Të gjitha lajmet

KF VËLLAZNIMI

Vëllaznimi jashtë Evropës, edhe nëse e fiton Kupën

Foto: B.B

Vëllaznimi jashtë Evropës, edhe nëse e fiton Kupën

19 Prill, 2018 @16:40

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Kosovës, një lajm aspak i mirë vjen për skuadrën e Vëllaznimit.

Njëjtë sikur skuadra e Besës, e cila edhe pse e fitoi Kupën sezonin e kaluar nuk luajti në Evropë për shkak të problemeve me licensim, edhe Vëllaznimi pritet të ballafaqohet me problemin e njëjtë.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Edhe pse menaxheri për licensim në FFK, Bajram Shala, në një intervistë për Borozani.com dhe në një deklaratë për “Sporti në KTV” deklaroi që Vëllaznimi ka aplikuar për licensim, ndryshe u shpreh Agim Cana, kryetari i klubit gjakovar, i cili e pranoi publikisht se Vëllaznimi nuk ka aplikuar për licensim dhe se edhe në rast të triumfit në Kupë, skuadra gjakovare nuk do të ketë të drejtë të luajë në garat evropiane sezonin që vjen.

“Janë disa gjëra që janë të lëna prapa, prandaj nuk kemi pasur kohë t’i rregullojmë të gjitha dhe mund të them që jemi shumë larg licensimit. Nuk kemi aplikuar dhe kjo është e qartë që na dëmton, si neve, ashtu edhe imazhin e futbollit kosovar. Gjithsesi, në rast se e fitojmë Kupën, do të ishte një kujtim i mirë si një triumf, por nuk na mundëson përfaqësimin në Evropë për shkak të licensimit.” - u shpreh kryetari Agim Cana për “Sporti në KTV”.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Në finale, Vëllaznimi do të përballet me skuadrën e Prishtinës, skuadër kjo që dje e eliminoi Vushtrrinë.

PREMIER LEAGUE

Skuadra më e mirë e sezonit në Premier League

19 Prill, 2018 @13:08

Pak javë para përfundimit, është publikuar skuadra më e mirë e...

DUELI FINAL, I EKIPEVE QË LUAJTËN 24 VITE MË PARË

Finalja Prishtina-Vëllaznimi, pas 24 vitesh!

Foto: prishtinafc.com

19 Prill, 2018 @7:05

Janë bërë plotë 24 vite prej se për herë të fundit në finale...

NË VLORË

Pas disfatës nga Skënderbeu, dorëhiqet trajneri

19 Prill, 2018 @6:40

Trajneri i ekipit të Flamurtarit, ka dhënë dorëheqje nga posti i...

ISA SADRIU

S’do të ishte befasi po të arrinim

BOROZANI/A.P.

18 Prill, 2018 @20:59

Trajneri i Vushtrrisë, Isa Sadriu, në deklaratën e tij pas...

MIREL JOSA

Nuk ka favorit në finale

Fotot: prishtinafc.com

18 Prill, 2018 @20:51

Pas kualifikimit të ekipit në finale të Kupës së Kosovës, Mirel...

DUELI FINAL, I EKIPEVE QË LUAJTËN 24 VITE MË PARË

Finalja Prishtina-Vëllaznimi, pas 24 vitesh!

Foto: prishtinafc.com

19 Prill, 2018 @7:05

Janë bërë plotë 24 vite prej se për herë të fundit në finale...

ISA SADRIU

S’do të ishte befasi po të arrinim

BOROZANI/A.P.

18 Prill, 2018 @20:59

Trajneri i Vushtrrisë, Isa Sadriu, në deklaratën e tij pas...

MIREL JOSA

Nuk ka favorit në finale

Fotot: prishtinafc.com

18 Prill, 2018 @20:51

Pas kualifikimit të ekipit në finale të Kupës së Kosovës, Mirel...

KUPA E KOSOVËS

Gojani: S’kemi çfarë të humbim në finale, synojmë Kupën

Foto: FC Prishtina

18 Prill, 2018 @16:47

Përveç Sadat Pajazitit, për Supersport pas arritjes së finales u...

KUPA E KOSOVËS

Pajaziti: E dominuam lojën, i zhgënjyer për tifozët

18 Prill, 2018 @16:45

Pas eliminimit nga Vëllaznimi në gjysmëfinalen e Kupës së...

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga