Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Suedia - ajo që eliminoi Holandën e Italinë

Suedia - ajo që eliminoi Holandën e Italinë

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @15:14

Eliminimi i Holandës dhe Italisë nuk është befasi nga kjo Suedi. E vërtetë që edhe holandezët edhe italianët kanë ndër gjeneratat më të dobëta në histori të tyre, por as Suedia nuk është që ka diçka të veçantë. Në fakt, vijnë pa Zlatan Ibrahimovicin, duke lënë repartin sulmues vetëm mbi supet e John Guidettit.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

E vërtetë që mosha dhe qasja e Ibrahimovicit në lojën e Suedisë viteve të fundit, kryesisht për shkak të moshës, nuk janë ideale për një ekip që provon kundërsulme, por rekorderi suedez me 62 gola të shënuar, që është gati sa dyfishi i treshes sulmuese të ftuar.

John Guidetti, me vetëm një gol të shënuar është sulmuesi më aktiv i Suedisë. Nga Celta ka lëvizur tek Alaves këtë sezon, për shkak të paaftësisë për të gjetur portën. Marcus Berg ka 18 gola, por në një ligë si ajo e Emirateve të Bashkuara, nuk ka hasur mbrojtje të nivelit të Gjermanisë e Meksikës. Sulmuesi tjetër, 31 vjeçari Ola Toivonen nuk ka hasur në asnjë mbrojtje këtë sezon duke mos gjetur hapësirë në formacionin e Toulouse.

Finalistët

Ibrahimovic në 116 ndeshje ka shënuar 62 gola duke thyer rekordin 80 vjeçar të Sven Rydell, i cili kishte 49 gola në 43 ndeshje, që është më pak se mesatarja e Gunnar Nordahl. Finalisti në Kupën e Botës së vitit 1958 do të shënonte 43 gola në 33 ndeshje, për të mbetur njëri ndër sulmuesit më efikas të Suedisë. Ekipi i përbërë nga emra si Hamrin, Simonsson, e Liedholm do të mposhte Bashkimin Sovjetik, Gjermaninë Perëndimore, para se të binte nga Brazili në finalen e Peles.

Pas kësaj Suedia do të mungonte në dy edicionet e radhës, para se të ktheheshin në Meksikë për të përfunduar në grupe. Para vitit 1958, në Brazil do të përfundonin të tretit, në Francë të katërtit, e në Itali do të binin në çerekfinale.
Pas vitit 1958, deri në vitin 1992, Suedia do të shkonte në një periudhë errësire. Në njërin nga kampionatet më të çuditshëm, Suedia do të binte në gjysmëfinale nga Gjermania. Brolin e Kennet Andersson udhëhiqnin atë ekip i cili me Ravellin, Patrik Andersson, e Martin Dahlin do të arrinte tek e bronzta dy vite më vonë në SHBA. Ishte ky suksesi më i madh suedez në një kampionat evropian, i cili ishte i pari në të cilin merrnin pjesë. Dymbëdhjetë vite më vonë do të afroheshin deri në çerekfinale, duke luajtur baras me Danimarkën në grupe për të mënjanuar Italinë, të cilët nëntorin e kaluar vetëm sa dyfishuan mllefin ndaj skandinavëve.

Zlatani

Për herë të parë në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, Suedia arriti të kualifikohet në një garë madhore pa ndihmën e Zlatan Ibrahimovic. Ishin jashtë favoritëve si në grupe ashtu edhe në playoffs kundër Italisë, por me një qasje më të rezervuar, duke u përqendruar më shumë në mbrojtje, arritën të kualifikohen në Rusi.

Dëshmia që vendi ka kaluar Ibrahimovicin, dhe mund t’ia dalë pa të është fitorja më e madhe, vetëbesimi që iu nevojitej suedezëve. Mospërfshirja e tij në ekip është vendim i duhur nga Janne Andersson. Sulmi, siç u përmend në paragrafin e parë mbetet brenga kryesore, por janë dy krahët e talentuar që duhet të bëjnë atë që mund të dështojnë ta bëjnë sulmuesit.

