Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Spanja - me ‘luhatje’ që nga fillimi

Spanja - me ‘luhatje’ që nga fillimi

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @14:49

Spanja dy herë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Herën e parë, në vitin 1950 përfundonte e katërta, dhe gjashtëdhjetë vite më vonë bëhej kampione e botës.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Spanjollët nuk kanë qenë, dhe aktualisht nuk janë një super-fuqi futbolli nëse shikojmë letrat. Por, në fushë, Spanja është dominuese duke nisur të ndërtohet në një të tillë, gradualisht nga vitet 90-ta. Pas Clementes dhe Camachos, me dy vite të Saez, Spanja kalon në duart e trajnerëve me disiplinë të jashtëzakonshme – Luis Aragones e Vicente del Bosque, të cilët do të sillnin suksesin më të madh të kësaj kombëtareje. Menaxhimi personal, shtuar me një qasje rigoroze në fushë, ka sjell dy tituj të kampionit evropian dhe një të botës në gjashtë vite.

Lopetegui

Pas tyre vinte Julen Lopetegui i cili kishte kaluar nëpër menaxhimin e moshave të reja, para se të merrte drejtimin e kombëtares A. Dhe gjatë dy viteve, në 20 ndeshje ka 14 fitore dhe 6 barazime, me një mesatare prej 3 golave të shënuar, dhe 0.6 të pranuar në ndeshje.

Ylli i Rayo Vallecanos që ka 6 ndeshje në gjashtë vite për Barcelonën dhe Realin e Madridit, nuk do t’i rezistonte ofertës së Realit të Madridit për të marrë tre herë kampionët e Evropës. Se çfarë do të ndodhë me të në Real, do të mbetet të shihet, por vendimi i Federatës Spanjolle të Futbollit ishte ndër më të guximshmit dhe të drejtit që ka bërë ky institucion.

Për dallim nga paraardhësit që kishin veprimtari të dyshimta, Luis Rubiales ishte i prerë. Nuk nënçmohet kombëtarja në këtë mënyrë, aq më pak në këtë moment. Kur jemi tek Rubiales, mos të harrojmë të përmendim presidentin e ligës, Javier Tebas, i cili në futbollin spanjoll ka bërë një revolucion!

Hierro

Fernando Hierro, nga pozita e drejtorit sportiv të kombëtares kalon në rolin e trajnerit, me vetëm dy vite përvojë në Real Oviedo të cilët assesi s’po mund të gjejnë rrugën në La Liga, duke përfunduar vazhdimisht në prag të playoffs. Kapiteni i Realit të Madridit dhe Spanjës, Fernando Hierro ishte dëbuar bashkë me Vicente del Bosquen pasi kishin fituar titullin me Realin e Madridit, të nesërmen, pas 439 ndeshjeve në 14 vite shërbimi. Ishte shkarkuar nga ai që nënshkroi me Lopeteguin.

Me 29 gola në 89 ndeshje, Hierro renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të Spanjës. Dhe kur shohim emrat që gjenden mbi të – Silva, Torres, Raul, Villa; dhe sidomos pozitën në të cilën luante në fushë – qendërmbrojtës; atëherë kuptojmë që historia e futbollit spanjoll nuk është një libër aq i trashë!

Butrageno

Në listën e golashënuesve më të mirë është Emilio Butrageno i cili ka tre gola më pak se Hierro në 69 ndeshje. Katër nga 26 golat e tij, Emilio Butrageno do t’i shënonte me datë 19 dhjetor të vitit 1990, në Sanchez Pizjuan të Sevijës kur Spanja në kualifikime për Kampionatin Evropian, me rezultat 9-0, do të mposhte Shqipërinë. Përkundër kësaj fitoreje Spanja s’do të kualifikohej në Kampionatin evropian.

Në Evropë, Spanja ka tre tituj. Dy të fundit i ka fituar me një super-ekip, i cili megjithatë nuk ka qenë edhe aq efikas. Por, kanë pasur një David Villa, i cili edhe në këtë moshë do të kryente punë tek spanjollët, ndonëse nuk kanë nevojë për sulmues, së paku në ndeshjet kualifikuese e miqësore, pasi e kanë të lehtë të shënojnë aty. Shumë më të lehtë se në garat e mëdha. Titull i parë vinte si shumëçka që merrte në futboll, Spanja e Francos viteve 1960-ta. Në vitin 1964, Spanja do të kalonte Hungarinë në kohë shtesë, ndërsa në finale do të mposhte Bashkimin Sovjetik, në kampionatin e dytë evropian, i cili zhvillohej në formë Final Four-i.

