Të gjitha lajmet

FED CUP

Skandaloze: Moldavia s’lejon pjesëmarrjen e Kosovës

Skandaloze: Moldavia s’lejon pjesëmarrjen e Kosovës

Teksti: FTK

13 Qershor, 2017 @10:14

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis për femra nuk do të marr pjesë në Fed Cup të këtij viti që mbahet në Moldavi në ditët në vijim. Pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës e ndaloi shteti i Moldavisë si organziator i Fed Cup të Grupit III të zonës së Europës dhe Afrikës.

Në arsyetimin e dhënë nga Federata e Tenisit të Moldavisë thuhet se përkundër përpjekjeve të mëdha të tyre si federatë nuk kanë arritur të i bindin zyrtarët qeveritarë moldavë të i japin viza hyrëse ekipit të Kosovës me arsyetim se shteti i Moldavisë nuk e ka pranuar Kosovën si shtet!

Me këtë është bërë shkelje flagrante e rregullorës së organizimit të garave nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).  ITF si mbikqyrës i ngjarjes më të madhe ekipore të shteteve siç është Fed Cup, me restin e nënshkrimit të memorandumit me shtetin organizator që në këtë rast është Moldavia kërkon që të i lejohet pjesëmarrja të gjitha shteteve pa asnjë kushtëzim.

Moldavia nuk iu përmbajt kësaj rregulloreje duke i bërë padrejtësi të madhe përfaqësueses së Kosovës në tenis për femra. Përfaqësuesja e Kosovës ishte e përbërë nga teniste shumë të mira kosovare që karrierën e tyre në tenis e zhvillojnë në shtetet europiane.

Donika Bashota, Adrijana Lekaj dhe Lirigzona Murati së bashku me tenisten më të mirë nga Kosova, Blearta Ukëhaxhaj, nën udhëheqjen e trajnerit Arben Islami kishin dëshirë të madhe për të përfaqësuar Kosovën në Fed Cup. Kjo ëndërr e tyre fatëkeqësisht nuk iu realizua për shkak të veprimeve diskriminuese dhe ofenduese të një shteti si Moldavia.

Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë për herë të pare në Fed Cup që u mbajtë në Ulqin ku pati treguar rezultat shumë të mirë duke triumfuar në 2 takime kundër Islandës dhe Mozambikut.

ROLAND GARROS 2017

Për të dhjetën herë, Nadal

11 Qershor, 2017 @17:31

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka shënuar fitore të lehtë duke...

ROLAND GARROS

20-vjeçarja Ostapenko fiton Roland Garrosin

10 Qershor, 2017 @17:35

Një super befasi ka ndodhur në Roland Garros sa i përket...

SHANGHAI MASTERS

Federer mposht Nadalin për titullin e 94-t në karrierë

15 Tetor, 2017 @12:01

Vazhdon forma e mirë e Roger Federer në vitin 2017. Teniseri...

CHINA OPEN

Nadal fiton China Open, titulli i gjashtë i vitit

Foto: China Open

8 Tetor, 2017 @15:24

Për të dytën herë në karrierë dhe për të parën herë që nga...

TURNEU I KATEGORIVE TË REJA

Dihen fituesit te tenistet dhe teniserët e rinj në turneun e Prizrenit

Foto: FTK

18 Shtator, 2017 @12:09

Në organizim të klubit të tenisit “Prizreni” u mbajt turneu i...

US OPEN

Nadal mposht Del Potron dhe arrin finalen

Foto: BBC

9 Shtator, 2017 @13:16

Edhe pse e humbi setin e parë, Rafael Nadal arriti që me përmbysje...

US OPEN

Del Potro befason Federerin, kalon në gjysmëfinale

7 Shtator, 2017 @20:09

Në çerekfinale të US Open, Juan Martin Del Potro e ka befasuar...

Të gjitha lajmet nga Tenis