Të gjitha lajmet

TOP 5

United-Liverpool dhe 4 të tjera!

United-Liverpool dhe 4 të tjera!

Shkruan: LUAN MORINA

10 Mars, 2018 @9:16

Dueli që pritet me padurim, jo vetëm në ishull, Manchester United dhe Liverpool hap 5-shen për këtë fundjavë.

Sevilla-Valencia, Rangers-Celtic, Inter-Napoli dhe Alaves-Betis, përmbyllin duelet më interesante të kësaj fundjave.

Shkojmë, radhazi!

Manchester Utd – Liverpool (e shtunë, ora 1e30)

Liverpool vjen nga ndeshja pa shumë angazhime ndaj Portos në mesjavë. Angazhimi i Manes, Salahut, e Firminos më është dukur i panevojshëm, por pushimi i lojtarëve mund të ketë efekte të çuditshme. Padyshim që Klopp do të provoj ekipin e parë të shtunën në drekë, për një fitore që do të ishte më së e nevojshme për nxitje psikike dhe në luftë për pozitën e dytë.

United vs Liverpool

E njëjta vlen edhe për Manchester United. Fitorja kundër Crystal Palace erdhi prej njërit nga transferimet më të qëlluara të verës së kaluar, Matic. Një fitore senzacionale që nuk i jep epitetin e një ekipi më të pushueshëm në krahasim me rivalin e të shtunës. Sidoqoftë, kjo fitore nuk fsheh pikat më të dobëta të United – krahët e mbrojtjes. Klopp ka armët për të shfrytëzuar këtë pikë, vetëm të shohim nëse do të mundet.

Sevilla – Valencia (e shtunë, ora 4e15)

Për Sevillën mund të jetë rasti i fundit për të siguruar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Montella ka arritur të stabilizoj ekipin pas oscilimeve të mëdha, pas ardhjes së tij. Nuk dihet se çfarë Seville do të shfaqet në fushë në secilën ndeshje, kjo ndoshta për shkak të manovrimeve të shumta që bën sidomos me krahët e mbrojtjes.

Sevilla vs Valencia

Valencia e ka ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi fitorja do t’u jepte mundësinë të relaksohen pas një sezoni goxha të lodhshëm, ku në pjesën e parë kanë shfaqur lojërat më të mira. Së fundmi edhe ata kanë ngritje e rënie në lojë e rezultate, por mendoj që janë më të mirë se Sevilla. Më ekip se Sevilla që është tani.

Rangers – Celtic (e diel, ora 1)

Ka kohë që derbi skocez dhe ndër më të mëdhenjt në botë, ‘old firm’ ka humbur jehonën. Dhe kjo vetëm sa i përket aspektit sportiv. Ndonëse fitorja e fundit e Rangers daton para dy viteve në gjysmëfinale të Kupës. Herën e fundit kanë luajtur bara, dhe Rangers ka pasur përparim këtë sezon për herë të parë pas rikthimit në Premiership.

Rangers vs Celtic

Rodgers ka mbledhur një ekip shumë më të talentuar dhe dominues tek Celtic, por pjesa e gjelbër e Glasgow nuk ka arritur ta përkthej këtë dominim vendor në Evropë. Në fushë janë favorit kryesor, por rivaliteti në tribuna dhe historia që bartë në vete ky derbi, njëri ndër më të mirët në botë, mjafton për t’ia lëshuar sytë qoftë edhe për pak kohë.

Internazionale – Napoli (e diel, ora 15n9)

Napoli ka humbur titullin. Internazionale mund të vulos këtë humbje të dielën. Vijnë pas dy javë pushimi, i cili gjithnjë nuk dinë efektet që ka tek ecuria e një ekipi. Së paku për Napoli duhet të ketë qenë i mirëseardhur pas dy javëve që humbën gjithçka këtë sezon, edhe luftën për në Evropë edhe në Serie A.

