Të gjitha lajmet

SPECIALE TE BOROZANI.COM

TOP 10 koshashënuesit vendor në Superligë 2016/17

BOROZANI/ Arian Paçarizi

TOP 10 koshashënuesit vendor në Superligë 2016/17

18 Qershor, 2017 @21:20

10.Alban Veseli (Peja) - 320 pikë

a

Alban Veseli, stinorin që e lëmë pas luajti për Pejën në 20 ndeshje, i shënoi 320 pikë në total dhe arriti mesataren prej 16 pikëve për ndeshje.

Veseli, për shkak të problemeve në klub nuk luajti një pjesë të kampionatit në pjesën pranverore dhe gjatë Play-Offit. Megjithatë arriti të hyjë në Top 10 të koshashënuesve vendor në ligë.

9.Artin Gashi (Rahovec) - 340 pikë

a

Lojtari suharekas, Artin Gashi, kaloi një stinor mjaft të mirë me Rahovecin. Gashi në total i shënoi 340 pikë në 25 ndeshje sa ishte në parket dhe arriti mesataren prej 13.6 pikëve për ndeshje.

8.Mustafë Merovci (Rahoveci) - 344 pikë

a

Mustafë Merovci ishte koshashënuesi më i mirë për Rahovecin në stinorin e tyre historik në Superligë.

Siç njihet me nofkën “Taki”, Mustafa shënoi gjithsej 344 pikë në 26 ndeshje që i luajti, derisa e kapi një mesatare prej 13.2 pikëve për ndeshje.

7.Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) - 345 pikë

a


Fisi ishte njëri ndër lojtarët kryesorë te Sigal Prishtina në ngritjen e trofeut në stinorin 2016/17.

Rugova shënoi 345 pikë në total dhe luajti në të gjitha ndeshjet për Prishtinën (35) me mesatare prej 9.8 pikëve për ndeshje.

6.Arti Hajdari (Peja) - 359 pikë

a

Koshashënuesi më i mirë te Peja për sivjet ishte Arti Hajdari.

Hajdari luajti në 27 ndeshje dhe shënoi 359 pikë në total, derisa mesatarja e tij për ndeshje ishte 13.3 pikë.

5.Ergin Grosha (Ylli) - 428 pikë

a

Lojtari ferizajas i Yllit, Ergin Grosha, kaloi një stinor shumë të mirë te skuadra e tij duke qenë koshashënuesi më i mirë.

Ergini luajti në të gjitha ndeshjet e stinorit 2016/17 dhe i shënoi 428 pikë në total, ndërsa mesatarja e tij për ndeshje ishte 15.2 pikë.

4.Drilon Hajrizi (Sigal Prishtina) - 476 pikë

a

Ylli mitrovicas, Drilon Hajrizi, stinorin 2016/17 e startoi nga java e tretë, për shkak të disa problemeve në mes të tifozëve prishtinas “Plisat”.

Por me zgjidhjen e problemeve me Drilonin,  te Prishtina, e cila filloi stinorin dobët, filluan edhe rezultatet pozitive të vijnë.

Hajrizi në total i shënoi 476 pikë në 28 ndeshje që ishte në parket, kurse mesatarja e tij për ndeshje ishte 17. Driloni në fund të stinorit e shijoi titullin kampion me skuadrën e tij Sigal Prishtina.

3.Samir Zekiqi (Trepça) - 477 pikë

f

Kryesuesi në kategorinë e pikëve te Trepça për stinorin 2016/17 ishte Samir Zekiqi me 477 pikë.

Zekiqi luajti në 29 ndeshje dhe arriti një mesatare prej 16.4 pikëve për ndeshje.

Trepça e përfundoi stinorin në pozitën e katërt, derisa u eliminua nga Sigal Prishtina në gjysmëfinale me rezultat 3-0.

2.Arian Qallaku (Vëllaznimi / Peja) - 493 pikë

a

Arian Qallaku, pjesën vjeshtore që e kaloi shumë mirë te Vëllaznimi, arriti ta vazhdoj edhe në pjesën pranverore, pasi u transferua te Peja.

