Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Tottenhami?

Si kaloi gjysmëvjetori te Tottenhami?

Shkruan: LUAN MORINA

17 Shkurt, 2018 @8:00

Ekipi me futbollin më të mirë në Premier League tri vitet e fundit është ekipi më axhami. Kjo axhami më së miri pasqyrohet tek qendërmbrojtësi Davinson Sanchez.
Në një sezon ku lëndimet kanë mbajtur jashtë Danny Rosen e Toby Alderweireldin, axhamillëku tek linja e mbrojtjes, përjashto Vertonghenin, është vërejtur shpeshherë.

Në Premier League, Sanchez pos kartonëve të kuq që e kanë mbajtur deri tri ndeshje jashtë, ka ‘kontribuar’ edhe me autogola. Është çmim që duhet të paguhet për një të ri nëse dëshiron ta adaptosh në futbollin e Premier League. Diçka që duhet të ndjekin edhe trajnerët tjerë me lojtarë që kanë blerë edhe më shtrenjtë se Sanchezi! Davinson Sanchezi!

Heung Min Son, Tottenham

Aurier nuk ka lënë hapësirë të vërehet largimi i Walker. Por, ngjashëm si Sanchez edhe atij i nevojitet kohë për tu adaptuar tek ekipi i Spurs. Me çmimin që është marr, besoj që mund të shndërrohet në tre mbrojtësit e djathtë më të mirë në ligë.

Mesfusha ka pasur shumë rotacion. Një kohë lëndimet kanë ndjekur Spurs, por së fundmi kanë gjetur një stabilitet. Një ndër emrat kyç është Dier. Ai është një mesfushor defensiv, më defensiv se të zakonshmit. Është një pozitë që kryen punën kryesore në ekip, sidomos në një ekip ku ka talentë të mjaftueshme në mesfushë.

Pochettino

Njëri nga këto talente tek Spurs, ka dëshpëruar me të madhe muajt e fundit. Dele Alli është larg formës së tij. Duket i fjetur shumicën e kohës, dhe ndoshta është gjëja më e mirë për rritjen e tij mendore në fushë. Është lojtar temperament dhe ka nevojë për këshillim profesional që të shfrytëzoj talentin e tij të bollshëm.

Një talent i shkëlqyeshëm, edhe i pjekur përkundër moshës jo aq të madhe, del të jetë Harry Kane. Pas gushtit, ai ka vazhduar formën e shkëlqyeshme duke arritur të shënoj në përballjet kryesore. Dëshpërim ka qenë edhe Lamela, i cili akoma nuk ka gjetur veten pas lëndimit. Son është kthyer në njërën prej armëve kryesore krahas Kane javëve të fundit. Gjithashtu Llorente është rezervë e mirë në krahasim me rezervat që ka pasur vitin e kaluar.

Mbi të gjitha, meritat për suksesin, më shumë për lojën e bukur të Tottenham viteve fundit kanë nënshkrimin e Mauricio Pochettinos. Njëkohësisht me lojtarët e Spurs, edhe ai është pjekur viteve të fundit. Sezonin e kaluar shpeshherë adaptonte formacionin varësisht prej kundërshtarit dhe kjo kishte kundër-efekt. Këtë vit të tjerët po i adaptohen lojës së tij.

Këtë vit, Tottenham ka luajtur pa frikë dhe ka marr goxha rezultate pozitive ndaj ekipeve të mëdha. Tashmë janë pjesë e 6shes dhe atë pjesës së epërme të 6shes. Larg tabelës, loja e tyre është më e bukura nga ekipet e 6-shes angleze.

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Interi?

16 Shkurt, 2018 @16:00

Nuk është hera e parë që Interi në nëntor është kandidat për...

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Juventusi?

16 Shkurt, 2018 @8:45

Juventusi ka talentë. Nuk është ekipi më i talentuar në Itali....

NATA E EUROPA LIGËS

Milan mbron nderin italian

15 Shkurt, 2018 @23:40

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së parë eliminatore...

KOMUNIKATA E SKËNDERBEUT

Skënderbeu sqaron situatën

15 Shkurt, 2018 @16:32

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një komunikatë si reagim ndaj...

RENDITJA E FIFAs, SHKURT 2018

Ngritje në FIFA për Kosovën e Shqipërinë

15 Shkurt, 2018 @16:01

Renditja e fundit e reprezentacioneve të FIFA-së ka parë këtë...

PORTO - LIVERPOOL

Super Liverpool, në çerekfinale me goleadë

Foto: Squawka

14 Shkurt, 2018 @22:49

Vazhdojnë mbrëmjet e mira për skuadrat angleze në Evropë. Pas...

REAL MADRID - PSG

Kampioni tregon forcën, shkon në Francë me epërsi

14 Shkurt, 2018 @22:38

Me fitoren e Real Madridit është mbyllur dueli i parë i 1/8 së...

KUPA E KOSOVËS: DRE-ARB

Hamiti show, Drenica në çerekfinale

14 Shkurt, 2018 @22:33

Njeriu që ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit si...

KUPA E KOSOVËS: VEL-RAH

Gashi e Vula kujdesen për çerekfinale

14 Shkurt, 2018 @22:25

Në mot të ftohtë dhe në terren me borë, Vëllaznimi ka arritur...

MOHAMED SALAH

I pari edhe te autorët

Foto: premierleague.com

1 Maj, 2018 @15:02

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah, është emëruar lojtari i...

EMRE CAN

Për të rinuar mesfushën e kampionit

Foto: premierleague.com

30 Prill, 2018 @15:39

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can, pritet të jetë lojtar i...

KOLUMNE

5 për fundjavë!

O.K / BOROZANI

28 Prill, 2018 @9:00

1 Freiburg – Koln (e shtunë, ora 3.30) E shtuna pasdite do të...

ALEX OXLADE CHAMBERLAIN

Përfundon stinorin, humb edhe Botërorin

Foto: premierleague.com

25 Prill, 2018 @21:28

Futbollisti i Liverpoolit, Alex-Oxlade Chamberlain ka përfunduar...

FA CUP: 1/2

United vs. Chelsea, finalja e FA Cup

Foto: BT Sports

22 Prill, 2018 @16:48

Pas Manchester Unitedit, finalisti i dytë i FA Cup është Chelsea....

Të gjitha lajmet nga Premier League