Inter 110 yrs logo

Internazionale duhet të dëshmojë këndelljen, dhe mbi të gjitha që ka vendin në krye të ligës italiane. Është një betejë që duhet të jetë vendimtare për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Deportivo Alaves – Real Betis (e hënë, ora 9)

Me një finale të Kupës së Mbretit ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës, është hapur pozita e shtatë në La Liga që do të dërgoj në Evropë vitin e ardhshëm. Derisa Betisi mund të ëndërrojë karshi ekipeve të cilat nuk janë aq në formë këtë sezon si Bilbao e Sociedad, shanset e Alavesit mund të jenë gati të pamundshme.

Abelardo

Por, e kam përmendur shpeshherë në 5-shen edhe kolumnet tjera, Alavesi me Abelardon ka gjetur një formë të shkëlqyeshme që i ka nxjerr nga humnera. Për momentin janë larg zonës së rrezikshme, por nuk besoj që do të lejojnë vetes rehati kaq herët në sezon. Tekefundit e hëna nuk ka shumë ndeshje të mira në dispozicion.

SHORTI I KUPËS

Përcaktohen çiftet gjysmëfinale të Kupës

9 Mars, 2018 @13:02

Me tërheqjen e shortit pak më parë në zyret e FFK-së janë...

ELIS BAKAJ

Golgeteri i Superiores, kalon në Bjellorusi

9 Mars, 2018 @12:42

Sulmuesi i ekipit të Kukësit, Elis Bakaj, që njëkohësisht...

ZYRTARIZOHET BRAZILIANI

Besa përforcohet me brazilian

9 Mars, 2018 @0:15

Skuadra e futsallit nga Peja, Besa, ka bërë një përforcim të...

DORTMUND-SALZBURG

Nata e Valon Berishës!

Fotot: uel official

8 Mars, 2018 @23:49

Futbollisti më i dalluar i reprezentacionit të Kosovës, Valon...

1/8: SPURS - JUVENTUS

Përvojë, përmbysje dhe kualifikim

Foto: UEFA

7 Mars, 2018 @22:50

Përkundër avantazhit pas barazimit 2-2 në Torino dhe lojës së...

1/8: CITY - BASEL

Cityt i prishet rekordi, por kualifikohet

Foto: UEFA

7 Mars, 2018 @22:39

Në ndeshjen që u luajt vetëm për statistika, pasi që skuadra e...

KUPA E KOSOVËS

Kur mbahet shorti për çiftet gjysmëfinaliste?

BOROZANI / E.D

7 Mars, 2018 @15:54

Pasi u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së...

1/4: LLAPI - PRISHTINA

Prishtina mposht Llapin pas penalltive, kalon në gjysmëfinale

7 Mars, 2018 @15:50

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot mes Llapit dhe...

1/4: GJILANI - VUSHTRRIA

Eliminon Gjilanin, Vushtrria në gjysmëfinale

7 Mars, 2018 @14:55

Pas Drenicës dhe Vëllaznimit, gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës...

FORMACIONET STARTUESE

11-shet: Gjilani-Vushtrria

7 Mars, 2018 @13:04

Trajneri i Gjilanit dhe ai i Vushtrrisë kanë përcaktuar 11-shet...

FA CUP: 1/2

United vs. Chelsea, finalja e FA Cup

Foto: BT Sports

22 Prill, 2018 @16:48

Pas Manchester Unitedit, finalisti i dytë i FA Cup është Chelsea....

FA CUP: 1/2

United në finale të FA Cup

21 Prill, 2018 @19:21

Me fitoren e Manchester United është mbyllur gjysmëfinalja e parë...

5 PËR VIKEND

5 derbi për vikend

Graph. O.Kraja

21 Prill, 2018 @13:19

Manchester Utd – Tottenham (e shtunë, ora 6e15) Të dyjave iu...

SKY SPORTS PËR MENAXHERIN E ARSENALIT

Favoritët për trajner të Arsenalit

REUTERS/Arkiv

21 Prill, 2018 @10:57

Sky Sport ka dalë me një artikull ku ka bërë parashikimin e...

ARSENE WENGER

Largohet

20 Prill, 2018 @10:21

Trajneri shumëvjeçar i Arsenalit, Arsene Wenger, para pak çastesh...

Të gjitha lajmet nga Premier League