Të gjitha lajmet

GAME 1: CELTICS - CAVS

Super Celtics, e nisin me fitore bindëse

Foto: Yahoo

Super Celtics, e nisin me fitore bindëse

13 Maj, 2018 @22:58

Boston Celtics
Cleveland Cavaliers
Boston Celtics 108 : 83 Cleveland Cavaliers
Jaylen BROWN 23 pikë Kevin LOVE 17 pikë

TD Garden

Me fitoren e Boston Celtics është mbyllur ndeshja e parë e serisë finale në Konferencën Lindore në NBA.

Skuadra e Bostonit, përkundër mungesave të yjeve si Irving e Hayward, zhvilloi një paraqitje fenomenale përgjatë gjithë ndeshjes dhe takimin e sontëm e mbylli me fitore 108-83.

Befasisht, ndeshja nuk pati fare histori, me vendasit që pothuajse gjatë gjithë kohës kishin epërsi mbi 20 pikëshe, ndërsa mysafirët nga Ohio ‘shenja jete’ shfaqën vetëm në fundin e çerekut të tretë dhe fillimin e çerekut të katërt, kur disavantazhin e ngushtuan deri në 14 pikë, mirëpo Bostoni nuk lejoi befasi dhe me mbrojtje agresive e sulm efikas, arriti ta mbyllë ndeshjen me plot 25 pikë epërsi.

SKEMA DREJT FINALES

Si rrallëherë, për Clevelandin paraqitje të ‘zbehtë’ zhvilloi lideri LeBron James, i cili u neutralizua pothuajse totalisht nga mbrojtja perfekte e organizuar nga Brad Stevens, trajneri i Bostonit, i cili po vazhdon të impresionojë në drejtimin e skuadrës kelte.

Sa i përket paraqitjeve individuale, më i dalluari te Bostoni sonte ishte Jaylen Brown me 23 pikë, 8 kërcime e 1 asistim, i ndihmuar edhe nga Marcus Morris me 21 pikë e 10 kërcime dhe Al Horford me 20 pikë, 4 kërcime e 6 asistime. Te Cavs u veçua Kevin Love me 17 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.

Ndeshja e dytë e serisë luhet përsëri në ‘TD Garden’ më 16 maj me fillim nga ora 02:30.

NDESHJA 5 FINALE: TIRANA-TEUTA

Tirana mbron titullin kampion

Foto: FSHB/fb

13 Maj, 2018 @19:46

Ndeshja e pestë e serisë finale në kampionatin shqiptar i takoi...

FINALJA 1: PRISHTINA-BASHKIMI

Prishtina s’rikthehet, Bashkimi fiton

12 Maj, 2018 @19:51

Një çerek i katërt i shkëlqyer i Sigal Prishtinës ka bërë që...

ÇEREKU I TRETË: PRISHTINA-BASHKIMI

Prishtina zbut epërsinë e Bashkimit

12 Maj, 2018 @19:20

Prishtina është këndellur në çerek të tretë të ndeshjes, pas...

PJESA E PARË: PRISHTINA-BASHKIMI

Epërsi dyshifrore pas pjesës së parë

12 Maj, 2018 @18:47

Kanë përfunduar 20 minutat e para të ndeshjes së parë të...

ÇEREKU I: PRISHTINA-BASHKIMI

Bashkimi në epërsi pas çerekut të parë

12 Maj, 2018 @18:26

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së parë të serisë...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet: Prishtina-Bashkimi

BOROZANI/Arkiv

12 Maj, 2018 @18:14

Ka nisur ndeshja e parë e serisë finale të PlayOffit të...

CONFERENCE FINALS

Kompletohen finalistët e Konferencave në NBA

10 Maj, 2018 @9:10

Me fitoren e Boston Celticsit sot në mëngjes kundër Philadelphias,...

NEW YORK

Knicks merr ish-trajnerin e Grizzlies

9 Maj, 2018 @8:29

New York Knicks ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me...

GAME 5: ROCKETS - JAZZ

Raketat në finale të konferencës

Foto: nba.com

9 Maj, 2018 @8:06

Houston Rockets, e mposhti Utah Jazzin në ndeshjen e pestë të...

GAME 4: JAZZ - ROCKETS

Houston afër finales së Konferencës

Foto: Rockets/fb

7 Maj, 2018 @11:49

Lideri i Konferencës Perëndimore, Houston Rockets, duke e mposhtur...

GAME 4: PELICANS - WARRIORS

Durant 38, kampioni pranë finales së Konferencës

Foto: GSW/twitter

7 Maj, 2018 @11:35

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, ka arritur që të...

Të gjitha lajmet nga NBA