Të gjitha lajmet

JUVENTUS - BARCA

Super Juventus, Barcelona shpartallohet në Torino

Super Juventus, Barcelona shpartallohet në Torino

11 Prill, 2017 @22:41

Juventus
Barcelona
Juventus 3 : 0 Barcelona
P.Dybala 7' 22', G.Chiellini 55'

Juventus Stadium

Në takimin e parë çerekfinal të luajtur në ‘Camp Nou’, Juventusi e ka shpartalluar me rezultat 3-0 skuadrën e Barcelonës, duke e krijuar kështu një epërsi solide para ndeshjes së kthimit dhe duke u afruar dukshëm me gjysmëfinalen.

Me të filluar takimi, Juventusi rrezikoi me një goditje me kokë të Higuainit, mirëpo në vend ishte portieri Ter Stegen. Shumë pak pas rrezikimit nga Higuain, argjentinasi tjetër, Paulo Dybala, ishte ai që i dha epërsinë torinezëve. Pas një pasimi të Cuadrados nga krahu i djathtë, Dybala goditi bukur me të majtën për epërsinë 1-0.

15 minuta më vonë, ishte po i njëjti lojtar ai që e gjeti edhe golin e dytë të vendasve, ndërsa mund të thuhet që ky gol erdhi nga ‘Ligji i pashkruar i futbollit’, me Iniestën që shpërdoroi një rast tejet të volitshëm në cepin tjetër të fushës pas një pasimi maestral nga Leo Messi.

Pasi e krijoi epërsinë 2-0, Juventusi vendosi të tërhiqej prapa, derisa Barcelona mbante posedimin, por raste konkrete për shënim nuk pati dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë, Juventusi e gjeti edhe një herë golin. Për 3-0 u përkujdes qendërmbrojtësi Chiellini, i cili shënoi me kokë i ndihmuar nga shtylla. Në vazhdim të ndeshjes, e tëra çfarë bëri ‘Zonja e Vjetër’ ishte menaxhimi i ndeshjes. Me një mesfushë të ngjeshur e një mbrojtje tejet të fortë, skuadra e drejtuar nga Allegri e mbylli ndeshjen pa pranuar gol, duke bërë kështu që në ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’ të udhëtoj me një epërsi solide.

Se a do të shohim ndonjë përmbysje si ajo ndaj Parisit nga Barcelona, mbetet të shihet, mirëpo kësaj radhe kjo gjë duket më e vështirë!


All Goals & Highlights HD - Juventus 3-0… by euro-goal-tv

DORTMUND - MONACO

Dortmund vs. Monaco, shtyhet ndeshja

11 Prill, 2017 @20:23

Pas një eksplodimi në autobusin e Dortmundit, ku u lëndua Marc...

JUVENTUS - BARCELONA

Juve vs. Barca, publikohen formacionet

11 Prill, 2017 @19:57

Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar 11-shet startuese të...

LA LIGA

Suspendohet Neymar, mungon në ‘El Clasico’

11 Prill, 2017 @19:03

Për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Malagas, Neymar...

KUSH DO T'I SHPËTOJË?!

Simeone ose Sampaoli te Argjentina!!!

11 Prill, 2017 @15:01

Pas shkarkimit të Edgardo Bauzas sot në mëngjes nga detyra e tij...

PARA NDESHJES: DORTMUND-MONACO

Dueli i ekipeve që shënojnë shumë

11 Prill, 2017 @13:29

Përballja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Monacos në Ligën e...

PARA NDESHJES: JUVENTUS-BARCELONA

Juventus s’është mposhtur nga Barcelona në Torino

11 Prill, 2017 @13:11

Sonte nisin duelet çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe njëra...

TERMINET E NDESHJEVE

Përcakohet orari i xhiros XXVI të Superligës

BOROZANI/A. P.

11 Prill, 2017 @9:35

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, FFK ka bërë...

FIFA AWARDS 2017

Cristiano Ronaldo, më i miri i vitit 2017

23 Tetor, 2017 @21:55

Çmimi kryesor i mbrëmjes, ai për futbollistin më të mirë të...

FIFA AWARDS 2017

Shpallet 11-shja më e mirë e vitit 2017

23 Tetor, 2017 @21:27

Është bërë e ditur 11-shja më e mirë e vitit 2017. Real...

FIFA AWARDS 2017

Çmimi i fansave shkon për Celticun

23 Tetor, 2017 @21:07

Çmimi për fansat më të mirë të vitit 2017 i ka takuar skuadrës...

FIFA AWARDS 2017

Buffon fiton çmimin ‘Portieri i vitit’

23 Tetor, 2017 @20:58

Pasi u kuptuan çmimet për golin më të mirë dhe për trajnerin...

FIFA AWARDS 2017

Zidane, trajneri i vitit 2017

23 Tetor, 2017 @20:54

Ashtu siç u parashikua, ashtu edhe ndodhi. Zinedine Zidane është...

Të gjitha lajmet nga Champions League