Të gjitha lajmet

DITARI NR. 8 @ RIO 2016

Sot radha për vrapuesin Musa Hajdari

Musa Hajdari (në mes) duke vrapuar në garat europiane/ Foto: Google

Sot radha për vrapuesin Musa Hajdari

Shkruan: Luan MORINA

12 Gusht, 2016 @11:28

Musa Hajdari do të jetë pjesë e grupit të parë të kualifikimeve që pritet të garojë në ora 15:10. Në grupin e tij vrapojnë edhe Boris Berian nga SHBA-të, Zan Rudolf nga Sllovenia, Amel Tuka nga Bosnja, e braziliani Kleberson Davide, në mesin e tetë vrapuesve. Tre të parët nga grupet do të shkojnë në gjysmëfinale, që zhvillohet të shtunën.

GARON SHQIPTARI SMAJLAJ

Sot në atletikë do të nis garat edhe kërcyesi nga Shqipëria, Izmir Smajlaj. Kualifikimet në kërcim së gjati nisin në ora 2:20 pas mesnate, derisa Smajlaj bën pjesë në grupin A. Nga 32 atletë, vetëm 12 shkojnë në finalen e të shtunës.

Sa u përket finaleve sot kthehet peshëngritja me dy kategori, vazhdon lundrimi me katër finale, si dhe do të kemi medaljet e para në boks – të bronztat në kategorinë flutur të lehtë.

FINALET E ATLETIKËS DHE MBYLLJA E XHUDOS

Finalja e parë në atletikë është në ora 16:10, tek femrat 1000m vrap. Më pas është 20km ecje tek meshkujt, dhe në ora 3:00 pas mesnate hedhja e gjyles tek femrat. Garat e parë në atletikë zhvillohen edhe në disiplinën 100m tek femrat, të cilat sot nisin edhe shtatëgarëshin.

Sot mbyllen garat në xhudo dhe shigjetari me finalet pas orës 21:30. Në të njëjtën kohë zhvillohet edhe finalja në çifte në tenis ndërmjet spanjollëve Nadal & M. Lopez dhe rumunëve Mergea & Tecau. Në tenis zhvillohen edhe gjysmëfinalet e femrave dhe çerekfinalet e meshkujve.

PRAPË MEDALJE PËR PHELPSIN?

Phelps mund të shtoj edhe një të artë në ora 3:00 në finalen 100m flutur. Sonte në ditën e parafundit të notit zhvillohen edhe finalet në 200m shpinë tek femrat me Maya DiRado, 800m lirë tek femrat me Katie Ledeckyn, dhe 50m tek meshkujt me Florent Manaudou.

FUTBOLL

Në garat ekipore zhvillohen çerekfinalet në fubtoll: Kina – Gjermania (18:00), Brazili – Australia (21:00), Kanadaja – Franca (0:00) dhe SHBA-të me Suedinë (3:00) për të cilën luan edhe Kosovare Asllani.

BASKETBOLL

Në mesnatë në basketboll tek meshkujt, SHBA-të presin Serbinë, në hendboll në ora 21:40, femrat e Malit të Zi ndeshen me kampionet olimpike të Norvegjisë, ndërsa edhe më herët, në ora 20:30, në basketboll të femrave takohen SHBA-të dhe Kanadaja. Në volejboll, pas përballjes së meshkujve të fituar nga italianët, sot ndaj SHBA-ve takohen femrat.

Në basketboll Spanja fitoi ndeshjen e parë në këtë turne ndaj Nigerisë. Brazili nuk arriti të befasoj kroatët, të cilët në fund falë pikëve vendimtare të Bogdanovic e Saric ruajtën epërsinë. Lituania siguroi çerekfinalet para dy ndeshjeve më të vështira – Spanjës dhe Kroacisë.

LIDERËT PA MEDALJE

Dje fitorja e Fixhit ishte historike për këtë vend të vogël. Dhe ajo erdhi me një dominim total si në gjysmëfinale si në finale. Befasi ishte edhe kualifikimi i gjermanes Lisa Unruh në finale në shigjetari. Interesant ishte fakti që në kajak secili lider pas fazës së kualifikimeve dhe gjysmëfinaleve, në fund të finales mbeti pa medalje.

HENDBOLL E VOLEJBOLL

Në hendboll tek meshkujt, Franca kaloi pa probleme Argjentinën, derisa Katari arriti vetëm barazim me Tunizinë. Gjermania u befasua nga Brazili, ndërkohë Sllovenia ruajti serinë e fitoreve ndaj Suedisë.

