Të gjitha lajmet

BARAZHI I LIGËS SË PARË

Trepça shpëton, falë portierit afrikan

Foto: FFK

Trepça shpëton, falë portierit afrikan

Teksti: FFK

29 Maj, 2018 @17:57

Trepça 0(3) : 0(2) Dardana
Stadiumi: Rexhep Rexhepi, Gllogoc.

Trepça ka siguruar mbetjen në Ligën e Parë për edicionin e ri, pasi në ndeshjen e barazhit, që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e ka mundur Dardanën, pas penalltive, me rezultat 3:2. Hero i “xehetarëve” ishte portieri afrikan, Theo Fodjo Lali, i cili priti tri gjuajtje të futbollistëve të Dardanës në serinë e penalltive.

Dardana

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola. Në pjesën e parë të dyja palët patën nga dy mundësi të mira shënimi. Trepça kërcënoi portën e Dardanës në minutat 24’ dhe 29’, por fillimisht gjuajtjen e Rigon Kabashit, e më pas të Valmir Azemit portieri Granit Statovci arriti t’i dëbojë në fundore.

Në anën tjetër, Dardana rrezikoi portën e mitrovicasve në minutat e fundit të pjesës së parë, kur në dy raste Egzon Huruglica doli në pozita të mira shënimi, por herën e parë gjuajti mbi portë, kurse herën e dytë gjuajtjen e tij e dëboi në këndore portieri Theo Fodjo Lali.

Trepca vs Dardana

Në pjesën e dytë secila skuadër pati nga një rast të mirë, por sërish nuk u treguan sa duhet efikas në finalizim të aksioneve. Në minutën e 62-të, Arjanit Krasniqi i Trepçës ishte në mundësi të mirë, por gjuajtjen e tij e dëboi portieri Statovci. Ndërkaq, Dardana tentoi të shënojë nga ndërprerja në minutën e 78-të, por gjuajtja e fortë e Admir Kastratit shkoi përskaj shtyllës.

Në serinë e penalltive më efikas u treguan futbollistët e Trepçës, të cilët shënuan 3 herë, derisa te Dardana shënuan vetëm dy futbollistë, derisa dështuan tre. Loja e të dyja skuadrave ishte tejet korrekte, derisa për atmosferë të mirë në tribuna u përkujdesen të dyja grupet e tifozëve “Dardanët” në njërën anë dhe “Torcida” në anën tjetër.

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Atletico Madrid

29 Maj, 2018 @16:00

Barazimit ndaj Leganesit, Gironës, Qarabagut kanë shkatërruar...

PARA NDESHJES KOSOVA-SHQIPËRIA

Challandes me mesfushë ofanzive

29 Maj, 2018 @14:14

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të dalë me formacionin e saj të...

PARA NDESHJES KOSOVA-SHQIPËRIA

Shqipëri sulmuese përballë Kosovës

Foto: FSHF

29 Maj, 2018 @13:52

Mediat shqiptare kanë publikuar sot 11-shen potenciale të cilën...

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Barcelona

29 Maj, 2018 @8:00

Një nga gjërat më absurde që mund të dëgjoni këtë pranverë...

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Real Madrid

Foto: UCL/fb

28 Maj, 2018 @22:41

Ky Real është më i madh se galaktikët! Jo vetëm për kah...

CHRISTIAN PANUCCI

Kosova, rival që e vlerësojmë

28 Maj, 2018 @22:38

Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, nuk e nënçmon...

KOLUMNE

Rishikim sezoni – La Liga

28 Maj, 2018 @22:24

Prej xhiros së dhjetë në La Liga, vetëm dy ekipe kanë ndryshuar...

BERNARD CHALLANDES

Shqipëria ka shumë përvojë

28 Maj, 2018 @22:10

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp...

FABINHO

Liverpool blen brazilianin e Monacos

Foto: liverpoolfc.com

28 Maj, 2018 @21:49

Liverpool arrin marrëveshje me Monacon për blerjen e mesfushorit...

JUVENTUS E KËRKON

Oferta e kampionit gati për Darmianin

28 Maj, 2018 @18:43

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, mund të kthehet...

BARAZH: RAHOVECI - ISTOGU

Istogu kthehet në Ligë të Parë, Rahoveci bie

28 Maj, 2018 @18:00

Istogu është rikthyer në Ligën e Parë, pasi një viti qëndrim...

VËLLAZNIMI

Vëllaznimi dhe Cana, bashkëpunimi vazhdon

26 Maj, 2018 @14:56

Pas rënies nga elita e futbollit kosovar dhe një ditë para finales...

BESA

Ismet Munishi me skuadër të re

26 Maj, 2018 @14:21

Pak pas përfundimit të sezonit 2017/2018, sezon të cilin Besa e...

PLAY OUT: VUSHTRRIA - FLAMURTARI

Penalltitë vendosin, Flamurtari mbetet në Superligë

BOROZANI / A.A

23 Maj, 2018 @17:49

Në takimin e zhvilluar sot mes Vushtrrisë e Flamurtarit në kuadër...

PLAY OUT

Ndeshja e parë e barazhit luhet sot

23 Maj, 2018 @11:01

Me fillim nga ora 16:00, sot Vushtrria e Flamurtari përballen mes...

Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë