Të gjitha lajmet

DITARI NR. 2 @ RIO 2016

Urata e Qëndrimi

Urata e Qëndrimi

Shkruan: Luan MORINA

6 Gusht, 2016 @10:03

Çereku i kosovarëve sot do të kryej misionin e tyre në Olimpiadë. Urata Rama do të hap garat me mbi 50 konkurrente në disciplinën 10m pushkë ajrore. Vetëm tetë shkojnë në finalen e pasdites, kualifikimet nisin në ora 13:30, me kinezet si favoritë.

Një orë më vonë garat nis edhe Qëndrim Guri në garën rrugore të çiklizmit. Edhe ai ka një konkurrencë prej më shumë se 140 vetave nga ku më i miri pritet të dalë Chris Froome, pa harruar Cancellaran, Rodriguezin, Saganin, Uranin, e Nibalin. Gara e çiklizmit pritet të mbaroj dikur pas orës 18.

Finalja në shigjetim ekipor, qitje 10m me pistoletë ajrore për meshkuj, dhe skermë me disciplinën ‘Epee’ janë në program sonte, derisa peshëngritja me disciplinën e parë nis në mesnatë. Edhe në xhudo janë dy finale në ora 22:20, por pa garueset tona.

Ajo çfarë përshkruan javën e parë janë finalet e notit që nisin në ora 3 pas mesnate. Disciplinat 400m me stil të përzier për të dy gjinitë, 400m lirë për meshkujt, dhe 4x100m lirë për femrat gjejnë fituesit sot.

Ndërkohë në sportet ekipore veçohet përballja ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë në vaterpolo (14:00) dhe SHBA-së me Kroacinë menjëherë më pas (15:30). Basketbollistet e Turqisë presin Francën në derbin evropian në ora 17:00, derisa në futboll të femrave Francën e pret SHBA-ja në ora 22:00. Kina është ndër të paktat që do të mund të sfidonte SHBA-në në basketboll të meshkujve në ndeshjen që nis në mesnatë. Suedia e Kosovare Asllanit ndeshet me Brazilin në futboll të femrave në ora 3, derisa Serbia dhe Italia mbyllin derbin evropian në volejboll të meshkujve. Kualifikimet në gjimnastikë janë pasdite -15:30, ndërsa ato në not në ora 18:00.

E kur jemi te ceremonia e hapjes, ishte disa shkallë më poshtë se Londra për mendimin tim. Interesante ishte tema natyrore e Olimpiadës, përfshirë edhe flakën deri diku minimale si hap në mbrojtje të ambientit. Por, si për ironi fishekzjarrët nuk ishin aspak të reduktuar.

Parakalimi i Kosovës do të mbetet diçka e jashtëzakonshme, ani pse renditja alfabetore e shteteve ishte tejet konfuze. Tash është koha për spektakël sportiv.

RIO 2016

Orari i olimpistëve të Kosovës

6 Gusht, 2016 @9:32

Pas hapjes zyrtare të ‘Lojërave Olimpike’ mbrëmë, le të shohim...

TE SHQIPËRIA

Gega kapitene e Shqipërisë në Rio

6 Gusht, 2016 @7:45

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka mbajtur flamurin e Shqipërisë në...

KAPITENËT E EKIPEVE

Xhudo, sporti i tretë më i rëndësishëm në Rio 2016

Foto: KosovoinRio Facebook

6 Gusht, 2016 @6:33

Nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në Rio 2016, në ceremoninë e...

DITARI NR. 1 @ RIO 2016

E tash, Kosova

6 Gusht, 2016 @5:48

Që nga Atlanta kur Muhamed Ali kishte ndezur flakën për të hapur...

GARA AKTRAKTIVE

“Turbo” fundjavë në Sllatinë

Foto: FASK

5 Gusht, 2016 @14:40

Pista është gati, garuesit janë të gatshëm, ndërsa shikuesit do...

RIO 2016

Ngritet flamuri i Kosovës në fshatin olimpik

5 Gusht, 2016 @7:41

Dyfish më shumë zyrtarë të shtetit sesa sportistë kanë qenë...

RIO 2016

Urata Rama, garon e para në Rio për Kosovën

4 Gusht, 2016 @21:17

Shenjëtarja kosovare, Urata Rama, do të bëhet sportistja e parë...

RIO 2016

Majlinda nuk do të flasë deri në fund

REUTERS/Arkiv

4 Gusht, 2016 @11:38

Xhudistja numër një e botës në kategorinë deri në 52...

OLIMPIADA VERORE

Mbi 11 mijë mysafirë arrijnë në Rio

Foto: Getty Images

4 Gusht, 2016 @11:29

Një ditë pa u bërë zyrtarisht hapja e Lojërave Olimpike të...

OLIMPIKE

14 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Olimpik Fest “Gyor 2017”

7 Qershor, 2017 @13:03

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kompletuar emrat e 14 sportistëve të...

SPORTE TË REJA

Kosova me bejzboll e softboll

Foto: KOK

6 Qershor, 2017 @12:57

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, dhe nën vëzhgimin e...

NGA MINISTRIA

Majlinda, Nora dhe trajneri Kuka, sot pranuan shpërblimet

31 Maj, 2017 @15:12

Sipas një njoftimi të Ministrisë përkatëse, është bërë e...

NË MAJE TË BOTËS

KA Prishtina arrin Mt Everestin

24 Maj, 2017 @12:18

Dy bjeshkatarët e Klubit Alpin Prishtina, Arineta Mula dhe Nazmi...

PARAGLLAJD BOTËRORI

Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm, diciplina precizion

5 Maj, 2017 @13:28

Sot me një ceremoni madhështore të përcjellur me shumë...

Të gjitha lajmet nga Të tjera