Të gjitha lajmet

ITALIA - SHQIPËRIA

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

24 Mars, 2017 @22:45

Italia
Shqipëria
Italia 2 : 0 Shqipëria
De Rossi 12' (P), Immobile 80'

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

Shqipëria ka pësuar humbjen e tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë u mposhtën në “Renzo Barbera” nga njëra prej kundërshtareve më të forta të grupit, Italia, me rezultat 2-0.

Formacioni startues i Shqipërisë që u caktua nga Gianni De Biasi, paralajmëronte për një lojë defansive dhe me kundërsulme të kuqezinjëve për të arritur deri tek rezultati pozitiv, mirëpo planet e De Biasit u prishën qysh në minutën 11’, kur Migjen Basha shkaktoi penallti, ndërsa penalltinë në gol e shndërroi mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.

Ky gol i dha siguri dhe qetësi skuadrës italiane, e cila mundohej ta mbante më shumë topin në këmbë, ndërsa Shqipëria u mundua të rrezikonte kryesisht me depërtimet nga krahu të Odise Roshit.

Italia pati disa raste të rrezikshme, por portieri i ri, Thomas Strakosha, dha siguri në portën e tij.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën 56’ ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të ndezjes së flakadanëve nga ana e tifozëve shqiptarë, që krijoi në tym të madh në fushën e stadiumit.

Kjo bëri që gjyqtari kryesor ta merr topin dhe të futet në zhveshtore, ndërsa futbollistët e Shqipërisë u munduan ta qetësojnë situatën duke komunikuar me tifozët në tribuna.

Ndeshja iu rikthye normalitet pas afërsisht 10 minutave, ndërsa në minutën 71’ erdhi edhe goli i dytë për Italinë.

Ishte sulmuesi Ciro Immobile ai i cili shënoi për 2-0, kur pas krosimit nga krahu i djathtë, u tregua i saktë me kokë duke e mposhtur bashkëlojtarin e tij te Lazio, Thomas Strakoshën.

Për të gjetur golin, De Biasi bëri disa ndryshime në formacion duke e futur Armando Sadikun, Eros Grezdën e Liridon Latifin, por as këta ndryshime nuk dhanë rezultat dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Italisë.

VIDEO: ITA-ALB

Italia dyfishon epërsinë

24 Mars, 2017 @22:26

Ciro Immobile i ka shënuar bashkëlojtarit të tij në Lazio, Thomas...

ITA-ALB

Ndërprehet ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë

24 Mars, 2017 @22:03

Tymi i madh i krijuar nga ndezja e flakadanëve në tribuna, ka...

VIDEO: KOS-ISL

Goli i Nuhiut ngjall shpresat e Kosovës

24 Mars, 2017 @21:54

Atdhe Nuhiu ka shënuar në minutën 53’ për ta ngushtuar epërsinë...

PJESA E PARË: KOS-ISL

Dy gabime, dy gola në pjesën e parë

Foto: Twitter/ @kosovanfooty

24 Mars, 2017 @21:33

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Islandës me...

PJESA E PARË: ITA-ALB

Pjesa e parë: Epërsia falë penalltisë për Italinë

24 Mars, 2017 @21:32

Goli i vetëm i shënuar nga Daniele De Rossi, e përcaktoi...

VIDEO: KOS-ISL

Goli i Sigurdsson për rezultatin 0-2 ndaj Kosovës

24 Mars, 2017 @21:22

Benjamin Kololli shkaktoi penallti në minutën 34’ pas një...

VIDEO: KOS-ISL

Goli i epërsisë për Islandën

24 Mars, 2017 @21:16

Gabimin e mbrojtjes së Kosovës islandezët e shfrytëzuan në...

VIDEO: ITA-ALB

De Rossi kalon Italinë në epërsi

24 Mars, 2017 @20:59

Italia nga minuta 12’ është në epërsi në ndeshjen kundër...

PARA NDESHJES

Tribunat gjysmë të zbrazëta në Loro Boriçi

24 Mars, 2017 @20:36

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Kosovë-Islandë, gati gjysma e...

ARANZHOHET MIQËSORJA

Shqipëria ndaj Uellsit

13 Prill, 2018 @11:09

Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në...

NGRITJE KUQEZI

Dy pozita përpjetë

Foto: FSHF

12 Prill, 2018 @10:12

Përkundër humbjes së pësuar nga Norvegjia në miqësore, shikuar...

NDARJA E HISES

Liga e Kombeve, sa euro i fiton Kosova?

BOROZANI/ D.S./ Arkiv

29 Mars, 2018 @13:39

Pas shortit, së fundmi UEFA ka publikuar edhe shifrat që do të...

SLLOVAKIA-SHQIPËRIA

4 ditë, 7 gola të pësuara, mposhten kuqezinjtë

Foto: FSHF

27 Mars, 2018 @18:18

Pas humbjes në Selman Stërmasi 2-3, Shqipëria U21 është mposhtur...

SHQIPËRIA - NORVEGJIA

Shqipëria mposhtet minimalisht nga Norvegjia

26 Mars, 2018 @19:55

Në miqësoren e zhvilluar sonte në Elbasan ndaj Norvegjisë,...

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja