Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori tek Barcelona?

Si kaloi gjysmëvjetori tek Barcelona?

Shkruan: LUAN MORINA

16 Janar, 2018 @8:41

Në analizën verore për Barcelonën, ende pa nisur afati kalimtar, pata shtjelluar një mundësi se si Arda Turan mund të kthehej në mesfushor ofensiv për të ndihmuar Barcelonën. Arda Turan është kthyer jo në mesfushor, por në ekip turk jashtë katërshes së madhe – Istanbul Basaksehir.

Arda Turan

Vetë ideja e transferimit të tij ka qenë e dështuar dhe mund t’i shkruajnë nja 60 milionë euro si humbje! Ama kjo nuk ka rëndësi kur ekipi po ka sukses.
Ka shumë faktorë, por unë do t’i përmendja dy kryesorë sipas mendimit tim.

FAKTORËT

I pari është Marc Andre Ter Stegen.

Gjermani ka qenë portieri më i mirë gjerman i vitit të kaluar! Paraqitja e tij shumë shpesh ka shpëtuar Barcelonën nga momente që do të mund të humbnin edhe lojën. Portieri është faktor vital në lojë dhe një (mos)intervenim i tij mund të ndryshojë krejt kahun e ndeshjes. Ka qenë fantastik!

Ter Stegen

Faktori kryesor është Ernesto Valverde.

Gjërat që ka bërë Valverde këtë sezon dëshmojnë një pjekuri sipërore në menaxhim. E para, menaxhimi i situatës së Neymarit që nuk ka qenë një gjë e lehtë për t’u kapërcyer sidomos jashtë terrenit. E në terren nga 4-3-3 është kthyer në 4-4-2 me lëndimin e Dembeles dhe rënien nga forma të Deulofeu. I pari ka kohë për t’u dëshmuar me vetëm sezonin e dytë në një ekip të madh, derisa Deulofeu kurrë s’mund të jetë startues tek Barcelona.

4-3-3 në 4-4-2

Me 4-4-2, Valverde ka vendosur Messin në hije të Suarezit, duke e bërë uruguajanin të ketë më pak punë me top, por me të njëjtin efekt në shënime. Kjo ka sjellë një mesfushë katërshe duke aktivizuar më së shumti Paulinhon. Braziliani është pozicionuar në lojtarin më të lirë në fushë duke kontribuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Liria e këtillë nuk ka qenë aq prezentë tek Luis Enrique i cili ka preferuar një ndarje repartesh me 4-3-3.

NDIKIMI

Ngadalë, por sigurt është humbur ndikimi i Iniestës e Piques në formacion. I pari kryesisht për shkak të moshës, derisa i dyti për shkak të rënies nga forma. Vërejmë një lodhje tek Pique dhe largimi i Mascheranos mund ta linte në telashe të mëdha Valverden.

Vermaelen

Por, Vermaelen më në fund po ia del të ketë një paraqitje të rregullt tek Barcelona, e Mina ndoshta do të dalë më i mirë se Marloni. Umtiti është për momentin mbrojtësi më i mirë i Barcelonës.
Edhe Semedo ka gjetur veten edhe pse goxha bëhet rotacion në pozitën e tij. E ndër margaritarët më të vlefshëm tek Barcelona është Sergio Roberto. Mund ta definoj edhe lojtarin më të vyeshëm në ekip për shkak të shpirtit luftarak dhe mos-dorëzues, dhe aftësisë për t’u renditur në shumë pozita dhe atë suksesshëm.

MENAXHERI VALVERDE

Kjo që po ndodh tek Barcelona do të kishte marrë kohië dhe pasoja në ekipe tjera. Edhe tek katalunasit me ndonjë trajner tjetër. Valverde po bën punë të shkëlqyeshme në menaxhimin e ndryshimeve. Neymar ka ikur, tashti do të bie në plan të dytë edhe Iniesta e Busquets. Vend në këtë ekip nuk do të ketë as për Rakiticin.

Valverde

Këtë sezon kanë potencial për të fituar më shumë se titullin e La Ligas. Kanë potencial të vendosin bazat e një dinastie që do të mund të dominonte futbollin botëror edhe për një pesëvjeçar. E Valverde duket të jetë njeriu i përkryer për të udhëhequr këtë ndryshim!

UNITED - STOKE

Vetëm fitore në janar

Foto: premierleague.com

15 Janar, 2018 @22:37

Manchester United ka vazhduar me fitore, duke e shënuar të tretën...

MEDIA

McCarthy lëvdon talentin e Celinës

Ish-trajneri i Irlandës, Sunderlandit, Wolvesit dhe tash i Ipswichit, Mick McCarthy (58 vj.)

15 Janar, 2018 @15:10

Trajneri i Ipswich Townit, Mick McCarthy, ka lëvduar reprezentuesin...

SULMUESI PEJAN

Fatos Beqiraj në elitën belge

15 Janar, 2018 @14:16

Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, që ka bërë karrierë në disa...

POTTERS

Stoke emëron trajnerin para ndeshjes me United

15 Janar, 2018 @12:39

Ndeshja e radhës për ekipin e Stoke City luhet sonte me fillim prej...

MEDIA

Giggs trajner i përfaqësueses

REUTERS/Arkiv

15 Janar, 2018 @8:49

Futbollisti i dikurshëm i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, që punoi...

STATS

366, Messi kalon Müllerin

14 Janar, 2018 @22:41

Me golin e shënuar sonte ndaj Sociedadit, Leo Messi ka thyer edhe...

SOCIEDAD - BARCELONA

Fitore me përmbysje, Barcelona thyen mallkimin ‘Anoeta’

Foto: AS

14 Janar, 2018 @22:36

Pas fitores vitin e kaluar në kuadër të ‘Copa Del Rey’, Barcelona...

NË DRENAS

Nikli përforcohet me Ahmetin

14 Janar, 2018 @21:18

Skuadra e Ferronikelit ka bërë të ditur pak më parë se ka...

DORTMUND - WOLFSBURG

S’ka fitore për Dortmundin

Foto: bvb.de

14 Janar, 2018 @20:30

Pas dy fitoreve me radhë të shënuara në fund të vitit të...

ARANZHOHET MIQËSORJA

Kosova në miqësore me lojtarët e Superligës

14 Janar, 2018 @19:27

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka arritur marrëveshje me...

LIVERPOOL - CITY

Lideri ndalet në Anfield Road

Foto: premierleague.com

14 Janar, 2018 @18:54

Pas 23 xhirove të këtij stinori, lideri i Premier Ligës,...

EL CLASICO

El Clasico, formacionet startuese

6 Maj, 2018 @18:43

Me fillim nga ora 20:45, Barcelona dhe Reali takohen mes vete në...

5 PËR VIKEND

Mbijetesa, titulli dhe El Clasico

Graph. Olsen Kraja

4 Maj, 2018 @19:01

Stoke City – Crystal Palace (e shtunë, ora 1e30) Për mysafirët...

DANI CEBALLOS

Betisi synon kthimin e lojtarit nga Reali

30 Prill, 2018 @14:50

Në verën e kaluar e shitën te Real Madridi për 16.5 milionë...

MEDIA TALK

Barça gjen zëvendësim për Iniestën?!

Foto: UEFAChampionsLeague/fb

30 Prill, 2018 @14:17

Pasi që Andres Iniesta do të largohet në fund të këtij stinori...

DOMINIMI I DEKADËS

7he Champ10ns - Barcelona

Fotot: FCBarcelona/fb

29 Prill, 2018 @22:09

Me fitoren 2-4 ndaj Deportivo La Corunas sonte, Barcelona ka fituar...

Të gjitha lajmet nga La Liga