Të gjitha lajmet

FITOJNË TIFOZAT KUQ E ZI

Policia dhe FSHF pranojnë kërkesat e TKZ-së

BOROZANI/ D. S./Arkiv

Policia dhe FSHF pranojnë kërkesat e TKZ-së

6 Maj, 2018 @13:59

Tifozat Kuq e Zi përmes një njoftimi të publikuar mbrëmë vonë në Facebook kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje në parim me policinë e shtetit shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit - dhe me këtë do të merr fund bojkoti i tyre për ndeshjet e kombëtares në stadium.

Mëposhtë, lexojeni pa ndërhyrje letrën e TKZ-së, botuar në Facebook.

Të nderuar anëtar/e të Tifozave Kuq e Zi!

Gjatë një periudhe më shumë se 1 vjeçare jeni informuar vazhdimisht rreth problematikave që tifogrupi ynë ka hasur gjatë ndeshjeve brenda të Kombëtares tonë. Në veçanti rreth dhunës dhe trajtimit jo korrekt që policia ka treguar ndaj tifozëve tanë, gjë që ka sjellë edhe vendimin tonë për bojkotim të këtyre ndeshjeve.

Sot më datën 5 maj 2018, pas disa përpjekjeve nga ana jonë, në ambientet e FSHF-së dhe me kërkesën e tyre u mbajt takimi trepalësh mes TKZ, të deleguarve nga Ministria e Brendshme (Policia e Shtetit) dhe përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte gjetja e një gjuhe të përbashkët në mbarëvajtjen e ndeshjeve, në respektimin e roleve të secilit aktor të përfshirë dhe veçanërisht në përkrahjen e ngjyrave kuq e zi, ku rol kyç kanë Tifozat Kuq e Zi.

Në tavolinën e bisedimeve u parashtruan të gjitha kërkesat që grupimi ynë ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe pakënaqësie. Duam t’ju njoftojmë që ndër më të rëndësishmet e kërkesave të aprovuara nga FSHF dhe Policia e Shtetit janë:

- Mosprezenca e policëve të armatosur në tribuna dhe zëvendësimi i tyre me stjuard.

- Mbarëvajtja e ndeshjeve përmes bashkëpunimit të TKZ-së me Policinë e Shtetit dhe FSHF-së, si institucionet përgjegjëse të aktivitetit.

- Përfshirja përmes akreditimit e përgjegjësve të TKZ-së në mbikqyrjen e sektorit ku ata do jenë të pranishëm.

- Pranimi dhe informimi i organeve të policisë mbi produktet, logot e dizajnet e ndryshme të TKZ-së në mënyrë që të evitohen vonesat gjatë kontrolleve apo incidentet si ato që kemi pasur deri në ndeshjen me Izraelin.

- Takim tre palësh përpara cdo ndeshje me qëllim informimin e ndërsjelltë mbi personat përgjegjës.

Na ngelet vetëm të urojmë që rezultatet e takimit të sotëm të vihen në praktikë, gjë e cila do sjellë edhe vendimin kryesor tonin mbi bojkotin.

Sëbashku më të fortë!

UDINESE - INTER

Lufta për Champions vazhdon

Foto: FCInter/fb

6 Maj, 2018 @13:19

Fitore e thellë me një lojë të sigurt dhe të pamëshirshme në...

PORTUGALI

Dy luftuan, i treti festoi titullin

FCPorto.fb

6 Maj, 2018 @13:12

Pas barazimit të mbrëmshëm në derbin ndërmjet Sportingut dhe...

BURNLEY

Pas 51 vitesh në gara evropiane

Foto: premierleague.com

6 Maj, 2018 @12:40

Barazimi i Evertonit me Southamptonin dje, i ka siguruar dalje në...

SIR ALEX FERGUSON

Gjakderdhje në tru, operohet Sir Alex

5 Maj, 2018 @21:22

Lajm shokues për botën e sportit! Ish-trajneri i Manchester United...

SADAT PAJAZITI

Nuk kemi ekip për barazh

BOROZANI/ A.P

5 Maj, 2018 @17:25

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, përfundoi me rezultat...

SULEJMAN STAROVA

I kënaqur nga loja, jo nga barazimi

5 Maj, 2018 @17:22

Trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, pas ndeshjes deklaroi se...

DRENICA - FERONIKELI

Barazimi i 17-të i Niklit, Drenica largohet nga barazhi

FOTO/ Arkiv

5 Maj, 2018 @17:11

Ndeshja hapëse e xhiros së 31-të ndërmjet Drenicës dhe...

STOKE - CRYSTAL

Shaqiri nuk mjafton, Stoke City bie nga liga

5 Maj, 2018 @14:37

Pas 10 sezoneve në Premier League, Stoke City që nga sezoni i...

LIGA E PARË

Prizreni futsall në Superligë

BOROZANI/A.P.

5 Maj, 2018 @13:49

Klubi i futsallit, Prizreni, do të jetë anëtar i ri i Superligës...

PAS DERBIT

Pezullime te Gjilani, gjobë Dritës

5 Maj, 2018 @13:21

Komisioni Disiplinor (KD) i FFK-së ka dhënë verdiktin lidhur me...

MIQËSORE

Konfirmohet data për “vëllazëroren” Kosovë-Shqipëri

BOROZANI

27 Prill, 2018 @20:50

Miqësora apo më mirë thënë “vëllazorja” e shumë-përfolur...

ARANZHOHET MIQËSORJA

Shqipëria ndaj Uellsit

13 Prill, 2018 @11:09

Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në...

NGRITJE KUQEZI

Dy pozita përpjetë

Foto: FSHF

12 Prill, 2018 @10:12

Përkundër humbjes së pësuar nga Norvegjia në miqësore, shikuar...

NDARJA E HISES

Liga e Kombeve, sa euro i fiton Kosova?

BOROZANI/ D.S./ Arkiv

29 Mars, 2018 @13:39

Pas shortit, së fundmi UEFA ka publikuar edhe shifrat që do të...

SLLOVAKIA-SHQIPËRIA

4 ditë, 7 gola të pësuara, mposhten kuqezinjtë

Foto: FSHF

27 Mars, 2018 @18:18

Pas humbjes në Selman Stërmasi 2-3, Shqipëria U21 është mposhtur...

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja