose pas En-Nesyrit të Las Palmasit ose pas Boutalibit me përvojë të Yeni Malatyasporit. Karim El Ahmadi dhe Moubarak Boussoufa janë emrat e pazëvendësueshëm në pjesën qendrore të mesfushës.

MEKSIKA

Për herë të parë në histori të vendit, Maroku do të kualifikohej në Kupën e Botës në vitin 1970 në Meksikë. Me një pikë dhe dy gola në tri ndeshje, Maroku do të pushonte për 16 vite, për t’u kthyer në Meksikë përsëri, pas 16 viteve. Tani do të shënonin fitore ne parë, ndaj Portugalisë në ndeshjen e fundit në grupin F, e cila fitore i bënte lider në këtë grup. Më parë kishin barazuar me Poloninë dhe Anglinë pa gola. Në rrethin e parë eliminator do të binin në Gjermaninë Perëndimore, ku një gol i Lothar Matthaus dy minuta para fundit do të shembte shpresat e afrikanëve.

Morocco

Pas tri humbjeve në SHBA, në Francë do të shënonin fitoren e dytë në histori të Kupës së Botës. Kësaj radhe ndaj Skocisë, me rezultat 3-0, me të cilin ishin mposhtur nga Brazili. Në ndeshjen e parë luanin baras me Norvegjinë, të cilëve fitorja ndaj Brazilit në ndeshjen e fundit do t’u siguronte kualifikimin në rrethin e dytë. Mustapha Hadji një gol, Abdeljalil Hadda e Salaheddine Bassir nga dy gola do të shënonin, në aventurën më efikase të Marokut në Kupën e Botës.

RUSSIA 2018

Pesë gola në një grup me Spanjën e Portugalinë do të jetë goxha vështirë për t’u shënuar. Pasi ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Iranit, më 15 qershor në ora 17, një fitore do t’u jepte shpresë për të ëndërruar rrethin e dytë. Me Portugalinë luajnë më 20 qershor, në ora 14. Ndërsa ndeshjen e fundit në grupe e zhvillojnë kundër Spanjës, në Kaliningrad Arena me datë 25 qershor, në ora 20.

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

LOPETEGUI

Real prezanton sot trajnerin e ri

14 Qershor, 2018 @11:15

Kampioni i Evropës, Real Madrid, prezanton sot trajnerin e ri të...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin...

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak...

KOLUMNE

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

14 Qershor, 2018 @9:00

Timi Padyshim që Tim Cahill është ndër emrat më të mëdhenj...

KOLUMNE

Arabia Saudite në botërorin e saj të pestë

14 Qershor, 2018 @8:30

Arabët kthehen në Kupën e Botës pas pushimit tetë vjeçar. Ishin...

KOLUMNE

Rusia - nikoqiri shpreson

14 Qershor, 2018 @8:00

Shansi i humbur Igor Akinfeev është portier më i gabueshëm që...

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin...

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018