Të gjitha lajmet

1/4: SLLOVENIA - LETONIA

S’ka vend për befasi, Sllovenia në gjysmëfinale

Foto: fiba.com

S’ka vend për befasi, Sllovenia në gjysmëfinale

12 Shtator, 2017 @22:58

Sllovenia
Letonia
Sllovenia 103 : 97 Letonia
L.Doncic 27 pikë K.Porzingis 34 pikë

1/4

Edhe pse ndeshja kaloi më ngushtë se që pritej, Sllovenia e kaloi pengesën e quajtur Letoni dhe e arriti gjysmëfinalen e EuroBasket2017.

Letonia u tregua skuadër tejet e mirë në çerekun e dytë, të cilin e mbylli me 32 pikë të shënuara dhe 17 të pranuara, mirëpo sllovenët u rikthyen në lojë që nga çereku i tretë dhe e mbyllën takimin me fitore me rezultat tejet të ngushtë 103-97, duke dëshmuar se kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura të këtij kampionati të sivjetëm.

SKEMA DREJT FINALES

I zakonshmi Goran Dragic ishte ai që përsëri ia dhuroi skuadrës së tij fitoren, duke realizuar 26 pikë, 8 asistime e 6 kërcime, mirëpo për t’u përmendur padyshim është paraqitja e 18-vjeçarit Luka Doncic, i cili sonte ishte i jashtëzakonshëm me 27 pikë të shënuara. Në anën tjetër, 34 pikët e Kristaps Porzingis ishin të pamjaftueshme për të shkaktuar befasi dhe Letonia u detyrua të pajtohet me humbjen.

Në gjysmëfinale Slloveninë e pret Spanja në një duel i cili vendos përballë dy përfaqësuese që nuk dijnë për humbje që një kohë të gjatë.

MBESIN BARDHEKALTËR

Shima dhe Hysenagolli, vazhdojnë me Tiranën

Dikur, bashkë te KB Peja, tash te KB Tirana/ BOROZANI/Arkiv/Edrin Shkuliqi

12 Shtator, 2017 @21:57

Dyshja më e dalluar e basketbollit të Shqipërisë në vitet e...

TRAJNER I RI NË SUHAREKË

Denis Bajramovic trajner i ri i Yllit

Denis Bajramovic, është zyrtarizuar si trajner i ri i Yllit të Suharekës sot

12 Shtator, 2017 @21:42

Pas ndërprerjes së marrëveshjes me trajnerin Boban Ninic, për...

MIQËSORE: PRISHTINA-MORNAR

Fitore e ngushtë e Prishtinës ndaj Mornarit

12 Shtator, 2017 @21:19

Edhe pse në 2 minutat e fundit të ndeshjes nuk arriti të shënojë...

QENDRA NË PRIZREN

Urim Zenelaj rikthehet te Bashkimi

BOROZANI/Arkiv/Erdis Driza

12 Shtator, 2017 @21:18

Pas 4 stinorëve, qendra gjigande e basketbollit vendor, Urim Zenelaj...

1/4: GJERMANIA - SPANJA

Spanja, gjysmëfinalistja e parë

Foto: fiba.com

12 Shtator, 2017 @19:27

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e EuroBasket2017! ‘Furia e...

THE BEST PERFORMANCES OF TOP 16

TOP 5 nga e teta e finales së Eurobasket 2017

Aleksei Shved, ylli i Rusisë/ Fotot: fiba.com

11 Shtator, 2017 @23:31

Basketbollisti i Rusisë, Alexey Shved, është përzgjedhur...

1/8: KROACIA - RUSIA

Rusia deklason Kroacinë, në pjesë të dytë

fiba.com

10 Shtator, 2017 @22:34

Rusia sonte me lehtësi e kaloi Kroacinë duke e mposhtur bindshëm...

1/8: SPANJA - TURQIA

Spanja nuk ndalet, vazhdon drejt çerekfinales

fiba.com

10 Shtator, 2017 @20:16

Me lojë të mirë dhe pa shumë probleme, përfaqësuesja e Spanjës...

1/8 E FINALES

Serbët arrijnë çerekfinalen

Foto: fiba.com

10 Shtator, 2017 @16:01

Serbia ka arritur çerekfinalen e Eurobasket 2017, duke e mposhtur...

Të gjitha lajmet nga Eurobasket