Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Juventusi?

Si kaloi gjysmëvjetori te Juventusi?

Shkruan: LUAN MORINA

16 Shkurt, 2018 @8:45

Juventusi ka talentë. Nuk është ekipi më i talentuar në Itali. Nuk është ekipi me lojën më të bukur në Itali. Por, është ekipi më i suksesshëm në Itali, jo vetëm dekadën e fundit.

Dhe më së shumti në këtë drejtim u ka ndihmuar Calciopoli që ka qenë një rifillim i freskët, sidomos në rrafshin biznesor. Sot, askush s’mund të matet me ta dhe me këtë avantazh, Juventusi do të dominojë Serie A, jo vetëm këtë sezon.

I vetmi mëkat për këtë Juventus është timonieri i ekipit – Massimiliano Allegri.

Higuain & Dybala

Për shkak të tij, ekipi luan lojë që sjell rezultate, por jo patjetër lojë të bukur, sidomos ndaj ekipeve që mund të sfidojnë ata. Largimi i Bonuccit nuk vërehet sivjet. Por, do të vërehet vitin e ardhshëm kur Barzagli dhe Chiellini do të jenë edhe një vit më të plakur.

Caldara është në ardhje, Rugani ka nisur të rritet, e Benatia po kalon sezon të mirë. Nuk di sa mund të jetë lider. Për momentin nuk është ky problem, ama duhet të mendojnë pak më gjatë. Këtë vit Juventusi ka shfaqur të çarat e para në Serie A dhe atë jo nga ekipet me nam. Kanë humbur pikë edhe në Xhenovë.

Juventus

Një arsye tjetër pse Allegri duhet të ikën janë talentet. Dybala sezonin e parë ka mbetur në bankën rezervë për pjesën më të madhe të sezonit. Është strategji e Allegrit që dalëngadalë të aktivizojë talentët. Ngjashëm ka bërë me Pjacan, i cili tani te Schalke po gjen vend startues dhe golat.

Titulli është akoma i Juventusit. Torinezët nuk e kanë problem të sigurojnë kalimin edhe në rrugëtim në Ligën e Kampionëve. Nuk do ti vendosja në disavantazh pas 2-2 në Torino. Nuk i vendos në disavantazh as ndaj Napolit.
Por, në qershor ju nevojitet rifillimi. Ciro Ferrara, Gianluca Pessotto, e edhe një rikthim i Antonio Contes do të ishte zgjidhje.

NATA E EUROPA LIGËS

Milan mbron nderin italian

15 Shkurt, 2018 @23:40

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së parë eliminatore...

KOMUNIKATA E SKËNDERBEUT

Skënderbeu sqaron situatën

15 Shkurt, 2018 @16:32

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një komunikatë si reagim ndaj...

RENDITJA E FIFAs, SHKURT 2018

Ngritje në FIFA për Kosovën e Shqipërinë

15 Shkurt, 2018 @16:01

Renditja e fundit e reprezentacioneve të FIFA-së ka parë këtë...

PORTO - LIVERPOOL

Super Liverpool, në çerekfinale me goleadë

Foto: Squawka

14 Shkurt, 2018 @22:49

Vazhdojnë mbrëmjet e mira për skuadrat angleze në Evropë. Pas...

REAL MADRID - PSG

Kampioni tregon forcën, shkon në Francë me epërsi

14 Shkurt, 2018 @22:38

Me fitoren e Real Madridit është mbyllur dueli i parë i 1/8 së...

KUPA E KOSOVËS: DRE-ARB

Hamiti show, Drenica në çerekfinale

14 Shkurt, 2018 @22:33

Njeriu që ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit si...

KUPA E KOSOVËS: VEL-RAH

Gashi e Vula kujdesen për çerekfinale

14 Shkurt, 2018 @22:25

Në mot të ftohtë dhe në terren me borë, Vëllaznimi ka arritur...

KUPA E KOSOVËS: IST-DRI

Raste plotë, Neziraj vendimtar

14 Shkurt, 2018 @21:57

Dominim total i Dritës në ndeshje. Asnjë rast për Istogun vendas...

KUPA E KOSOVËS: BAL-GJI

Përforcimi Hajdini kualifikoi Gjilanin

Foto: KF Gjilani

14 Shkurt, 2018 @21:07

U fut në ndeshje si zëvendësues nga trajneri Arbnor Morina dhe në...

EMRE CAN

Për të rinuar mesfushën e kampionit

Foto: premierleague.com

30 Prill, 2018 @15:39

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can, pritet të jetë lojtar i...

ANDERSON TALISCA

Roma ‘siguroi’ Taliscën?!

30 Prill, 2018 @15:05

Mediat italiane dhe ato turke kanë zbardhur ditën me raportin se...

INTER - JUVENTUS

Dy përmbysje dhe një fitore e Juventusit në ‘Derby d’Italia’

28 Prill, 2018 @22:24

Një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në Serie A u zhvillua...

KOLUMNE

5 për fundjavë!

O.K / BOROZANI

28 Prill, 2018 @9:00

1 Freiburg – Koln (e shtunë, ora 3.30) E shtuna pasdite do të...

5 PËR VIKEND

5 derbi për vikend

Graph. O.Kraja

21 Prill, 2018 @13:19

Manchester Utd – Tottenham (e shtunë, ora 6e15) Të dyjave iu...

Të gjitha lajmet nga Serie A