Të gjitha lajmet

ANALIZË VERORE

Vera te Barcelona

Vera te Barcelona

Shkruan: LUAN MORINA

20 Qershor, 2017 @13:56

Rikthime nga huazimi dhe vetëm një qendërmbrojtës., si dhe trajneri i ri nuk mjaftojnë për Barcelonën, por edhe nuk janë pak. Ata që kthehen, përfshirë edhe Deulofeun nuk besoj se do të jenë në plan për sezonin e ardhshëm. Një shitje për para të mira do t’u shërbente katalunasve më shumë se sa një mbajtje në ekip.
Të jemi të sinqertë, La Masia nuk është ajo që ka qenë në kohën e Guardiolës. Për momentin, yje që do të sundonin mesfushën apo sulmin në planetë nuk ka. Por, s’ka pasur as edhe transferime të mençura së fundmi.

Porta

Porta është në duar të sigurta. Për disa vite. Ter Stegen është i përsosur për pozitën e startuesit, e edhe Cillessen është i denjë për të njëjtën pozitë. Të dy të lëndohen në të njëjtën kohë është e pamundur!

Mbrojtja

Marlon ka ardhur nga Fluminense për një shumë të kënaqshme. Përfshirja e tij në ekipin e parë do të marrë kohë sigurisht. Ndërkohë Umtiti do të duhej të bëhej zgjedhje e padiskutueshme me Piquen në qendër me Mascheranon drejt plakjes dhe Mathieun jashtë. Francezi, ngjashëm si bashkëkombësi i tij Digne, kurrë nuk ka qenë i përshtatshëm për një ekip si Barcelona.
Krahu i majtë me Jordi Alban është i sigurt, e edhe Sergi Roberto me një vit më shumë përvojë duhet të jetë më i mirë në krahun e djathtë. Vidal mund ta shihte veten jashtë.

Mesfusha

Duhet një prurje në mesfushë. Verratti do të ishte i përkryer. Dhe do të vinte në kohën e duhur për të marr zanatin e Iniestës. Suarez nuk është i keq, as Gomes. Vetëm se është kërkuar shumë nga ta. Për të pasur një Xavi e Iniesta në ekip është zor. Asnjëri nga mesfushorët që ka Barcelona nuk mund të arrinte këtë nivel. As Rakitic.
Megjithatë kroati është përshtatur mirë në ekip. E pa Xavin e Iniestan, edhe Busquets nuk mund të jetë ai i vjetri. Duhet të bëj më shumë punë dhe kjo shpërdoron aftësitë e tija defensive.
Këtu do të mund të kontribuonte edhe Arda Turan. Turku do të mund të kthehej në një mesfushor ofensiv, një pozitë që do t’i përshtatej më shumë se sa krahë sulmi.

VERA TE LIVERPOOL

Sulmi

Tello, El Haddadi e Deulofeu ndoshta do të mund të ishin rezerva të mira për MSN. Por, ‘rezerva futet në lojë për të bërë atë që nuk ka bërë startuesi’ – kanë qenë fjalët e një trajneri të pionierëve këtu në Kosovë. Asnjëri nga këta nuk mund të shënoj në ndeshje ku MSN është shterpë. As Paco Alcacer.
Nevojitet një yll që është më i përafërt në cilësi me MSN. Por, së pari nevojitet rinovimi i kontratës së Messit.

 

TRANSFER

Salah shumë afër Liverpoolit

20 Qershor, 2017 @13:51

Ajo që po raportohet tash e sa javë, duket se është pranë...

MANCHESTER CITY

Dani Alves e Guardiola pranë ribashkimit

20 Qershor, 2017 @13:40

Pas sezonit të mrekullueshëm te Juventusi, siç duket Dani Alves do...

MIQËSORE

Prishtina e Partizani organizojnë miqësore në Laç

20 Qershor, 2017 @13:33

Pas shortit të djeshëm ku Partizani e Prishtina i kuptuan...

MIQËSORE

Trepça ‘89 përmbys Astran

19 Qershor, 2017 @18:08

Në miqësoren e zhvilluar në Slloveni në kuadër të përgatitjeve...

CRISTIANO RONALDO

Dridhet Madridi, Ronaldo dëshiron të largohet!!!

16 Qershor, 2017 @14:50

Njoftimi i botuar në të përditshmen portugeze, A Bola, sot ka...

GIGI DONNARUMMA

Donnarumma pranë kampionit të Europës

16 Qershor, 2017 @0:06

Portieri i ri i Milanit, që sot edhe zyrtarisht refuzoi vazhdimin e...

MARCO VERRATTI

Verratti i thotë “po” Barcelonës

REUTERS/Arkiv

15 Qershor, 2017 @23:49

Mesfushori i talentuar i Paris St Germainit, Marco Verratti, i ka...

EUROPEAN SUPERCUP

Dalin në shitje biletat për Real-Manchester

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2017 @14:06

Sot uefa.com ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje online...

STAT @ REAL MADRID

Krejt ekipi i Realit, minimum gol ose asist

5 Qershor, 2017 @13:29

Një statistikë interesante që vërteton fuqinë e Real Madridit...

Të gjitha lajmet nga La Liga