Të gjitha lajmet

DITARI RUS (6)

Treni rus dhe dështakët e garave të mëdha

Foto: FIFA/fb

Treni rus dhe dështakët e garave të mëdha

Shkruan: LUAN MORINA

19 Qershor, 2018 @21:12

Tre duelet e ditës së gjashtë të Botërorit, në përmbledhjen ditore.

DORA E CARLOSIT

VAR-i vazhdon të mahnit! Ani pse gjyqtari e pa mbrojtjen e Carlos Sanchezit me dorë, VAR-i do e përmirësonte edhe gabimin. Tashti, gjyqtari nuk është i vetëm, por ka edhe pesë tjerë për ta mbikëqyrë.

TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE

Mungesa e disiplinës i kushtoi kolumbianëve. Disiplina i solli fitoren japonezëve të cilët nuk ndaluan së sulmuari deri në marrjen e tri pikëve.

Kagawa

Një ekip goxha mirë i ndërtuar, harmonik, të cilët në një rast nuk ia dolën të parashihnin mençurinë e Quinteros.

Qasja e kolumbianëve, ndonëse e detyruar, ka mundur të ishte më ofensive. Luajtën më shumë në të sigurt, një pikë më mirë se hiq, e ndonëse mbetën edhe pa atë pikë, humbja minimale është më e mirë se humbja më e thellë.

DËSHTAKËT

Nga humbja e thellë shpëtuan edhe polakët, ndonëse me 11 lojtarë. Polonia e viteve të fundit, e Lewandowskit e ka adet të dështoj në gara të mëdha. Në kualifikime janë ujq, në garat finale pula! Përsëri 4-4-2 nuk i funksionoi Nawalkas, e në ndeshjen tjetër do të provojë të ikën nga ky formacion, duke dështuar edhe me të riun, për të përfunduar garën, si zakonisht, në grupe.

Senegal

Senegali bën atë që u deshën ta bëjnë – kundërsulmuan! Zunë në gjumë polakët dhe shfrytëzuan këto raste edhe nga ata që pritej më së paku, si Mbaye Niang! Janë ekip i papërshtatshëm, dhe kualifikimi në rrethin e dytë nuk do të ishte befasi. Ky grup është më i paqarti deri tani!

PROBLEMATIKU DZYUBA

Artyom Dzyuba ka pasur probleme me Mancinin në Zenit, ka pasur probleme me Emeryn në Spartak. Në Arsenal Tula ka gjetur hapësirë për t’u thirrur në Kupën e Botës dhe në dy ndeshjet e para po tregohet i pakapshëm për kundërshtarët.

DZyuba

Shumica kishin dyshime në këtë Rusi duke pasur parasysh kundërshtarin në ndeshjen e kaluar. Por, kishim harruar edhe që Mohamed Salah është vetëm njeri! Nuk pati shumë hapësirë, dhe qartazi dukej se nuk ishte i përgatitur. Ndoshta edhe presioni ka bërë të veten.

Salah

Egjiptianët çuditërisht nisën pa njërin prej më të mirëve në xhiron e parë, Amir Wardan, derisa goli i hershëm në pjesën e dytë gjithnjë të prish punë! Rusët ishin të mirë në mesfushë, luftarak sikur ndeshjen e kaluar me Gazinskyn e Zobninin. Cheryshev po habit, derisa tek egjiptianët nuk ishte i mençur largimi i Trezeguet i cili ishte i vetmi që rrezikonte në pjesën e parë. Egjipti do të ketë derbin me arabët, e Rusia do të shijojë rrethin e dytë për herë të parë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

NESËR

Uruguai e nis me Arabinë Saudite dhe me një fitore do të mbyllte këtë grup. Edhe barazimi do t’u kryente punë jug-amerikanëve, ndonëse s’besoj që mund të ndodh kjo. Pastaj janë dy fitore të lehta të Spanjës ndaj Iranit dhe Portugalisë ndaj Marokut.

TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE

Ose, ndoshta mund të befasojnë? Kupat e Botës kurrë nuk janë të sigurta. Tek njëra palë mund të ndikoj presioni, tek tjetra lehtësia që nuk kanë për të humbur gjë.

ISSA DIOP

Rekord transfer nga West Ham United

Foto: whufc.com

19 Qershor, 2018 @20:45

Skuadra londineze, West Ham United, ka thyer rekordin e ekipit në...

GRUPI A: RUSIA-EGJIPTI

Rusia përpara, Egjipti ‘eliminohet’

Foto: FIFA/squawka/fb

19 Qershor, 2018 @20:38

Me një fitore bindëse ndaj Egjiptit, organizatori i Botërorit,...

NEW GUNNER

Zyrtare: Leno i Arsenalit

Foto: arsenal.com

19 Qershor, 2018 @20:31

Me një njoftim në faqen zyrtare të klubit, Arsenal ka bërë të...

GRUPI H: POLONIA - SENEGALI

Senegali nis me fitore

Foto: FIFA/squawka

19 Qershor, 2018 @17:50

Senegali ka nisur me fitore kampanjën në Rusia 2018, duke e...

11-SHET: RUSIA-EGJIPTI

Formacionet: Rusia-Egjipti

Foto: premierleague.com

19 Qershor, 2018 @17:41

Janë publikuar 11-shet startuese për ndeshjen e tretë të Grupit A...

PROBLEME TE BRAZILI

Neymar s’mund të stërvitet

Foto: FIFA/fb

19 Qershor, 2018 @17:07

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, ka dalë nga stërvitjet e kombëtares...

BERND LENO

Arsenal arrin marrëveshje për portierin e ri

Foto: dailyexpress

19 Qershor, 2018 @16:59

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin...

11-SHET: POLONIA-SENEGALI

Formacionet: Polonia-Senegali

19 Qershor, 2018 @15:10

Tashmë janë publikuar 11-shet startuese të përballjes së fundit...

BRAZILI 2014

Gaucho da Copa

Fotot: GoogleImages/ Youtube/ FIFA/

20 Qershor, 2018 @9:00

Kupa e Botës në Amerikën Jugore do të kthehej pas 36 viteve....

GRUPI A: RUSIA-EGJIPTI

Rusia përpara, Egjipti ‘eliminohet’

Foto: FIFA/squawka/fb

19 Qershor, 2018 @20:38

Me një fitore bindëse ndaj Egjiptit, organizatori i Botërorit,...

GRUPI H: POLONIA - SENEGALI

Senegali nis me fitore

Foto: FIFA/squawka

19 Qershor, 2018 @17:50

Senegali ka nisur me fitore kampanjën në Rusia 2018, duke e...

11-SHET: RUSIA-EGJIPTI

Formacionet: Rusia-Egjipti

Foto: premierleague.com

19 Qershor, 2018 @17:41

Janë publikuar 11-shet startuese për ndeshjen e tretë të Grupit A...

PROBLEME TE BRAZILI

Neymar s’mund të stërvitet

Foto: FIFA/fb

19 Qershor, 2018 @17:07

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, ka dalë nga stërvitjet e kombëtares...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018