Derisa befasuan në hendboll, brazilianët u befasuan në volejboll duke humbur nga SHBA-të. Italia dhe Franca kaluan lehtë ndaj Meksikës dhe Kanadasë. Edhe në grupin B gjërat shkuan sipas planit. Irani, Rusia, e Polonia fituan 3-0 ndaj Kubës, Egjiptit, e Argjentinës.

MEDALISTËT

Në ditën e gjashtë të garave Gjermania shtoi tri të arta – dy në lundrim dhe një në shenjëtari. Sllovakia e Spanja fituan në kajak sllallom, derisa SHBA-të përsëri bën një hap gjigant me pesë medalje të arta. U shënua një rekord olimpik – 100m lirë tek femrat ku Simone Manuel e Penny Oleksiak ndan të artën.



RENDITJA E MEDALISTËVE:

1 SHBA 16 të arta 12 të argjendta 10 të bronzta
2 KINA 11 8 11
3 JAPONIA 7 2 13
4 AUSTRALIA 5 4 6
5 KOREA JUGORE 5 2 4
6 HUNGARIA 5 1 1
7 RUSIA 4 8 7
8 BRITANIA E MADHE 4 6 6
9 GJERMANIA 4 3 1
10 ITALIA 3 6 3
11 31. KOSOVA 1 0 0

PING PONG

Long Ma kampion olimpik

12 Gusht, 2016 @9:32

Kampioni aktual botëror dhe fituesi i Kupës së Botës, Long Ma,...

NOT

Simone Manuel shkruan historinë

12 Gusht, 2016 @9:26

Simone Manuel ndau vendin e parë në 100m stil të lirë me...

RAGBI

Fixhi fiton ragbin, merr të artën historike

11 Gusht, 2016 @23:37

Ekipi përfaqësues i Fixhit në ragbi7 ka fituar të artën duke...

SKERMË

Rumania e artë në skermë

11 Gusht, 2016 @23:29

Kombëtarja e Rumanisë në disiplinën ‘epee’ në skermë...

ÇIKLIZËM

Britanikët mbrojnë titullin

11 Gusht, 2016 @22:49

Në fillimin e garave në çiklizëm palestre, e arta e parë shkoi...

GJIMNASTIKË

Simone Biles e përkryer në gjimnastikë

11 Gusht, 2016 @22:41

Simone Biles nga SHBA-të pati paraqitje gati perfektë për të...

XHUDO

Edhe në xhudo e artë për SHBA-të

11 Gusht, 2016 @22:32

Në kategorinë deri 78kg për femra, amerikania Kayla Harrison ka...

SHIGJETARI

Koreanet më të mirat në shigjetari

11 Gusht, 2016 @21:12

Pos të artës, edhe e bronzta për Korenë Jugore. Chang Hye-jin...

KAJAK

Spanja me të artën e parë në kajak

11 Gusht, 2016 @21:05

Kushërinjtë Peter e Ladislav Skantar siguruan të artën e parë...

NOT

Lumi përfundon i 57-ti nga 85 garues

11 Gusht, 2016 @17:47

Notuesi kosovar, Lum Zhaveli, ka përfunduar garën e tij në stilin...

FUTSALL

Peja përforcohet me portierin e Kombëtares Shqiptare

Foto: FC Peja Futsal

18 Shkurt, 2017 @13:14

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i futsallit Peja ka njoftuar që...

FUTSALL

Bytyqi: Ishim më të mirë, do ta ringjallim sportin e Gjakovës

17 Shkurt, 2017 @18:11

Përveç Arbër Dobroshit, pas triumfit të Liburnit në Kupën e...

FUTSALL

Dobroshi: Synimet e ardhshme, titulli dhe Europa

Arbër Dobroshi me trofeun e Kupës së Kosovës, shkurt 2017

17 Shkurt, 2017 @13:35

Pas triumfit në Kupën e Kosovës në takimin e zhvilluar dje ndaj...

FUTSALL

Liburni fiton, kupa shkon në Gjakovë

16 Shkurt, 2017 @19:19

Me fitoren e gjakovarëve u mbyll finalja e Kupës së Futsallit mes...

VIDEO

Hasani: Misioni përfundoi me sukses

16 Shkurt, 2017 @16:37

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e vlerësoi...

Të gjitha lajmet nga Të tjera