Të gjitha lajmet

DITARI RUS (17)

Tre luanët dhe çerekfinalet

Foto: FIFA/fb

Tre luanët dhe çerekfinalet

Shkruan: LUAN MORINA

6 July, 2018 @13:57

Mrekullitë ndodhin! Më në fund anglezët fituan një ekzekutim penalltish në një Kupë Bote! Kjo është për t’u habitur duke pasur parasysh që janë njëra ndër kombëtaret më të papërgatitura mendërisht në sportin e futbollit! Këtë mund ta arsyetojmë me dashurinë e madhe që ekziston për futbollin në ishull, por më shumë do e veçoja si një ‘problem’ kombëtar. E ky ‘problem’ e bën futbollin anglez ndër më të bukurit në botë!

PROBLEMET E ANGLISË

Anglia e të martës pati goxha probleme në fushë. Nuk ia dilnin të shënonin, të krijonin raste, e as të mbroheshin si duhet. Presioni psikik ndoshta i ndalonte të luanin më lirë, dhe çdo herë kur provonin ta bënin këtë, pasonin gabime që nuk konkretizoheshin nga kolumbianët.

STERLING, HUMBJE HAPËSIRE

I vetmi që mund të përmendej nga anglezët ishte Harry Kane i cili kthehej mbrapa edhe në rolin e mesfushorit qendror, të cilin nuk ia dilnin ta bënin as Henderson, as Dier, e as Alli atë natë. Vija e mbrojtjes ishte trashanike, me Stones fajtor në golin e kolumbianëve, Walker të pa-përshtatur në pozitën që luan e Maguire-in agresiv. Krahët e mbrojtjes ishin të vetmit që provuan, sidomos me angazhimin e Rose, derisa dikush provonte të vendoste Sterlingun në pozitën e Lukakut, kinse bënte punë të madhe pa top në fushë. Si me, si pa top, Sterlingu është vetëm humbje hapësire.

ÇKA DO TË THOTË TË JESH EKIP?

Pasditen e të martës, suedezët dëshmuan që janë një ekip në plot kuptimin e fjalës. Kanë mundur të shënonin edhe më shumë, të fitonin edhe më bindshëm. Me pak më shumë disiplinë para portës rrezikojnë edhe anglezët! Në anën tjetër, Zvicra dhe buja me shqiponjë kishte qenë piku i kësaj kombëtareje. Që nga atëherë, dukej sikur kishte përfunduar Kupa për ta, dhe kjo nuk do të duhej të ishte diçka krenare për këtë ekip. Nuk janë kushedi sa të mëdhenj, por kundër Suedisë është dashur të japin një lojë më të mirë.

ÇEREKFINALET

Ndoshta fituesin e Kupës së Botës do ta shohim sot në terren. Janë dy super-ndeshje, por vetëm një ekip që luan futboll cilësor. Pos Belgjikës, të tri ekipet tjera më shumë kanë luajtur shah se sa futboll këtë Kupë Bote.

BRAZILI

Brazili nuk ka arritur të konkretizoj duke u përqendruar tek Neymar në tepricë. Coutinho është lojtari më i mirë brazilian në këtë Kupë, dhe në një pozitë më të lirë lideri do të bënte edhe më shumë për këtë ekip. Mbrojtja me Thiagon ka qenë në nivel kundër Meksikës, e kthimi i Marcelos mund t’i japë më shumë hapësirë Neymarit në krahun e majtë.

BELGJIKA

Belgët me Kompanyn çuditërisht dukeshin më të pasigurt në mbrojtje se sa me Boyatan. Ndoshta dyshja e Tottenhamit janë më të lirë me Kompanyn dhe ashtu lejuan gol dhe shanse kundërsulmi kundër japonezëve. Vazhdoj të ngulmoj që de Bruyne është më mirë të mbetet rezervist se sa të luaj në këtë pozitë aspak të përshtatshme, sidomos për detyra defensive. Chadli me gjasë do të startoj në vend të Carrascos, me treshen e sulmit të paprekur. Do ta kenë problem të mbrohen me një formacion të këtillë nga brazilianët. Sidomos në kundërsulme!

URUGUAI

Pasdite, Uruguai përsëri do të tentojë kundërsulmet, edhe ndaj francezëve. Stuani duhet të startoj në krahë të Suarezit, derisa mesfusha me Bentacur, Torreira, Vecino, e Nandez duhet të mbulojnë mjaftueshëm francezët.

FRANCA

Laxalt do të sprovohet sot kundër Mbappes i cili s’do ta ketë aq lehtë sikur ndeshjen e kaluar kundër Godinit e Gimenezit. Fekir mund të nis lojën në vend të Matuidit, që është një ide e mençur pasi që uruguaianët nuk janë ekip që dëshiron posedimin e topit aq shumë. Për të ndalur kundër-sulmet duhet të mjaftojë N’Golo Kante.

SUEDIA - ZVICRA

Një gol mjaftoi për çerekfinale

Fotot: fifa/fb

3 July, 2018 @17:55

Një gol, i shënuar me fat, pasi që Manuel Akanji devijoi shutin e...

NË PRIZREN

Liria emëron Bedridin Gjinalin trajner

6 July, 2018 @10:46

Pas ndërrimeve në kryesi të klubit, Liria përfundimisht ka...

PRISHTINA - EUROPA

Fitore rekorde për kualifikim

Foto: prishtinafc

5 July, 2018 @21:00

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Prishtina ka shënuar fitore...

SOLD OUT

Shiten të gjitha biletat e Bayern Munichut

Foto: bundesliga.com

4 July, 2018 @21:50

Tifozët e Bayern Munichut, 7 javë para se të fillojë stinori në...

TALENTI ARGJENTINAS

Lautaro Martinez zyrtarisht te Interi

Foto: GoogleImages

4 July, 2018 @15:12

Interi pak më parë e zyrtarizoi transferin më të ri të...

PODUJEVË

Bujar Idrizi kthehet te Llapi

Foto: fc llapi

4 July, 2018 @14:21

Për të tretën herë, Bujar Idrizi rikthehet te skuadra e Llapit....

MEDIA TALK

Barcelona kërkon yllin e Chelseat

4 July, 2018 @9:46

Pasi që sulmuesi francez, Antoine Griezmann vendosi që ta vazhdoi...

ATERON FC EUROPA

Vjen rivali i Prishtinës

BOROZANI/ A. K.

4 July, 2018 @8:53

Skuadra nga Gjibraltari, FC Europa, ka arritur në këto çaste në...

KOLUMBIA - ANGLIA

Anglia mbijeton penalltitë

3 July, 2018 @22:37

Dueli që nuk kishte gol në pjesë të parë, në pjesë të dytë...

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Foto: juventus/fb

14 August, 2018 @18:35

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, pas arritjes rekorde me...

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

22 July, 2018 @11:02

VAR-i ka qenë shpëtimtar në këtë Kupë Bote. Nuk po flitet për...

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Foto: fifa/fb

18 July, 2018 @18:21

Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit...

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Fotot: FIFA/fb

16 July, 2018 @23:09

Kampionët e rinj të Botës janë ekipi me lojtarët më cilësor...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Fotot: FIFA/fb

15 July, 2018 @22:38

Përfundoi Botërori Rusia 2018, me Francën kampione të re të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018