Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça ka shkelur Kosovën e Vushtrrisë, për të shënuar fitoren e nëntë në kampionat.
Basketbollistët mitrovicas kanë mposhtur bindshëm ata vushtrrias sonte në palestrën vushtrriase, Jeton Tërstena.
Trepça ka qenë në çdo moment të ndeshje më e mirë se Kosova, të cilët që në fund të pjesës së parë kanë pasur fitoren e sigurtë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 26-53 në të mirë të kampionit, ndërsa në fund rezultati në semafor tregonte 69-92 në të mirë të Trepçës.
I ardhuri si përforcim në Vushtrri, boshnjaku Elvir Karic, ka shprehur zhgënjimin e tij në rrjet social duke e cilësuar ekipin e tij si më të dobëtin ku ka luajtur në karrierë.
Me këtë fitore, Trepca ka arritur në kuotën e nëntë fitoreve krahas 7 humbjeve, derisa vushtrriasit kanë regjistruar humbjen e 15-të në kampionat dhe kanë vetëm një fitore, si dhe gjendet në pozitën e fundit të tabelës.
| REZULTATI: |
| Kosova Vushtrri - Trepça |
69-92 (26-53 pjesa e parë) |