Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori tek Manchester City?

Si kaloi gjysmëvjetori tek Manchester City?

Shkruan: LUAN MORINA

17 Janar, 2018 @8:15

Më në fund humbën! E humbën një ndeshje pasi titulli është i siguruar moti!

Në Barcelonë dhe Bayern, Guardiola ka luajtur pa mbrojtje! Kjo më së miri shpjegohet nga strategjia e mbajtjes së topit. Për këtë arsye vitin e kaluar Sagna, Clichy, Zabaleta, e Kolarov ishin pjesë e Cityt. Për dallim nga La Liga dhe Bundesliga ku kundërshtari ka nerva të pres gabimin dhe të kthehet mbrapa e të lë të mbash topin, në Premier League nervat janë më të pakta tek shikuesit të cilët refuzojnë inferioritetin ndaj kushdo që del përpara.

MË TË MIRËT

I është dashur një sezon për të kuptuar që edhe mbrojtja ka nevojë të jetë e nivelit të lartë. Megjithatë nuk përkthehet ashiqare në sukses tek City. Dy emra në fushë do ti veçoja si shtyllat kryesore tek suksesi i Cityt këtë sezon – Ederson dhe David Silva.

David Silva

Tek Analiza Verore për Manchester Cityn kam përmendur transformimin e David Silvas në një Yaya Toure. Silva këtë sezon është kthyer edhe në pjesën defensive të mesfushës, përpos lëvizjes në tri kahet e mesfushës ofensive.

LIRIA

Pos Silvas, liri të madhe Guardiola i ka dhënë edhe De Bruynes. Dhe kur këta dy kanë hapësirë për të ndryshuar krahët e pozitat, krijohet një tollovi tek mbrojtjet kundërshtare të cilat nuk e kanë lehtë të përballen me lëvizje të këtilla të lojtarëve. Këto lëvizje kanë ndikuar edhe tek një Sterling që nuk e kemi parë kurrë më heret.

Sterling

Raheem ka qenë vendimtar në disa gola të vonshëm. Puna e Guardiolas në përgatitjen psikike të këtij lojtari dhe krejt ekipit mund të vërehet tek ndeshjet e fituara vonë. Për dallim nga disa ekipe tjera, Manchester City luan me mentalitetin e ‘golit të artë’. Ndeshja rinis pas çdo goli për ta dhe ky mentalitet do të mund t’i sillte një kamionetë me tituj këtë sezon!

TITUJT

E nëse kjo kamionetë titujsh njërën tabelë do të kishte emrin e David Silvas, në tjetrën do të duhej emri i Edersonit. Portieri brazilian ka qenë fenomenal këtë sezon, duke intervenuar në ato gjuajtje që kanë arritur në drejtimin e tij. Ka qenë vendimtar në shumë raste dhe është një përmirësim ekstrem në krahasim me Claudio Bravo.

Kanë humbur Sanchezin, mirëpo nuk është problem i madh për ta. Ndoshta edhe mund ta marrin në fund, edhe pse në momentin e këtij shkrimi po flitet për një transferim të përfunduar tek United. Nuk shoh nevojë për tu përmirësuar pasi Kupa e Ligës po shkon drejt fundit, e për Kupën FA e Ligën e Kampionëve kanë mjaft alternativa nëse nuk ndodh ndonjë lëndim afatgjatë.

Guardiola

Do të ketë ardhje të ndonjë mesfushori defensiv në verë për të zëvendësuar Fernandinhon e Yaya Touren. Ky i fundit meriton çdo medalje që mund të fitojnë këtë vit citizenët. Bashkë me David Silvan e Vincent Kompanyn janë treshja që ka vënë themelet e ‘epokës Abu Dhabi’ të Cityt. Epokë që më në fund po shfaq suksesin të planifikuar në fillim.

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori tek Barcelona?

16 Janar, 2018 @8:41

Në analizën verore për Barcelonën, ende pa nisur afati kalimtar,...

UNITED - STOKE

Vetëm fitore në janar

Foto: premierleague.com

15 Janar, 2018 @22:37

Manchester United ka vazhduar me fitore, duke e shënuar të tretën...

MEDIA

McCarthy lëvdon talentin e Celinës

Ish-trajneri i Irlandës, Sunderlandit, Wolvesit dhe tash i Ipswichit, Mick McCarthy (58 vj.)

15 Janar, 2018 @15:10

Trajneri i Ipswich Townit, Mick McCarthy, ka lëvduar reprezentuesin...

SULMUESI PEJAN

Fatos Beqiraj në elitën belge

15 Janar, 2018 @14:16

Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, që ka bërë karrierë në disa...

POTTERS

Stoke emëron trajnerin para ndeshjes me United

15 Janar, 2018 @12:39

Ndeshja e radhës për ekipin e Stoke City luhet sonte me fillim prej...

MEDIA

Giggs trajner i përfaqësueses

REUTERS/Arkiv

15 Janar, 2018 @8:49

Futbollisti i dikurshëm i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, që punoi...

STATS

366, Messi kalon Müllerin

14 Janar, 2018 @22:41

Me golin e shënuar sonte ndaj Sociedadit, Leo Messi ka thyer edhe...

SOCIEDAD - BARCELONA

Fitore me përmbysje, Barcelona thyen mallkimin ‘Anoeta’

Foto: AS

14 Janar, 2018 @22:36

Pas fitores vitin e kaluar në kuadër të ‘Copa Del Rey’, Barcelona...

NË DRENAS

Nikli përforcohet me Ahmetin

14 Janar, 2018 @21:18

Skuadra e Ferronikelit ka bërë të ditur pak më parë se ka...

DORTMUND - WOLFSBURG

S’ka fitore për Dortmundin

Foto: bvb.de

14 Janar, 2018 @20:30

Pas dy fitoreve me radhë të shënuara në fund të vitit të...

DREJT PREMIER LEAGUES

100 milonë funta për Lewandowskin

22 Maj, 2018 @11:13

Skuadra londineze Chelsea, dëshiron ta forcojë repartin e sulmit me...

STRATEGU KILIAN

Manuel Pellegrini përsëri në Premier League

22 Maj, 2018 @10:54

Strategu kilian, Manuel Pellegrini, stinorin e ardhshëm do të jetë...

FA CUP: FINALJA

Chelsea fiton FA Cup

Foto: FC Chelsea

19 Maj, 2018 @20:24

Një gol i belgut Eden Hazard ishte i mjaftueshëm që Chelsea ta...

PAUL LAMBERT

Pas rënies, largohet trajneri

REUTERS/Arkiv

19 Maj, 2018 @13:33

Ranë nga Premier Liga pas një dekade të kaluar aty dhe tash...

ARTETA @ ARSENAL

Sot bisedimet

17 Maj, 2018 @11:12

Mediat angleze sot njoftojnë për takimin që do të mbahet mes...

Të gjitha lajmet nga Premier League