Të gjitha lajmet

GOLF

Takim i rëndësishëm i golfistëve kosovarë me ata të diasporës

Takim i rëndësishëm i golfistëve kosovarë me ata të diasporës

23 Tetor, 2017 @12:29

Me datat 21 dhe 22 tetor 2017 në Gjermani janë mbledhur për herë të parë komuniteti i lojtarëve të golfit nga Kosova, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania. Takimi është mbajtur afër qytetit Karlsruhe, në Heitlinger golf resort nën përkujdejsjen e menaxherit të klubit Arif Arifi! Qëllimi i takimit ishte për tu njohur dhe bashkëbiseduar rreth lojës së golfit, por mbi të gjitha formimi i Federatës së Golfit të Kosovës duke pasur parasysh potencialin ekzistues të golfit që ka komuniteti ynë nga Kosova në Diasporë!

golf

Pjesëmarrës në takim ishin: nga Kosova Blerim Sejdiu dhe Lavdim Zylfiu; nga Austria: Lulzim Vehapi dhe Idriz Iseni; nga Zvicra: Ahmet Beqiri; nga Holanda: Isi Zejnullahu; ndërsa nga Gjermania ishin prezent: Murat Ahmetaj, Naim Gjinovci, Bekim Durguti, Mërgim Gjinovci, Adnan Hajdini, Dafina Arifi dhe prindi i saj, menaxheri i klubit Arif Arifi.

golf

Gjithashtu është zhvilluar një lojë ne gjitha shtigjet e fushës së golfit Heitlinger ku natyrisht rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës Adnan Hajdini dhe Mërgim Gjinovci, të dy lojtarë profesionist të golfit të formuar dhe të njohur nga Federata e golfit e Gjermanisë!

golf

Në ditën e dytë falë pjesëmarrësit Murat Ahmetaj i cili punon në golf resort St Leon Rot, u mundësua vizita në këtë klub. Ky klub është ndër tre më të mirët nga 760 sosh sa i posedon Gjermania dhe në të kanë luajtur emrat eminent të golfit nga mbarë bota, përfshi golfistin Tiger Woods i cili ka fituar tre herë garën.

golf

Takimit i mungoi lojtari më shpresëdhënës i Kosovës, juniori 13 vjeçar Albin Arifi i cili kishte udhëtuar në Zvicër për ta zhvilluar garën e fundit për këtë vit, në mes të juniorëve nga Zvicra dhe Gjermania.

PËR TOKIO 2020

Lista e përfituesve të bursave olimpike

Foto: KOK

17 Tetor, 2017 @7:49

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka përzgjedhur 19 sportistë që...

PASQYRA E SHKURTËR: XHIROJA V

BesaFamgas dhe Prishtina - krejt fitore

BOROZANI/D.S./Arkiv

16 Tetor, 2017 @9:05

Dy skuadrat që po mbajnë pikët maksimale në elitën e hendbollit...

SHANGHAI MASTERS

Federer mposht Nadalin për titullin e 94-t në karrierë

15 Tetor, 2017 @11:01

Vazhdon forma e mirë e Roger Federer në vitin 2017. Teniseri...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

VOLEJBOLL

KV Vëllaznimi në Superligë pas 20 viteve

Foto: KV Vëllaznimi

16 Prill, 2018 @16:30

Pas 20 viteve, skuadra e Vëllaznimit në sportin e volejbollit ka...

Të gjitha lajmet nga Të tjera