Të gjitha lajmet

DUELI I SOTËM

Sonte dueli i parë si vendas, Kosova-Kroacia

Foto: F. Kurtaj Photography Facebook

Sonte dueli i parë si vendas, Kosova-Kroacia

6 Tetor, 2016 @10:58

Kosova
Kroacia
Kosova : Kroacia

6 TETOR 2016. ORA 20e45. "LORO BORIÇI", SHKODËR.

Nën mbikqyrjen e referit spanjoll David Fernandez Borbalan, futbollistët e Kosovës për herë të parë do të dalin si vendas në një ndeshje kualifikuese për Botëror.

Përballë, Kroacia, e 14-ta në botë sipas renditjes së fundit të FIFA-së, me potencial edhe për më shumë. E mira, që 4 nga lojtarët kryesorë të skuadrës nuk luajnë sot (Modric, Rakitic, Pjaca e Lovren).

Raul Cabanero e Roberto Alonso janë referë anësor në Loro Boriçi sonte, ndërsa Carlos Gomez është i katërti.

Loro Boriçi është i stërmbushur sonte, ndërsa rreziku i vetëm vjen nga tribuna kundërshtare ku kroatët frikësohen nga ultrasit e tyre, që mund të ndërprerjnë ndeshjen.

TABELA AKTUALE

Mbi 15 mijë bileta të shitura anembanë Kosovës për duelin e parë si vendas, në Shkodër.

Selektori Albert Bunjaku ka thënë se ekipi është i gatshëm për gjithçka, ndërsa mungesa e rëndësishme si ajo e Enis Alushit, do të mbulohet.

Kroatët kërkojnë fitore, natyrisht. Kosova është e 168-ta në FIFA dhe një Kroaci e fuqishme çdo rezultat tjetër do ta konsideronte dështim. Ante Cacic, selektori i tyre i kritikuar për shkak se luan me një sulmues të vetëm, do të luaj sonte me dy, duke e ditur se Kosova është jo e mirë në mbrojtje.

Bunjaku në anën tjetër, por edhe lojtarët e Kosovës e kanë të qartë konceptin para duelit. Presim Kroacinë, nëse na ipet rasti shpërthejmë drejt zonës së tyre për të shënuar.

Legjendat e të dyja palëve kanë qenë në shumë media këto ditë. Në njërën anë Kujtim Shala dhe Ardian Kozniku, në anën tjetër Ciro Blazevic. Shala e Kozniku kanë thënë se do të jenë neutral sa i përket ndeshjes, pa anime. E Blazevic ka thënë shkurt, 1-1.

Hashtag zyrtar i ndeshjes është #KOSCRO

ANKETA KROATE

Publiku nuk e do Mandzukicin

6 Tetor, 2016 @0:08

Në një anketë të Jutarnji List për zgjedhjen e lojtarëve të...

SIGURIA

UEFA gjobit Shkëndinë

5 Tetor, 2016 @23:50

Komisioni Diciplinorë i UEFA-së ka vendosur gjobë në vlerë prej...

ZBARDHET FORMACIONI

Kroacia 4-4-2 ndaj Kosovës

REUTERS/Arkiv

5 Tetor, 2016 @23:45

Selektori kroat, Ante Cacic, si duket ka vendosur për lojtarët që...

MEDIA

70 mijë tifozë do të vinin po të kishte vend në stadium

5 Tetor, 2016 @23:35

Ish-futbollisti i Kroacisë, Ardian Kozniku, në një prononcim të...

KOLUMNE

Fansat e Livescore

Foto: Fatlum Kurtaj Photography/ Facebook

5 Tetor, 2016 @22:19

Pas vendimit për largimin nga Serie A për shkak të manipulimeve...

PARA NDESHJES

Arbër Zeneli: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Arbër Zeneli pas/ Foto: F. Kurtaj/ A. Zeneli Facebook

5 Tetor, 2016 @21:38

Mesfushori që posa mori lejen për të qenë pjesë e...

KOMUNIKATË E POLICISË

Masa të rrepta sigurie në Shkodër, para ndeshjes Kosova-Kroacia

5 Tetor, 2016 @22:09

Policia e Shkodrës ka lëshuar njoftim për sportdashësit para...

FIFA WORLD CUP

Kampionati Botëror, prej 32 në 48 pjesëmarrës

REUTERS/ Arkiv

10 Janar, 2017 @11:17

Kupa e Botës prej vitit 2026 do të ketë 48 përfaqësuese...

MEDIA

Kosova - Finlanda do të luhet në Prishtinë

4 Janar, 2017 @11:35

Renovimet e stadiumit të Prishtinës po vazhdojnë. Ndërsa në...

FIFA RENDITJA, DHJETOR 2016

Shqipëria kryen vitin në TOP 50 të botës

22 Dhjetor, 2016 @14:37

Kombëtarja shqiptare në futboll ka përfunduar vitin në pozitën e...

PORTIERI I KOMBËTARES

Suspendohet dhe gjobitet Etrit Berisha

Etrit Berisha, portier i Shqipërisë/ BOROZANI/ Lis Dorambari

19 Dhjetor, 2016 @15:04

Portieri numër një i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është...

VJEN GJOBA

10 mijë franga gjobë FSHF-së

19 Dhjetor, 2016 @14:59

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) është gjobitur me 10...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018