Super-ekipi

De Gea në portë, Pique e Ramos para tij, me Alban e Carvajalin në krahë, Hierro ka vetëm ekipin e parë, të cilin mund ta pushonte po të angazhonte Kepan në portë, me dy Nachot, Azpilicuetan, e Odriozolën në mbrojtje.

Me Lopeteguin, si shumicën e kohës para tij kanë luajtur me 4-3-3, rrallë duke kaluar në 4-2-3-1. Diego Costa e Rodrigo shërbejnë si pika kryesore të sulmit, me një ekip të tërë të gatshëm të ndihmojë nga krahët. Silva, Asensio, Aspas, Isco janë më të angazhuar, ndonëse aty kanë edhe Vazquezin. Ish-trajneri i Spanjës alternonte edhe mesfushën, duke angazhuar treshen Thiago, Saul, e Koke, pa harruar dyshen e Barcelonës, Busquets e tani në moshë, Iniestan.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Hierro s’do të duhet të ketë ndonjë problem të madh, pasi ky ekip ka luajtur tashmë shumë kohë së bashku. Në rast se nuk provon të shtyjë me zor ndonjë filozofi e qasje të tij, Spanja s’duhet të vërej aspak largimin e Lopeteguit. Pos, nëse Ramos e madrilenët tjerë shfaqin ndonjë inati. Kapiteni i Realit e Spanjës nuk është bash në qejf me Piquen, e Isco ka qenë fenomenal gjatë kohës së Lopeteguit. Pa të, Spanja nuk besoj që humb ndonjë gjë. Ende mbetet në mesin e favoritëve për titull.

Russia 2018

Favorit për titull i bën rruga drejt gjysmëfinales. Në çerekfinale mund të takohen me Argjentinën, pasi të luajnë me të parin ose të dytin e grupit A. Uruguaji s’do të jetë lehtë për t’u kaluar. Grupi po. Me Portugalinë luajnë të premten në ora 20, për të vazhduar me Iranin, në të njëjtën kohë, me datë 20 qershor, dhe Marokun, përsëri në të njëjtën kohë, por më 25 qershor.

KOLUMNE

Irani - punë në një grup të vështirë

14 Qershor, 2018 @14:31

Queiroz Carlos Queiroz gjatë karrierës së tij ka udhëhequr...

KOLUMNE

Meksika - kombinim mes talentit e përvojës

14 Qershor, 2018 @14:08

Dy herë çerekfinalistët e Kupës së Botës, suksesin më të madh...

BELGJIKA

Ekip që duhet të fitojë

Foto: uefa/fb

14 Qershor, 2018 @12:58

Çerekfinalja për belgët në Euro2016 ishte dështim. Çerekfinalja...

PORTUGALIA

Kampionët me mbrojtje plakë

Fotot: uefa/

14 Qershor, 2018 @12:46

Titulli në Francë ishte i befasishëm dhe erdhi me shumë fat. Ky...

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

LOPETEGUI

Real prezanton sot trajnerin e ri

14 Qershor, 2018 @11:15

Kampioni i Evropës, Real Madrid, prezanton sot trajnerin e ri të...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

KOLUMNE

Irani - punë në një grup të vështirë

14 Qershor, 2018 @14:31

Queiroz Carlos Queiroz gjatë karrierës së tij ka udhëhequr...

KOLUMNE

Meksika - kombinim mes talentit e përvojës

14 Qershor, 2018 @14:08

Dy herë çerekfinalistët e Kupës së Botës, suksesin më të madh...

BELGJIKA

Ekip që duhet të fitojë

Foto: uefa/fb

14 Qershor, 2018 @12:58

Çerekfinalja për belgët në Euro2016 ishte dështim. Çerekfinalja...

PORTUGALIA

Kampionët me mbrojtje plakë

Fotot: uefa/

14 Qershor, 2018 @12:46

Titulli në Francë ishte i befasishëm dhe erdhi me shumë fat. Ky...

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018