Qallaku në total i shënoi 493 pikë me mesatare prej 17 pikëve për ndeshje, derisa me skuadrën e tij u eliminua në gjysmëfinale tè Final Four-it kundër Bashkimit.

1.Beq Kovaqi (Vëllaznimi) - 560 pikë

a

Koshashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në basketboll për stinorin 2016/17 ishte Beq Kovaqi me 560 pikë gjatë stinorit.

Kovaqi luajti në 27 ndeshje dhe arriti një mesatare prej 20.7 pikëve për ndeshje, por kjo performancë nuk mjaftoi që ta mbante në elitë Vëllaznimin.

SUPERLIGA TURKE

Kenan Sipahi nënkampioni i Turqisë, Feneri kampion

Kenan Sipahi i ulur në anën e djathtë me numër 25 të fanelës

16 Qershor, 2017 @23:42

Skuadra e kosovarit Kenan Sipahi, Besiktas, duke u mposhtur në 4...

LIGA ENDESA

Valencia historike, befason Realin dhe shpallet kampion

16 Qershor, 2017 @23:38

Skuadra e Valencias ka befasuar Real Madridin në serinë finale të...

JUSTIN DOELLMAN

Largohet nga Barcelona

16 Qershor, 2017 @23:30

Reprezentuesi i Kosovës, Justin Doellman, është ndarë me ekipin e...

SPECIALE TE BOROZANI.COM

TOP 20 koshashënuesit në Superligë 2016/17

BOROZANI/ Arian Paçarizi

16 Qershor, 2017 @18:55

Në stinorin 2016/17 në Superligën e Kosovës në basketboll,...

KOSOVA U16 FEMRAT

Përcaktohet 12-shja për Gjibraltar

16 Qershor, 2017 @16:41

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-16 (Femrat), Muhammed Thaçi dhe...

SITO ALONSO

Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri

Sito Alonso, trajner i ri i Barcelonës

16 Qershor, 2017 @14:12

Pas stinorit tejet dëshpërues në sistemin e ri të Euroligës,...

KOSOVA U-18

Kosova U18 pranë përzgjedhjes finale para Europianit

16 Qershor, 2017 @8:08

Përfaqësuesja U18 e Kosovës te meshkujt, e drejtuar nga selektori...

PLAYMAKERI I KOSOVËS

Jaren Sina në NBA Draft Workout

15 Qershor, 2017 @15:56

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Jaren Sina, është...

SCOTT BAMFORTH

Bamforth në Sassari të Serie A-së

Bamforth, në bisedë me Dardan Berishën në duelin Kosova-Sllovenia.

15 Qershor, 2017 @14:16

Reprezentuesi i Kosovës, Scott Bamforth 28 vjeç, është lojtar i...

SPECIALE TE BOROZANI.COM

TOP 20 koshashënuesit në Superligë 2016/17

BOROZANI/ Arian Paçarizi

16 Qershor, 2017 @18:55

Në stinorin 2016/17 në Superligën e Kosovës në basketboll,...

ALEKSANDAR TODOROV

Ish-trajneri i Pejës, te kampioni i Maqedonisë

Aleksandar Todorov/ BOROZANI/ E. D.

15 Qershor, 2017 @13:51

Trajneri i Pejës në stinorin e kaluar 2016/17, Aleksandar Todorov,...

SPECIALE TE BOROZANI.COM

Kush sa pikë shënoi te Vëllaznimi 2016/17?

BOROZANI / Arian Paçarizi

14 Qershor, 2017 @0:12

Skuadra gjakovare Vëllaznimi, pas tre stinorëve do të jetë pjesë...

SPECIALE TE BOROZANI.COM

Kush sa pikë shënoi te Kerasan Prishtina 2016/17?

BOROZANI/ Arian Paçarizi

10 Qershor, 2017 @16:16

Skuadra e Kerasan Prishtinës e përfundoi stinorin 2016/17 në...

STREETBALL

3x3 basket, bëhet sport olimpik

10 Qershor, 2017 @15:58

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) sot ka...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga