Të gjitha lajmet

ANALIZAT VERORE

Vera te Juventusi

Vera te Juventusi

Shkruan: LUAN MORINA

2 Korrik, 2017 @14:55

Çka do të ndryshonit në një ekip që dominon ligën kombëtare dhe arrin dy herë në tri vite në finalen e Ligës së Kampionëve? Asgjë?

Juventus është i kompletuar. Dhe vazhdon të mbledh ajkën jo vetëm nga Serie A. Arrin të shet shumëfish më shtrenjtë lojtarët tek anglezët duke ruajtur edhe balancën financiare, e edhe superioritetin sportiv në krahasim me ekipet tjera italiane. Dhe kjo do të vazhdoj edhe për së paku dy-tri vite.

Porta

Buffon po plaket. Duhet të jetë viti i fundit i tij. Donnarumma është përzgjedhja më e mirë që mund të marrin. Vjen vitin e ardhshëm si lojtar i lirë. Neto është i mirë si zëvendësues. Por, ka edhe shumë opsione tjera, portierë të talentuar anembanë Serie A.

Mbrojtja

Më e mira në Evropë. Vetëm Reali do të mund ta sfidonte. Bonucci, Chiellini, Barzagli. Treshja klasike e cila tani po zëvendësohet me Benatian, Ruganin, e nga viti i ardhshëm edhe Caldaran. Alex Sandro mund të largohet, ngjashëm edhe Dani Alves. Me Darmian e De Sciglio do të kishin dy krahë jo të dobët. S’do të mjaftonin, por do të ishin pikënisje e mirë.

Mesfusha

Mesfusha është e shkëlqyeshme. Pjanic, Khedira e Marchisio janë prej më të mirëve në treg. Lemina e Mandragora kanë të ardhmen para. Ka hapësirë për të marrë lojtarë tjerë, por nuk është prioritet.

Sulmi

Allegri ka diçka nga Ancelotti në vete. Jo, s’janë titujt e Ligës së Kampionëve. Është hezitimi për të angazhuar të rinjtë. Dybala është dashur të pret një vit për të gjetur veten tek Juventus. Ngjashëm ka ngjarë edhe me Pjacan. Dyshoj që kroati mund të jetë aq i mirë sa Dybala, por ka pasur fatin e njëjtë. Douglas Costa mund ti bashkohet Cuadrados si krahë sulmi në rast nevoje. Në fakt do të ishin më shumë si krahë mbrojtje në 5-3-2 apo edhe 3-5-2.
Higuain e Manduzkic janë të përkryer për sulm.

Juventusi është mirë siç është. Së paku për Itali. Për Evropë nevojitet edhe diçka shtesë. Diçka që nuk mund të blihet! Fati? Trajneri?

 

ANALIZAT VERORE

Vera te Dortmundi

1 Korrik, 2017 @13:39

Edhe këtë vit, Dortmund ka përfunduar pazarin ende pa nisur mirë....

KONFIRMOHET

Maqedoni - Shqipëri luhet në Strumicë

1 Korrik, 2017 @9:29

Pas kërkesës nga Federata Maqedonase e Futbollit, ndeshja e 5...

CHAMPIONS LEAGUE

Trepça ‘89 vs. Vikingur, konfirmohen çmimet e biletave

30 Qershor, 2017 @20:22

Pak ditë para ndeshjes kthyese të Trepçës ‘89 ndaj Vikingurit,...

SUPERLIGA

Lojtarët aktual, Vllaznia iu vazhdon kontratat

30 Qershor, 2017 @20:12

Pas njoftimit të opinionit me përforcimet, sot Vllaznia e...

TRANSFER

Liria përforcohet me sulmuesin e Feronikelit

30 Qershor, 2017 @15:47

Përmes një konfirmimi zyrtar, Liria ka njoftuar opinionin me...

NË SHKUP

Asani prej Shkupit në Rumani

KF Shkupi falenderoi "Bujën" për kontributin e tij dhënë ekipit

30 Qershor, 2017 @14:06

Mesfushori i KF Shkupit, Bujamin Asani, ka arritur marrëveshje me...

NAPOLI

Synimet e Ancelottit, nga Milani dhe Bayerni

Foto: goal.com

24 Maj, 2018 @15:27

Ende pa u bërë një ditë e plotë prej se u zyrtarizua si trajner...

CARLO ANCELOTTI

Zyrtare: Ancelotti napolitan

Foto: uefa.com

23 Maj, 2018 @19:36

Ish trajneri i shumë ekipeve të njohura evropiane, Carlo Ancelotti,...

ROSSONERI

Milan s’kalon fair-playin financiar!

Foto: acmilan/fb

22 Maj, 2018 @21:59

Formalisht, UEFA-ja ka refuzuar marrëveshjen e fair-playit financiar...

CARLO ANCELOTTI

‘Bomba’ napolitane!

Foto: uefa.com

22 Maj, 2018 @21:52

Mediat italiane prej pasdites së sotme kanë filluar të shkruajnë...

FAREWELL MATCH

Ndeshje lamtumirëse për Andrea Pirlon

Foto: it.onefootball.com

22 Maj, 2018 @12:00

Është organizuar një ndeshje lamtumirëse për yllin italian...

Të gjitha lajmet nga Serie A