Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

Shkruan: Luan MORINA

31 Mars, 2017 @9:15

Pesë duelet më interesante të fundjavës, nën llupën e Luanit. Pritjet dhe mundësitë, në 5 për këtë vikend.

1. Liverpool – Everton (e shtunë, ora 1e30)

Ekipi i Kloppit ka qenë i shkëlqyeshëm me ekipe të mëdha. Por, ka dështuar me ekipe të vogla. Motivimi nuk duhet të mungoj as kundër Evertoni që janë në urë ndërmjet një ekipi të madh dhe një ekipi ‘jo-të madh’. Dyshoj që Evertoni mund të lëviz kah pjesa e parë e ekipeve të Premier League nën udhëheqjen e Ronald Koemanit.

LiverpoolEverton

Rasti më i mirë për tu afruar në zonën e Ligës së Kampionëve do të ishte fitorja eventuale në ‘Anfield’. Pos Lukakus, shumëçka do të varet nga krahët e sulmit të Evertonit. Gjithashtu mungesa e Coleman s’do të jetë e padukshme. Herën e fundit, Liverpool kishte fituar 4-0, ngjashëm si në vitin 2014. Ose mbetet lojë e barabartë, ose debakël i Everton.

2. Schalke – Dortmund (e shtunë, ora 3e30)

Derbi regjional në Bundesligë, edhe pse kurrë pothuajse nuk ka qenë i rëndësisë së titullit, gjithnjë ka pasur atë zjarrin shtesë. Nuk mund të përjashtojmë ndonjë përballje të këtyre dyjave që nuk ka prodhuar futboll atraktiv.

SchalkeDortmund

Me gjithë barazimin pa gola në ‘Signal Iduna Park’ në vjeshtë, ndeshjet paraprake gjithnjë kanë pasur së paku tre gola në total dhe lojë të parezervuar në të dyja anët. Schalke është pak në krizë, kryesisht për mos-adaptimit të ekipit. Ngjashëm ka ndodhur edhe Dortmundin, veçse nuk është reflektuar aq shumë në rezultate. Një rast i mirë të shohim Donis Avdijajn.

3. Ajax – Feyenoord (e diel, ora 2e30)

Edhe gjashtë javë mbesin pas këtij vikendi deri në fund të këtij kampionati holandez. Derisa Feyenoordi është i sigurt në krye, në kërkim të titullit të parë në këtë milenium; Ajaxi është në pozitë goxha më të tensionuar.

AjaxFeyenoord

Në njërën anë ndjekin Feyenoordin, me këtë ndeshje ndër trenat e fundit për titull; në njërën anë dëshirojnë ti ikin PSV-së për tu kthyer në Ligën e Kampionëve; e edhe janë me gjasa reale në Europa League.

4. Arsenal – Manchester City (e diel, ora 5)

Mundësitë që Pep Guardiola të fitoj titull qysh në sezoni ne parë në Angli nuk janë të zhdukura. Ndoshta Premier League duket mision i zorshëm, akoma nuk është i pamundur.

ArsenalCity

Jo pas formës së shkëlqyeshme që kanë gjetur së fundmi ‘citizens’. Një fitore eventuale ndaj Arsenalit do të ishte ndoshta moral shtesë, por këtë Arsenal e ka mposhtur edhe Watfordi. Është koha për ndryshime rrënjësore tek ‘gunners’ përndryshe rënia në një humnerë si Liverpooli do të ishte e paevitueshme.

5. Napoli – Juventus (e diel, ora 15n9)

Vera do të definoj nëse Napoli do të vendos të mbetet në krye të Serie A, apo do të pranoj të zhytet mbrapa ekipeve të kryeqytetit e qytetit të modës.

NapoliJuve

Por, para se të vijë vera janë dy gjëra që mund të kënaqin për të fundit herë napolitanët – mposhtja e Juventusit dhe titulli eventual në kupë. Edhe kjo e dyta është e lidhur me Juventusin, me të cilët do të përballen edhe të mërkurën. Gjasat për të fituar Napoli nuk janë inekzistente. Por, për të mposhtur Juventusin dy herë brenda javës nevojitet ndihma hyjnore.

SULMUESI I RI

Albian Ajeti, zyrtarisht te St Gallen

31 Mars, 2017 @8:09

Futbollisti me origjinë kosovare, i lindur në Basel të Zvicrës,...

TRANSFER

Dortmundi ‘rekruton’ edhe një talent

30 Mars, 2017 @16:16

Të njohur tashmë për zbulimin e talentëve që janë në moshë...

ORARI I NDESHJEVE

Shqipëria-Kosova, dueli në Elbasan

30 Mars, 2017 @14:08

Federata Shqiptare e Futbollit prej datës 6-11 Prill 2017, do të...

ARMEND DALLKU

33 pikë janë në lojë

Armend Dallku/ Foto: prishtinafc.com

30 Mars, 2017 @13:23

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka thënë se me ardhjen e...

ARSIM THAQI

Të mendojmë për 11 ndeshje

Arsim Thaqi, trajner i ri Prishtinës/ Foto: prishtinafc.com

30 Mars, 2017 @13:14

Kryetrajneri i ri i Prishtinës që do të debutojë në xhiron e...

TE NAPOLI

Kthehet Hysaj

Foto: epa.eu

30 Mars, 2017 @11:55

Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj, duke folur për...

ZHVILLIME TE INTER

Mbetet Pioli, pritet Verratti

30 Mars, 2017 @11:48

E përditshmja sportive italiane, Corriere dello Sport, ka bërë të...

MESFUSHORI TURK

Arda Turan mungon ndaj Juventusit

30 Mars, 2017 @11:43

Barcelona nuk do të mund të llogarit në shërbimet e mesfushorit...

PËRFAQËSUESJA A e FEMRAVE

Kosova gati për preliminaret e Botërorit

Foto: FFK

30 Mars, 2017 @11:16

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, është gati...

TOTTENHAM HOTSPURS

Lamela humb stinorin

29 Mars, 2017 @21:55

Mesfushori i Tottenham Hotspursit, Erik Lamela, ka përfunduar...

ARSENE WENGER

Wenger: E ardhmja ime kuptohet më vonë

30 Mars, 2017 @9:41

Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Cityn, Arsene...

PAS NDESHJES

Imami: Vetëkënaqësia na kushtoi, koncentrimi vetëm në Kupë

Foto: KF Besa

29 Mars, 2017 @15:09

Përveç Fidaim Haxhiut, pas ndeshjes për Supersport foli edhe...

WATFORD-LIVERPOOL

Klopp i kënaqur, Emre me supergol siguron 3 pikë

Fotografitë: premierleague.com

1 Maj, 2017 @22:18

Një gol që rrallë shihet nëpër stadiumet botërore u shënua...

TOTTENHAM-ARSENAL

Spurs fiton derbin, Wenger: njëherë në 20 vjet

Fotografitë: premierleague.com

30 Prill, 2017 @19:19

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore tepër të rëndësishme ndaj...

EVERTON - CHELSEA

Fitore e madhe, Chelsea pranë titullit!

30 Prill, 2017 @15:58

Në ndeshjen më të vështirë nga ato që i kanë mbetur deri në...

S'LAND-B'MOUTH

Pas 10 vitesh, bien nga Premier Liga

Fotografitë: premierleague.com

29 Prill, 2017 @16:56

Skuadra që drejtohet nga David Moyes, Sunderland, pas 10 vitesh do...

MARCA

Real pranë De Geas

28 Prill, 2017 @12:21

Real Madrid është afër arritjes së marrëveshjes me portierin...

Të gjitha lajmet nga Premier League