Të gjitha lajmet

ANALIZAT VERORE

Vera te AS Roma

Vera te AS Roma

Shkruan: LUAN MORINA

13 Korrik, 2017 @9:03

Një agim i ri tek Roma!

Me Monchin si drejtor të ri të futbollit, pensionimin e Tottit, dhe mbi të gjitha heqjen qafe të Spallettit, Roma ka gjithçka që duhet për një rilindje. Dhe ajo rilindje duket se po nis me shkarkimin e disa nga emrave të cilët nuk duken se janë në planet e Eusebio Di Franescos.

Nga ky i fundit pres të shoh si do të adaptohet në një ekip ku kërkohen titujt.

Porta

sczc

Skorupski ndoshta është pjekur mjaft për të qenë portier i parë. Aty është edhe Alisson, derisa vazhdimi i Szczesny nuk duket të jenë në horizont.

Mbrojtja

fazio

Manolas do ikën. Nëse arrijnë të mbajnë Fazion, Juan Jesus, e Hector Morenon të ardhur, mund të bëjnë një linjë të mirë defensive për qendër të mbrojtjes. Në krahë Bruno Peres, Emerson, e Mario Rui duket të jenë mjaftueshëm. Rudiger, i rëndësishëm, iku.

Mesfusha

rossi

Edhe Paredes duket se do të ikën. Rreziku çdo verë kanoset edhe tek ikja e Nainggolan. Për atë edhe duket se janë duke punuar për të sjell Pellegrinin nga Sassuolo. Nga ish-ekipi i Di Francescos mund të ketë edhe tentime tjera. Edhe aty talenti nuk mungon, vetëm se a do t’ia dalin është çështje tjetër.
Strootman i shëndosh është opsion i mirë bashkë me Florenzin. De Rossi është duke u plakur, dhe s’ka mbetur hapësirë për tu përqendruar tek ai.

Sulmi

dzeko

Dzeko është ringjallur. Dhe çfarë ringjallje! Ka qenë i shkëlqyeshëm, dhe tani me Salahun larg, por El Shaarawyn, Perottin, dhe me pak mundësi edhe Berardi, mund të vazhdoj formën e vitit të kaluar. Doumbia nuk besoj që do të mbetet në ekip. As Sadiq.

Por, kjo Romë siç është nuk mund të konkurroj për tituj pa prurje të reja. Sa më parë që vijnë aq më mirë për ta!

SHERIFF 1-0 KUKËSI

Kukësi beson në rikthim, Koliçi i mban në lojë

Fotografitë e ndeshjes: fc-sheriff.com

13 Korrik, 2017 @8:29

Përkundër humbjes minimale nga Sheriff Tiraspol dje në Molldavi,...

PREJ ZURICHUT TE LEGIA

Legia prezenton Armando Sadikun

Armando Sadiku me fanellën e ekipit të tij të ri/ Foto: Legia.com

13 Korrik, 2017 @7:36

Skuadra polake, Legia nga Varshava, ka prezentuar dje sulmuesin e ri...

EUROPA LEAGUE

Hasani: Nuk do ta kemi lehtë

12 Korrik, 2017 @17:00

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani në konferencën për shtyp...

JUVE / PSG

PSG zyrtarizon Alvesin

12 Korrik, 2017 @16:43

Ylli brazilian, Daniel Alves, zyrtarisht u bë lojtari i Paris Saint...

EUROPA LEAGUE

Osmani optimist para Helsinkit

12 Korrik, 2017 @15:31

Konferenca për shtyp para ndeshjes Shkëndija – HJK Helsinki...

LUIGI DE CANIO

Të hënën prezentohet trajneri i ri i kombëtares?

12 Korrik, 2017 @15:09

Mediat në Tiranë kanë shkruar sot se kanë ‘zbuluar’...

ARTIM POLLOZHANI

Flamurtari zyrtarizon Pollozhanin

Artim Pollozhani duke nënshkruar për Flamurtarin sot në Vlorë/ Foto: FC Flamurtari

12 Korrik, 2017 @13:48

Futbollisti me përvojë i Shkëndijës së Tetovës, Artim...

OLYMPIQUE

Lyon merr Marcelon e Besiktasit

12 Korrik, 2017 @12:07

Qendërmbrojtësi brazilian i Besiktasit, Marcelo, është anëtar...

PA RISI

Feronikeli stërvitet, trajner të ri nuk ka ende

12 Korrik, 2017 @10:01

Përkunëdr përfoljeve të deritashme se ekipi i Feronikelit pritet...

MEDIA TALK

Komenton interesimin e Realit për Icardin

Foto: FCInter/fb

21 Korrik, 2018 @15:28

Shefi i Interit, Luciano Spalleti, ka bërë të ditur për media se...

MBROJTËSI ZVICERAN

Djourou në Serie A

21 Korrik, 2018 @15:21

Së fundi ishte pjesë e Antalyasporit në Superligën turke, ndërsa...

KAPITENI I KOSOVËS

Samir Ujkani në elitën turke

20 Korrik, 2018 @13:18

Gardiani i Kosovës, Samir Ujkani do të vazhdojë karrierën në...

ROSSONERI

CAS rrënon vendimin e UEFA-së, kthehet Milan

Foto: acmilan.com

20 Korrik, 2018 @12:44

Tribunali i Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrënuar vendimin e UEFA-së...

LIVERPOOL

Zyrtarizohet Alisson Becker

Foto: liverpoolfc.com

19 Korrik, 2018 @22:05

Liverpool para pak çastesh ka zyrtarizuar blerjen e fundit në...

Të gjitha lajmet nga Serie A