SOT — e Diel, 19 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Spanjollët në TOP formë

euroleague

Spanjollët në TOP formë

Skuadrat spanjolle Real Madrid dhe Regal Barcelona, po shkëlqejnë në TOP 16-shin e Euroleague-së. Madridi e mposhti kundërshtarin Brose Baskets në frymën e fundit, gjithashtu edhe Barcelona e mposhti Khimkin me rezultat të ngushtë 71-69.


1 Mars, 2013 @0:29


E plotësuar:
1 Mars, 2013 @0:56


SHPËRNDAJ

Fitorja e tetë e Real Madridit nuk erdhi aq lehtë kundër Brose Basketsit. Arsyeja kryesore, ishte mos kontribuimi i lojtarit me përvojë nga NBA, Rudy Fernandez. Spanjolli Fernandez luajti me nëntë pikë, ku pikët e para i shënoi në fund të çerekut të tretë. Megjithatë, skuadra gjermane Brose Baskets, arriti ta barazojë rezultatin në minutat e fundit.

Por, madrilenët e kishin edhe një sulm në fund dhe heroi i mbrëmjes u bë Dontaye Darper, i cili ia mundësoi fitoren e skuadrës me një tresh, ku përfundoi ndeshja me rezultat 76-73 në favor të Los Blancosëve.

Tek vendasit koshashënuesi më i mirë ishte Jaycee Carroll, i cili luajti me 11 pikë. Kjo ishte fitorja e tetë e Madridit në Grupin E dhe kanë vetëm një humbje.

Barca me vështërsi, por fitoi

Regal Barcelona e mposhti Khimkin me rezultat të ngusht 71-69. Më i miri në ndeshje ishte super ylli Juan Carlos Navarro, i cili luajti me 19 pikë e 4 asistime. Sikurse Real Madridi, edhe Barcelona e regjistroi fitoren e tetë dhe kanë vetëm një humbje në Grupin F.


REZULTATET E TAKIMEVE
Real Madrid - Brose Baskets 76-73
Regal Barcelona - Khimki 71-69
Caja Laboral - Maccabi Electra 62-66
Montepaschi - Fenerbahce Ulker 87-69
Besiktas JK - Olympiacos 60-79


Spanjollët në TOP formë





About Borozani.com


TË FUNDIT