Roma mposht Genoan 3-1, në ndeshjen ku Francesco Totti kalon në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë në histori të Serie A-së.
Roma ka arritur të mposht Genoan në ndeshjen e fundit të xhiros së XXVIII të Serie A-së 3-1. Me këtë fitore Roma ka kërcyer nga vendi i nëntë në të shtatin dhe ka 43 pikë të mbledhura aktualisht.
Mirëpo, nata gjithsesi i ka takuar legjendës së klubit, Francesco Totti, i cili ka shënuar golin e parë nga penalltia dhe ka asistuar në dy gola të tjerë të shënuar të ekipit të tij nga Alessio Romagnoli dhe Simone Perrotta.
Totti gjithashtu ka kaluar në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë në histori të Serie A-së me golin e shënuar sot, derisa Romagnoli ka shënuar golin e parë për ujqit romak.
| REZULTATI: |
| Roma - Genoa |
3-1 |
| FAKT: |
| 1 |
Francesco Totti ka shënuar golin e 225-të në Serie A, duke u barazuar në vendin e dytë me legjendën tjetër, suedezin Gunnar Nordhal. |
|