Ekipi

Emil Forsberg nuk ka pasur sezonin më të mirë tek Leipzig, si krejt ekipi, por është shtylla kryesore e Suedisë. Në krahun tjetër, është një lojtar më pak i njohur, Viktor Clasesson i Krasnodarit. Janne Andersson, pëlqen të luajë me formacionin klasik, 4-4-2, duke vendosur në mesfushën qendrore Albin Ekdalin e HSV, dhe Sebastian Larssonin 33 vjeçar, tani të kthyer në vendlindje nga Hull City. Durmaz e Hiljemark janë opsione shtesë në mesfushë.

Qendërmbrojtja që kombinon përvojën e kapitenit Andreas Granqvist, bashkëlojtar i Claessonit në Krasnodar, dhe talenti i Lindelofit, është pjesa më e fortë e ekipit. Në krahun e majtë ka një talent tjetër, Ludwig Augustinsson, me përvojën e Mikael Lustig të Celticut në krahun tjetër. Olsson i Swanseas, Helander e Krafth të Bolognas janë rezerva në mbrojtje. Në portë është Robin Olsen i Kobenhavn.

Russia 2018

Kalimi i grupit është goxha mision i vështirë. Me Meksikën në grup, pozita e dytë është për t’u kontestuar, përfshirë edhe Korenë Jugore. Me koreanët, Suedia hap garat me datë 18 qershor në ora 14. Me Gjermaninë do të provoj befasinë me datë 23 qershor, në mbrëmje, para se të mbyllin fazën e grupeve ndoshta në duelin direkt me Meksikën, me datë 27 qershor në ora 16. Kualifikimi eventual në rrethin e dytë do t’i vë përballë Brazilit me shumë gjasë, ndaj të cilëve në Kupën e Botës në 6 ndeshje deri tani kanë 5 humbje dhe një barazim në grupet e vitit 1994.

11-SHET: RUSIA - ARABIA SAUDITE

Rusia vs. Arabia Saudite, formacionet startuese

14 Qershor, 2018 @15:08

Janë publikuar formacionet startuese të Rusisë dhe Arabisë...

KOLUMNE

Spanja - me ‘luhatje’ që nga fillimi

14 Qershor, 2018 @14:49

Spanja dy herë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës....

KOLUMNE

Irani - punë në një grup të vështirë

14 Qershor, 2018 @14:31

Queiroz Carlos Queiroz gjatë karrierës së tij ka udhëhequr...

KOLUMNE

Meksika - kombinim mes talentit e përvojës

14 Qershor, 2018 @14:08

Dy herë çerekfinalistët e Kupës së Botës, suksesin më të madh...

BELGJIKA

Ekip që duhet të fitojë

Foto: uefa/fb

14 Qershor, 2018 @12:58

Çerekfinalja për belgët në Euro2016 ishte dështim. Çerekfinalja...

PORTUGALIA

Kampionët me mbrojtje plakë

Fotot: uefa/

14 Qershor, 2018 @12:46

Titulli në Francë ishte i befasishëm dhe erdhi me shumë fat. Ky...

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

11-SHET: RUSIA - ARABIA SAUDITE

Rusia vs. Arabia Saudite, formacionet startuese

14 Qershor, 2018 @15:08

Janë publikuar formacionet startuese të Rusisë dhe Arabisë...

KOLUMNE

Spanja - me ‘luhatje’ që nga fillimi

14 Qershor, 2018 @14:49

Spanja dy herë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës....

KOLUMNE

Irani - punë në një grup të vështirë

14 Qershor, 2018 @14:31

Queiroz Carlos Queiroz gjatë karrierës së tij ka udhëhequr...

KOLUMNE

Meksika - kombinim mes talentit e përvojës

14 Qershor, 2018 @14:08

Dy herë çerekfinalistët e Kupës së Botës, suksesin më të madh...

BELGJIKA

Ekip që duhet të fitojë

Foto: uefa/fb

14 Qershor, 2018 @12:58

Çerekfinalja për belgët në Euro2016 ishte dështim. Çerekfinalja...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018