Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin Kupën e parë të Botës. Ky vendim i FIFA-së do të linte Uruguajin jashtë dy Kupave të radhës. Kampionët e botës, do të refuzonin të merrnin pjesë në Kupën e Botës në Itali e Angli si hakmarrje ndaj bojkotimit të evropianëve në Kupën e parë të Botës.

Inati i uruguajianëve do të përfundonte pas Luftës së Dytë Botërore. Tetë herë kampionët e Amerikës Jugore deri atëherë, do të ktheheshin me stil duke mposhtur Brazilin në finalen e Marakanës, në vitin 1950. Sukseset e Uruguajit do të mbaronin dy dekada më pas në Kupën e Botës, me mungesën në Argjentinë dhe Spanjë, dhe pastaj në SHBA e Francë. Pozita e katërt në Afrikën Jugore ishte suksesi më i madh pas vitit 1970 në Meksikë. E njëjta pozitë u kishte takuar edhe në Zvicër, në vitin 1954, që krahas dy titujve është suksesi më i madh në Kupën e Botës.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Në Kupën e Botës kanë 20 fitore e 19 humbje, me 12 barazime. Për herë të parë në Rusi do të ndeshen me Rusinë, Egjiptin, e Arabinë Saudite.

Amerika Jugore

Ndonëse një vend tejet i vogël në krahasim me Brazilin e Argjentinë, Uruguaji është vendi më i suksesshëm në garat kontinentale të Amerikës Jugores. Titulli i pesëmbëdhjetë kishte ardhur në vitin 2011, kur në Buenos Aires kishin kaluar katërmbëdhjetë titujt e Argjentinës. Vendasit do të binin në penallti, në çerekfinale, me penalltinë e humbur të Tevezit. Messi, Burdisso, Pastore, e Higuain do të shënonin në penallti, me këtë të fundit që do të barazonte rezultatin në minutën e 17-të. Diego Perez do të kalonte mysafirët në epërsi në minutën e pestë, para se Forlan, Suarez, Scotti, Gargano, e Caceres të qëllonin. Dy nga këta do të jenë pjesë e ekipit edhe në Rusi.

Dy barazime 1-1, me Perunë e Kilin, dhe një fitore me Meksikën do të kalonte Uruguajin në çerekfinale, para se të ndesheshin përsëri me Perunë, dhe falë dy golave të Suarezit do të kalonin në finale. Aty përsëri Suarez do të shënonte, dhe ndihmuar me dy gola të Forlan, do të kalonin Paraguayin me rezultat 3-0. Finalistët aty ishin pas fitores në penallti kundër Venezuelës, ashtu siç kishin kaluar Brazilin në çerekfinale, kur asnjëri nga brazilianët – Elano, Thiago Silva, Andre Santos, e Fred, nuk kishin qëlluar penalltitë.

E katërta

Ishte titulli që do të nxiste një rilindje të Uruguajit, e cila do të kalonte nëpër duar të sigurta nga një gjeneratë në tjetrën. Këto duar ishin e bëme e Oscar Tabarezit.

Ish-tekniku i Milanit, është në krye të Uruguajit për dymbëdhjetë vite, pas viteve 1988-1990, kur do të ishte në Kupën e Botës për herë të parë si trajner. Në Rusi, do të jetë edicioni i katërt për Tabarezin në stolin e Uruguajit, dhe tani me një qasje më ndryshe.

Stili i Tabarezit është të mbajë mbrojtjen në mbrojtje, mesfushën të alarmuar dhe pa top, i cili menjëherë duhet t’u kalonte treshes sulmues. Së fundmi, mesfushorë të talentuar e kreativ kanë ndryshuar strategjinë e Tabarezit duke i ofruar mundësinë që të mbajë topin më shumë, ndonëse sulmi mbetet arma kryesore.

Ekipi

Në fakt, Uruguaji ka njërin nga ekipet më të kompletuara në këtë Kupë. Tabarez, si një doajen i zejes së trajnerit, preferon të mbetet me 4-4-2 klasik, me mesfushën e ndarë në pjesën qendrore defensive, dhe krahët sulmues.

Edinson Cavani dhe Luis Suarez përbëjnë njërën nga dyshet më të mira sulmuese në planet, e me Cristian Stuanin që vjen nga një sezon i shkëlqyeshëm me Gironën, mund të bëjnë një trident shkatërrues kundër ekipeve inferiore. Të tre mund t’i shohim në lojë vetëm në rast të nevojës për të shënuar patjetër, kur kemi parasysh qasjen defensive të Tabarezit.

Rezervë e sulmit është edhe qendërsulmuesi i Celtës, Maximiliano Gomez, i cili do të mbetet pika kryesore pas largimit të treshes 31 vjeçare. Nandez e de Arrascewta marrin rolin e krahëve të mesfushës, ndonëse aty është edhe Diego Laxalt, e veterani Cristian Rodriguez. Ky i fundit ka gjasa të kthehet në krahun e majtë të mbrojtës, nëse nuk konvertohet Caceresi në atë pozitë.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Para mbrojtjes kemi tre nga mesfushorët qendrorë më të talentuar në Serie A – Bentancur i Juventusit e Torreira i Sampdorisë, do të luftojnë për një pozitë afër Vecinos. Guillermo Varela mund të ketë përparësi karshi moshës së Maxi Pereiras në krahun e djathtë të mbrojtjes. E Uruguaji ka luksin që nuk kanë shumë ekipe – të ketë të dy qendërmbrojtësit në një ekip. Godin e Jimenez e njohin njëri-tjetrin goxha mirë nga periudha që kalojnë në Atleticon e Madridit, duke gërshetuar dy super-lojtarë, njëri me përvojë e tjetri në talent. Pas tyre është njëri nga portierët më stabil në Evropë, Fernando Muslera i cili pas kësaj Kupe do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje tek Uruguaji.

Russia 2018

Janë favorit absolut në grupin A. Por, roli i favoritëve nuk u shkon gjithmonë përshtati. Në Brazil kanë dështuar të konvertojnë talentin në rezultat, e në vitin 2002 nuk kanë kaluar grupet karshi Danimarkës e Senegalit. Kjo frikë, gjithmonë është aktive tek Uruguaji, të cilët duhet të fitojnë patjetër ndeshjen e të shtunës kundër Egjiptit në ora 14. Më 20 qershor, në ora 17 mund të sigurojnë kalimin në fazën e dytë me fitore ndaj Arabisë Saudite, gjersa grupet i mbyllin me 25 qershor në ora 16 kundër Rusisë.
Kalimi i grupit i vendos karshi Spanjës ose Portugalisë. Ndonëse rivalë të zorshëm, prej Uruguajit pritet së paku çerekfinalja, sidomos nëse kanë punë me Portugalinë e cila ka një mbrojtje më të plakur se spanjollët.

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak...

KOLUMNE

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

14 Qershor, 2018 @9:00

Timi Padyshim që Tim Cahill është ndër emrat më të mëdhenj...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018