SOT — e Hëne, 20 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Tottenham, ekip i madh

REUTERS/Andrew Winning

Tottenham, ekip i madh

Andre Villas Boas ka thënë se skuadra e tij është shumë afër të marrë epitetin e njërës nga ekipet e mëdha angleze.


4 Mars, 2013 @13:17


E plotësuar:
4 Mars, 2013 @13:19


SHPËRNDAJ

Pas fitores së djeshme ndaj Arsenalit dhe lojës së jashtëzakonshme të ekipit të tij, të udhëhequr nga Gareth Bale, trajneri i Tottenhamit, Andre Villas Boas, ka thënë se ekipi i tij është shumë afër të llogaritet si ekip i madh anglez. 

”Çdokush është i fokusuar në kualifikimin në Ligën e Kampionëve përsëri. Çdonjëri po punon për përfitime të përbashkëta të skuadrës, duke ndjekur objektivat dhe lojtarët kanë qenë të jashtëzakonshëm në këtë periudhë. Të gjithë e dëshirojnë këtë,” ka thënë Villas Boas për mediat angleze sot.

“Mirëpo, përkundër dëshirave ne qëndrojmë me këmbë në tokë, duke ditur se kemi kundërshtarë të fortë që kanë të njejtin synim si Liverpool, Manchester City, Chelsea, bile edhe Evertoni,” ka shtuar portugezi i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për performancën e Tottenhamit. 

Tottenham gjendet në pozitën e tretë të Premier League dhe është dy pikë nën Manchester Cityn, ndërsa dy pikë mbi Chelsean. 



Tottenham, ekip i madh





About Borozani.com


TË FUNDIT