Të gjitha lajmet

ROLAND GARROS

Super Cecchinato, eliminon Djokovicin për gjysmëfinale

Foto: BBC

Super Cecchinato, eliminon Djokovicin për gjysmëfinale

5 Qershor, 2018 @18:29

MARKO CECCHINATO 6 7 1 7
NOVAK DJOKOVIC 3 6 6 6

Një çerekfinale tejet interesante u zhvillua sot mes italianit Cecchinato dhe serbit Djokovic.

Dueli filloi në mënyrë të shkëlqyeshme për italianin, i cili fitoi dy setet e para, mirëpo ‘Nole’ nuk u dorëzua dhe luftoi fort, për ta ngushtuar rezultatin mes seteve në 1-2.

E seti i katërt ishte i mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e tenisit! Që të dy teniserët zhvilluan luftë shumë të fortë mes vete, duke bërë që seti të shkojë fillimisht në 6-6 e më pas ‘gemi’ i 7 zgjati tejet shumë dhe në fund u fitua 13-11 nga Cecchinato, rezultat i cili e tregon më se miri se çfarë lufte e fortë u zhvillua.

Me këtë fitore, Cecchinato bën që Italia për herë të parë pas 40 viteve ta ketë një teniser në një gjysmëfinale të një Roland Garrosi, derisa për Djokovic ky është një nga zhgënjimet e radhës që e kanë kapluar kohëve të fundit.

Në gjysmëfinale, Cecchinato do të përballet me austrakin Dominic Thiem, i cili gjysmëfinalen e siguroi sot pas fitores ndaj gjermanit Zverev, derisa në gjysmëfinalen tjetër të Roland Garrosit të sivjetëm përballen fituesit e dueleve Nadal vs. Schwartzman dhe Del Potro vs. Cilic, duele të cilat zhvillohen nesër në mëngjes.

HENDBOLL

Oltion Beshiri mbyll aventurën në Metalac

BOROZANI / D.S

5 Qershor, 2018 @12:14

Pas aventurës 2-vjeçare te skuadra e MRK Metalac në Kroaci, Oltion...

ROLAND GARROS 2018

Del Porto kalon pengesën amerikane

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @18:13

Tenisti argjentinas, Juan Martin del Potro, ka kaluar në tre sete...

ROLAND GARROS 2018

Serena lëshon garën, para duelit të shumëpritur

Foto: rolandgarros/twitter

4 Qershor, 2018 @15:48

Pritej të jetë dueli me interesim më të madh në kategorinë e...

ROLAND GARROS 2018

Nadal pa probleme në çerekfinale

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @15:33

Spanjolli Rafael Nadal ka kaluar pa probleme pengesën e radhës në...

ROLAND GARROS 2018

Thiem thyen rezistencën e Nishikorit

Foto: RolandGarros.com/ C. Dubreuil

3 Qershor, 2018 @15:26

Tenisti austriak, Dominic Thiem, ka thyer rezistencën e japonezit...

ROLAND GARROS 2018

Zverev me rikthim të madh, arrin çerekfinalen

Foto: SportsIllustrated/GoogleImages

3 Qershor, 2018 @14:03

Tenisti gjerman, Alex Zverev, ka përmbysur epërsinë prej 2-1 në...

ROLAND GARROS 2018

Del Porto kalon pengesën amerikane

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @18:13

Tenisti argjentinas, Juan Martin del Potro, ka kaluar në tre sete...

ROLAND GARROS 2018

Serena lëshon garën, para duelit të shumëpritur

Foto: rolandgarros/twitter

4 Qershor, 2018 @15:48

Pritej të jetë dueli me interesim më të madh në kategorinë e...

ROLAND GARROS 2018

Nadal pa probleme në çerekfinale

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @15:33

Spanjolli Rafael Nadal ka kaluar pa probleme pengesën e radhës në...

ROLAND GARROS 2018

Thiem thyen rezistencën e Nishikorit

Foto: RolandGarros.com/ C. Dubreuil

3 Qershor, 2018 @15:26

Tenisti austriak, Dominic Thiem, ka thyer rezistencën e japonezit...

ROLAND GARROS 2018

Zverev me rikthim të madh, arrin çerekfinalen

Foto: SportsIllustrated/GoogleImages

3 Qershor, 2018 @14:03

Tenisti gjerman, Alex Zverev, ka përmbysur epërsinë prej 2-1 në...

Të gjitha lajmet nga Tenis