Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

Shkruan: Luan MORINA

7 Prill, 2017 @19:06

5 ndeshjet më interesante të fundjavës nga ligat europiane të futbollit. Dy nga Bundesliga, një nga La Liga, një nga Premier Liga dhe një tjetër nga Serie A.

1. Leipzig – Leverkusen (e shtunë, ora 3e30)

Leverkuseni ka gjetur veten me Tayfun Korkutin. Pak! Kanë nevojë për një freskim në vjeshtë dhe një sezon jashtë Evropës për tu formësuar!

Leipzig

Leipzig ndërkohë kanë gjetur formën së fundmi. Loja ekipore po funksionon dhe po sjell rezultate. Titulli është larg, i pamundshëm edhe, por pozitat e dytë këtë edicion është më se e bollshme dhe plotësisht e merituar.

2. Real Madrid – Atletico (e shtunë, ora 4e15)

Derbi i Madridit vë presion vetëm në Realin. Dy javët e ardhshme janë ato ku Reali mund të humb dy shanset e fundit për titull dhe një trajner fillestar, por jo edhe të pasuksesshëm.

RM

Pëshpëritjet që kanë filluar të qarkullojnë anës Bernabeut janë të zakonshme për ekipe të mëdha ku ka shumë alfa-meshkuj dhe ku mungon hierarkia. Atletico do të luaj qetë, haptazi. Do të duhej të luante kështu pasi janë larg luftës për titull dhe me mend tek Liga e Kampionëve. Krejt presioni është mbi Realin.

3. Bayern – Dortmund (e shtunë, ora 6e30)

Manuel Neuer mungon. Sven Ulreich do të mund të mbronte goditjen e Kramaric me dorën e djathtë të martën. Ndoshta mund të bëj gabime të tilla, por jo gabime siç po bën Ancelotti me mos angazhimin e shpeshtë të Joshua Kimmich e Kingsley Coman. Nuk kanë mungesa, sa kanë BVB.

BayernBVB

Fitorja në vjeshtë ndoshta mund të kishte qenë një shenjë barazie ndërmjet këtyre dy ekipeve, por nuk mjaftojnë vetëm duelet direkte. Teuchel dhe Dortmund kanë pasur një sezon të dështuar deri tani, sidomos kur kemi parasysh vijën e mesfushës dhe sulmit. Mbrojtja me Sokratisin dhe disa ndeshje me Weidenfeller në portë nuk ka qenë të vetmet arsye për dështim. Shpresoj të kemi një lojë të hapur, jo shumë të ngurtë e me taktizime para Ligës së Kampionëve në mesjavë.

4. Everton – Leicester City (e diel, ora 5)

Shtatë fitore radhazi për Craig Shakespeare në ligë? Pse jo! Mungon Williams, mungon Funes Mori tek Evertoni, edhe Coleman do të mungoj një kohë të gjatë. Me një vijë të improvizuar të mbrojtës ndoshta nuk do ta kenë të lehtë kundër Leicester Cityt.

Eve-Lei

Tekefundit Everton nuk qenë diçka të veçantë kundër Manchester United. Kundër një ekipi që përdor Fellainin si sulmues në hije dhe lojtarë të ekipit B si krahë sulmi nuk është vështirë të nxjerrësh barazim në Old Trafford këtë sezon.

5. Lazio – Napoli (e diel, ora 15n9)

Lazio është ekipi më mbresëlënës këtë sezon në Serie A. Kanë nisur sezonin me një ekip mesatar, me një trajner fillestar, edhe atë pas shkarkimit të Bielsas. Tani mund të futen edhe në luftë për Ligën e Kampionëve.

Laz-Nap

Ndërkohë Napoli është akoma nja dy hapa larg Napolit. Ndoshta Sarri, ndoshta ndjenja e inferioritetit i lë ata më poshtë. Të dy ekipet janë të mbushura me lojtarë të talentuar të cilët pas dy sezoneve i shihni në fanellën e Juventusit, fatkeqësisht.

 

SKOCI

Kontratë e re për Brendan Rodgers

7 Prill, 2017 @17:40

Forma e mirë e Celticut dhe fitimi i titullit pa asnjë humbje kanë...

PARA NDESHJES

Thaqi: Ta vazhdojmë ritmin e fitoreve

7 Prill, 2017 @17:33

Në prag të ndeshjes me Trepçën, për faqen zyrtare të...

FFK

Rastet e dyshimta, reagon FFK-ja

7 Prill, 2017 @17:11

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në...

SADIO MANE

Golashënuesi më i mirë i Liverpoolit, mbyll stinorin

7 Prill, 2017 @12:51

Sulmuesi kryesor i Liverpoolit në këtë stinor, Sadio Mane, nuk do...

NIKLI GATI

Kampioni gati për Dritën

Foto: KF Feronikeli Facebook

7 Prill, 2017 @12:45

Skuadra e Feronikelit ka përfunduar stërvitjet e mëngjesit sot në...

NË ZAGREB

Maqedonia mezi pret kthimin e Arijan Ademit

7 Prill, 2017 @12:02

Selektori i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angelovski, ka...

SHKËNDIJA-RENOVA

Derbi shqip në Maqedoni

7 Prill, 2017 @11:26

Këtë fundjavë, saktësisht nesër me fillim nga ora 16:00 në...

TWENTE - PSV

Kosovarët, Celina e Bunjaki, ndalin PSV-në

6 Prill, 2017 @21:59

Futbollistët kosovarë, Bersant Celina dhe Enis Bunjaki kanë qenë...

KOMISIONI PËR ANKESA

Vushtrrisë dhe Vëllaznimit i ulet dënimi

6 Prill, 2017 @21:47

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të FFK-së ka marrë...

KOMISIONI I ANKESAVE

Zbutet dënimi i Hasanit

6 Prill, 2017 @18:47

Komisioni për Ankesa i FFK-së sot ka zbritur dënimin e shkallës...

ABRASHI @ KICKER

Abrashi për Kicker, Freiburg pranë garave europiane

Foto: via Kicker.de

14 Prill, 2017 @9:39

Skuadra e Freiburgut është në rrugë të mirë për të siguruar...

HOFFENHEIM-BAYERN

Humbja e parë, pas 5 muajsh

4 Prill, 2017 @21:12

Kanë kaluar 5 muaj prej se Bayern përjetoi humbjen e parë të...

DORTMUND-HAMBURG

Mavraj kthehet, por Hamburg mposhtet

4 Prill, 2017 @21:00

Qendërmbrojtësi më stabil i kombëtares shqipare, Mërgim Mavraj,...

SULMUESI I RI

Albian Ajeti, zyrtarisht te St Gallen

31 Mars, 2017 @8:09

Futbollisti me origjinë kosovare, i lindur në Basel të Zvicrës,...

TRANSFER

Dortmundi ‘rekruton’ edhe një talent

30 Mars, 2017 @16:16

Të njohur tashmë për zbulimin e talentëve që janë në moshë...

Të gjitha lajmet nga Bundesliga